Stadiumi Rexhep Rexhepi është një stadium fubollistik në Drenas, Kosovë i cili shfrytëzohet për ndeshjet futbollistike nga ana e klubit KF Feronikelit.

Stadiumi Rexhep Rexhepi
Emri i plotëStadiumi Rexhep Rexhepi
VendndodhjaDrenasi, Kosovë
Koordinatat42°36′59″N 20°54′13″E / 42.616446°N 20.903551°E / 42.616446; 20.903551
PronariKomuna e Drenasit
OperatoriFeronikeli
Madhësia e fushës100 by 74 metres (109.4 yd × 80.9 yd)
SipërfaqjaBar
Përdoruesit
Feronikeli
Prishtina (2017–18)

Historiku Redakto

Stadiumi është quajtur me emrin e ish-lojtarit dhe kapitenit të klubit Rexhep Rexhepi, i cili duke luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ra dëshmor më 12 shkurt të vitit 1999.[1] Në dhjetor të vitit 2012, filloi puna në terren, në mënyrë që të renovohej e vetmja fushë e futbollit në Drenas. Renovimi u bë me fondet të cilat erdhën nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në janar të vitit 2014 udhëheqja komunale, filloi të kërkojë investime nga qeveria qendrore dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të përfunduar renovimin e plotë të stadiumit.[2] Kjo u arrit më 23 Maj të vitit 2014, kur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së bashku me komunën e Drenasit nënshkruan marrëveshjen për investimin e 100,000 € për tri faza të procesit të rinovimit.[3] Etapa e dytë kishte përfunduar gjatë sezonit 2014-15, ndërsa faza e tretë ka përfunduar pas përfundimit të sezonit në verën e vitit 2015.[4]

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Ferronikeli përkujtoi Rexhepin". Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2022. Marrë më 5 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Stadiumi "Rexhep Rexhepi" në Drenas, për 2 mijë shikues". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2016. Marrë më 5 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ MKRS - ja ndanë 100 mijë euro për stadiumin në Drenas dhe 50 mijë për Pallatin e Kulturës në Gjakovë
  4. ^ "Feronikelit më stadiumit nga stinori pranveror". Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2015. Marrë më 5 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Koordinatat: 42°36'59"N 20°54'13"E / 42.616446°N 20.903551°D / 42.616446; 20.90355142°36′59″N 20°54′13″E / 42.616446°N 20.903551°E / 42.616446; 20.903551{{#coordinates:}}: cannot have more than one primary tag per page