Superliga e Futbollit të Kosovës

(Përcjellë nga Raiffeisen Superliga)
This is the stable version, checked on 7 mars 2022. 10 pending changes await review.

Superliga e Kosovës është kategoria më e lartë e garave në futboll në Kosovë të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). FFK organizon edhe dy kategori më të ulta të garave në futboll: Liga e Parë, Liga e Dytë (Grupi A dhe B)

Superliga e Kosovës
Skeda:Https://images.app.goo.gl/RqLe24fBVtiRVx8z8
KombëtarjaKosova
KonfederataUEFA
Themeluar1946
Sezoni i parë1999
Numri i ekipeve10
Bien nëLiga e Parë
Kupa kombëtareKupa e Kosovës
Kupa ndërkombëtarUEFA Champions League
UEFA Conference League
Më shumë tituj kampionKF Prishtina
TV partnersArtMotion
Klan Kosova
Kujtesa
Faqja zyrtareFaqja zyrtare
'

Ekipet

Redakto

Superliga në sezonin 2021/22 ka 10 ekipe. Ato janë:

Superliga e Futbollit të Kosovës (Earth)
Klubi Qyteti Stadiumi Kapaciteti
KF Ballkani Suharekë Stadiumi i qytetit 1.000
KF Drenica Skenderaj Stadiumi Bajram Aliu 3.000
KF Drita Gjilan Stadiumi i Gjilanit 15.000
KF Dukagjini Klina Stadiumi 18 Qershori 2.000
KF Ferizaj Ferizaj Stadiumi Ismet Shabani 2.000
KF Feronikeli Drenasi Stadiumi Rexhep Rexhepi 6.000
KF Flamurtari Prishtina Stadiumi Xhemail Ibishi 5.000
KF Gjilani Gjilan Stadiumi i Gjilanit 15.000
KF Llapi Podujevë Stadiumi Zahir Pajaziti 10.000
KF Prishtina Prishtina Stadiumi Fadil Vokrri 13.000

Historia

Redakto

Periudha e parë

Redakto

Topi i parë në Kosovë është sjellur nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, e më pastaj formohen edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë.

Periudha e dytë

Redakto

Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991. Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike. Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë.

Periudha e tretë

Redakto

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, pikërisht në vitin 1991 futbolli kosovar ishte në zenitin e saj dhe kishte vazhdimisht 4-5 klube në të dy ligat federative. Por, përkeqësimi i situatës politike reflektohej edhe në sport. Ishte gati e pamundur të luhej më futboll, e sidomos jo në Kosovë. Kjo bëri që në gusht të vitit 1991, klubi më i mirë i Kosovës, Prishtina me një traditë të ndritshme në Ligën e parë jugosllave të braktisë Ligën profesioniste të Jugosllavisë, sepse nuk kishte më garancë për sigurinë as të lojtarëve, as të zyrtarëve të tjerë, por as të simpatizuesve kosovar. Reaksioni i pushtetit të Millosheviqit ishte pa presedan në historinë e sportit. Ai suprimoi të gjitha klubet e të gjitha sporteve dhe definitivisht i largoi nga fushat e veta të gjithë sportistët e Kosovës, siç bëri edhe me punëtorët që i la në rrugë. Të gjitha nivelet e ligave të futbollit në Kosovë u zhdukën për një ditë nga dora kriminele e pushtetit serb. Në vitin 1991, pas këtij akti të pashembullt të shtetit serbo-jugosllav, futbolldashësit kosovar treguan qartë se nuk mund të jetojnë pa futboll dhe në kushte absurde për shekullin e 20-të, formuan FEDERATËN E FUTBOLLIT Të KOSOVËS, të pavarur nga Jugosllavia me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj.. Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur të Kosovës. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera mvarësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin vetëm nëpër fusha të improvizuara, në kushte shumë të vështira. Nëpër stadiumet e futbollit të Kosovës luanin tani 8% e popullatës së gjithmbarshme të saj, pra vetëm serbët. Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, por futbolli në Kosovë mbijetoi dhe u luajtë deri në janar të vitit 1998, kur filloi fushata luftarake serbe ndaj popullatës civile të Kosovës. Edhe gjatë kësaj periudhe (1991-1998)në Kosovë luhej futbolli sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.

Periudha e katërt

Redakto

Faza e IV-të e Futbollit në Kosovë filloi menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, kur u riorganizua FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj. Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë – dy grupe me nga 14 suadra. Prej vitit 1991 deri më sot vazhdimisht në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA-së dhe FIFA-s. Tani në edicionin e ri 2006/2007, Kosova ka Superligën me 16 skuadra, Ligën e parë me 14 skuadra, Ligën e dytë – dy grupe me nga 12 skuadra dhe Ligën e tretë – dy grupe nga 10 skuadra, pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA-së. Kushtet infrastrukturale prej vitit 1999 deri në ditët e sotme janë shumë të vështira dhe futbolli po mbijeton vetëm falë sponzorëve vullnetarë, të cilët me vite të tëra sponzorojnë me mjete personale, edhepse atyre nuk u mundësohet asnjë lehtësim fiskal konkret nga shteti qoftë në infrastrukturë apo të tjera, por edhe mundësitë realisht janë të kufizuara.

Periudha e pestë

Redakto

Pas shumë peripecive, sakrificave të shumë gjeneratave, më në fund Federata e Futbollit e Kosovës, nën drejtimin e Fadil Vokrrit, pas shumë takimeve dhe lobimeve, arriti që t’i thyejë të gjitha barrierat dhe në maj të vitit 2016 të bëhet fillimisht anëtare e UEFA-s, e më pas edhe e FIFA-s, duke u bërë kësisoj pjesë e familjes së madhe të futbollit evropian dhe atij botëror. Kjo periudhë vlerësohet edhe si më e rëndësishmja për zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovar, pasi tani përveç se Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet e Evropianit dhe Botërorit me kombëtaren e saj, edhe klubet do të paraqiten në garat evropiane.

Kampionët e Kosovës

Redakto

Kjo është lista e fituesve të Superligës të Kosovës nga viti 1945.[1]

Liga e Provinces se Kosoves[a]
Sezoni Klubi Qyteti
1945 Jedinstvo Prishtina
1946
1947 Trepça Mitrovica
1947–48 Proleteri Prishtina
1948–49 Trepça Mitrovica
1950
1951 Kosova Prishtina
1952 Trepça Mitrovica
1953 Nuk luhet për shkak të ndryshimit të sistemit të ligës
1953–54 Prishtina Prishtina
1954–55 Trepça Mitrovica
1955–56 Rudari Stari Trg
1956–57 Rudniku Hajvalia
1957–58 Rudari Stari Trg
1958–59 Prishtina Prishtina
1959–60 Rudari Stari Trg
1960–61 Prishtina Prishtina
1961–62 Budućnost Peja
1962–63 Drita Gjilan
1963–64 Slloga Lipljan
1964–65
1965–66 Budućnost Peja
1966–67 Obilić Kastrioti
1967–68 Vëllaznimi Gjakova
1968–69
1969–70
1970–71
1971–72 Obilić Kastrioti
1972–73 Fushë Kosova Fushë Kosova
1973–74 Vëllaznimi Gjakova
1974–75 KF Liria Prizren
1975–76 RHMK Obilić Kastrioti
1976–77 Prishtina Prishtina
1977–78 Budućnost Peja
1978–79 Prishtina Prishtina
1979–80 Vëllaznimi Gjakova
1980–81 Liria Prizren
1981–82 Vëllaznimi Gjakova
1982–83 KNI Ramiz Sadiku Prishtina
1983–84 Liria Prizren
1984–85 Crvena Zvezda Gnjilane Gjilan
1985–86 Vëllaznimi Gjakova
1986–87 Liria Prizren
1987–88 Crvena Zvezda Gnjilane Gjilan
1988–89 Budućnost Peja
1989–90 Vëllaznimi Gjakova
Liga e Pavarur e Kosoves[b]
Sezoni Klubi Qyteti
1990–91 Fushë Kosova Fushë Kosova
1991–92 Prishtina Prishtina
1992–93 Trepça Mitrovica
1993–94 Dukagjini Klina
1994–95 Liria Prizren
1995–96 Prishtina Prishtina
1996–97
1997–98 Kampionati nuk u mbajt për shkak të Luftës e Kosovës
1998–99
Pas çlirimit të Kosovës (UNMIK)
1999–2000 Prishtina Prishtina
2000–01
2001–02 Besiana Podujevo
2002–03 Drita Gjilan
2003–04 Prishtina Prishtina
2004–05 Besa Peja
2005–06
2006–07
2007–08 Prishtina Prishtina
2008–09
2009–10 Trepça Mitrovica
2010–11 Hysi Podujevo
2011–12 Prishtina Prishtina
2012–13
2013–14 Vushtrria Vushtrri
2014–15 Feronikeli Glogovac
2015–16
Pas pranimit në UEFA dhe FIFA
2016–17 Trepça'89 Mitrovica
2017–18 Drita Gjilan
2018-19 Feronikeli Glogovac

Klubet Kampione

Redakto
Klubi Kampion Viti
Prishtina 10 1991–92, 1995–96, 1996–97, 1999–00, 2000–01, 2003–04, 2007–08, 2008–09, 2011–12, 2012–13
Besa 3 2004–05, 2005–06, 2006–07
Feronikeli 2014–15, 2015–16, 2018-19
Drita 3 2002–03, 2017–18 , 2019-2020
Trepça 2 1992–93, 2009–10
Fushë Kosova 1990–91 1 1990–91
Dukagjini 1993–94
Liria 1994–95
Besiana 2001–02
Hysi 2010–11
Vushtrria 2013–14
Trepça'89 2016–17

Lidhje të jashtme

Redakto

Stampa:SistemisportivKSH


  1. ^ "Kosovo - List of Champions". RSSSF. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)