Bashkësia e Llukarit

fshat në Kosovë

Llukari është një bashkësi fshatrash në komunën e Prishtinës. Ajo shtrihet në vëri-lindje në kufi me qytetin e Prishtinës dhe përbëhet nga 5 fshatra : Llukari, Makoci, Grashtica, Siqeva dhe Radasheci. Në këtë bashki lokale të komunës së Prishtinës banojnë kryesisht qytetar me mbiemrin Krasniqi dhe Berisha, të cilit qysh herët kanë zënë banim në këtë trevë. Bashkia e Llukarit shtrihet në të dalë (vëri-lindje) të qytetit Prishtinë, përkatësisht në jug-perëndim të Gollkaut, ku malet e Albanikumit Kopaonikut shkallë-shkallë zbresin në ultësirën e Prishtinës dhe përreth saj deri në Rrafshin e Kosovës. Kjo bashki është në vëri-lindje të Prishtinës, përkatësisht nga hyrja në luginën që shpie në Makoc e Grashtice, deri në luginën e Siqeves e të Radashecit dhe të Kolovices.

Bashkësia e Llukarit
Stema zyrtare e {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej5.000−6.000
{{{postal_code_type}}}
10000
Faqja zyrtareKomuna e Prishtinës

Lumenjtë

Redakto

Nëpër bashkinë e Llukarit kalojnë lumenjtë Prishtinka, Shatorrka, Siqevka dhe Lumi i Kolovices.

Pozita gjeografikë

Redakto

Zyra e Bashkisë së Llukarit nga Prishtina është 5 km. Qendër e Bashkisë së Llukarit është Prishtina. Bashkia e Llukarit gjendet në hemisferën veriore të gjerësisë dhe gjatësisë gjeografikë 42° 56,8' deri në 42° 60,8' dhe 21° 9' deri në 21° 15'. Kufizohet në lindje me Sofalinë, Butocin e Poshtëm, Mramorin, -në vëri-lindje me Keçekollën e Koliqin, ndërsa në vëri-perëndim me Sharbanin, Rimanishtin, Trudën dhe Bërnicën e Epërme.

Relievi

Redakto

Sipas konfiguracionit të terrënit, territori i Lluakrit, Kolovices, Makocit, Grashtices, Siqeves dhe Radashecit është tërësisht kodrinoro-malor. Ky terren mund të ndahet në dy grupe : Lugina përgjatë lumit të Kolovices, kurse në të djathtë kufiri shkon deri në majën e Gërmisë. Pjesa e rrafshët nën fshat në drejtim të Prishtinës është kryesisht ara dhe kopshte, në të djathtë janë shpatet, që në të kaluarën ishin vreshta të vjetra, që sot janë ara, përgjatë mezhdave të të cilave ka shkurre.

Klima është kryesisht Kontinentalë. Megjithëse, në të ndikon terrëni malor, nuk ndryshon, por është e njëjta si në Rrafshin e Kosovës.

Hidrografia

Redakto

Shih dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto