Hajvali është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.

Hajvali
Qytezë
Skeda:39494215.JPG
Popullsia
 • Gjithsej7.391

Gjeografia

Redakto

Hajvalia është një qytezë apo paralagje në juglindje të Prishtinës, rreth 4 km prej qytetit.

Rruga Prishtinë-Gjilan kalon nëpër Hajvali lidhë Prishtinën dhe Gjilanin ose rrugën M25.2, Hajvalia ndodhet në një pozitë shum të mirë gjeografike 635 metra mbi nivelin e detit fshatrat për rreth janë qyteti i Prishtinës dhe Matiçani, Zllatari, Çagllavica, Llapllasella, Graçanica dhe në veri ka Liqenin e Badocit.

Gjithashtu, Hajvalia gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të rajonit si;

Demografia

Redakto

Hajvalia ka afërsisht mbi 2300 shtëpi dhe diku rreth 8.000 deri 10.000 banor ose fshati me i banuar në komunën e Prishtinës apo edhe në gjithe Kosovën, është vlerësuar se para 100 vitesh që kanë jetuar këtu gjashtë familje shqiptare si p.sh: Gashi, Sopjani, Berisha etj, të cilat jan muhaxher kryesisht nga Toplica. Ndersa Hajvalia pas viteve 1970 e deri me sot ka pasur ngritje te popullsisë nga të ardhurit në Hajvali nga gjitha pjeset e Kosoves.

Ekonomia

Redakto

Në Hajvali është ndërtuar fshati Nderkombetar International Village.

Në Hajvali ekziston edhe një Minierë e Zinkut dhe Argjendit, e cila është hapur në vitin 1953 dhe Rinovuar tërësisht. Trepça Mines-Prishtinë (Hajvalia gropë).

Pas luftës në Hajvali është ndërtuar jashtë zakonisht shum nga biznese të vogla dhe të mdha kryesisht biznese private jan. Hajvalia thuhet se do te jet Prishtina e re sipas disa projektev të komunes se Prishtinës.

Kultura

Redakto

Hajvalia sot ka dy shkolla fillore me bli 2500 nxënës emri shkollës është: Shkolla Fillore Shkendija nga Hajvalia. Në Hajvali është Baza e KFOR-it Suedez "Victoria Camp". Në Hajvali jeton politikani Behgjet Pacolli kryetari aktual i AKR-së dhe ish Presidenti i Kosovës e poashtu edhe analisti i njohur Halil Matoshi.

Sporti

Redakto

Hajvalia ka klubin fotbollistik KF Hajvalia luan në Raiffeisen Superliga të Kosovës.

Shih dhe këtë

Redakto

Personalitete

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto