Lipjani

Komunë në Kosovë
(Përcjellë nga Lipljan)
This is the stable version, checked on 24 korrik 2023. 1 pending change awaits review.

Lipjani është qytet në pjesën qendrore të Kosovës.

Lipjani
Skeda:Lipjani2011.PNG
Official logo of Lipjani
Vendndodhja e komunës së Lipjanit në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Lipjanit në Kosovë
Koordinatat: 42°32′N 21°06′E / 42.533°N 21.100°E / 42.533; 21.100
ShtetiKosova Kosova
RajoniPrishtina
Qeveria
 • KryetariImri Ahmeti (LDK)
Sipërfaqja
 • Komunal338 km2 (131 sq mi)
Lartësia mbidetare
563 m (1.847 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
6.870
 • Komunal
57.605
 • Dendësia (Komunal)170/km2 (440/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
14000
Prefiksi+383 38
Targa e automjeteve01
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/lipjan

Historia

Redakto

Si vendbanim, Lipjani njihet që nga periudha romake, si vend i rëndësishëm.Perveq Lipjanit Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte Ulpiana, e cila ndodhej në verilindje në largësi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël në rrugën për në Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës bizantine në Lipjanin e sotëm.

Nga antika e vjetër emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashëm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, përrreth luginës së lumit Sitnicë, qyteti ishte i vogël deri në vitin 527, kurë ka pasur emrin Ulpiana. Nën themelet e kishës së vjetër në këtë pjesë të qytezës janë zbuluar themelet e bazilikës bizantine, ndërsa nga vet Lipjani janë të njohura disa monumente - epigrafe, prej të cilave vërtetohen të dhënat për ekzistimin e Ulpianës.

Me zhvillimin e industrisë – minierës në vendbanimin e Janjevës, u bë e njohur edhe Prishtina, që deri atëherë nuk ishte e njohur. Kështu me kalimin e kohës, Lipjani humbi rëndësinë e mëparshme dhe funksiononte si një “shesh” i thjeshtë në kuptim lokal.

Në përgjithësi deri me ndërtimin e hekurudhës nga francezët, në fund të shek. të kaluar (1873-1874), Lipjani ishte një fshat i rëndomtë, i njohur si kryqëzim i rrugëve në rajon. Në këtë hekurudhë Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas të cilit u ndërtuan punëtoritë e para me karakter tregtar, depot për grumbullimin e drithërave, dhe disa dyqane zejtare, kështu që deri në fund të shek. XIX gjatë kohës së sundimit turk, kjo pjesë e re e Lipjanit fitoi pamjen e një qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formën e qarshisë rreth vitit 1890, kurse kjo pjesë e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.

Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afër stacionit hekurudhor, në pjesën lindore të të cilit ekzistonin disa shtëpi që nga viti 1890. Mirëpo, me përfundimin e Luftës I-rë Botërore është rritur numri këtyre shtëpive. Ishin shtëpi me karakter fshati. Pas luftës Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perëndimore. Ndërtimet e para individuale fillojnë në pjesën përgjatë rrugëve Prishtinë-Shtime – Ferizaj, ndërsa më vonë edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri në vitin 1912, në kohën e sundimit turk ka qenë në përbërje të Vilajetit të Kosovës, që është shtrirë deri në Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parë Botërore) Lipjani mbetet në pjesën e Kosovës, e cila ka qenë e sunduar nga Bullgaria.

Me funksionimin e hekurudhës Kosovë-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca në treg në qendra, si Mitrovicë, Ferizaj dhe Lipjan, të cilat ndikuan në dobësimin e tregut në qendrat më të mëdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.

Që nga kjo kohë fillon të zhvillohet Lipjani. Në 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesës tjetër përreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndërtime individuale gjithashtu përfshihet edhe pjesa në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës për në Prishtinë.

Në veri të vendbanimit janë ngritur objektet publike dhe bujqësore, derisa në rrugën për Magurë ngriten objektet kolektive të banimit. Në kuadër të Lipjanit hynë edhe qyteza e vjetër e vendbanimit të Janjevës, e cila përfshin pjesën qendrore nga ana veriore – malore e Komunës së Lipjanit, ndërsa nga aspekti tregtar më shumë gravitohej nga Prishtina.

Në vitin 1918 fillon ndarja në Banovina. Lipjani ka qenë njësi nën prefekturën e Prishtinës, kurse qendra e Banovinës ka qenë në Shkup. Mandej Lipjani hyri në kuadër të rrethit të Graçanicës me seli në Prishtinë, kurse si qytet Lipjani është shpallur në vitin 1920. Nga viti 1925 bëhet një organizim i ri me këshilla lokalë: Shalë, Janjevë, gushtericë, Babush i Muhaxherëve, Magurë dhe Lepi. Lipjani ka qenë qendër e këtyre këshillave lokale, me kryetarin e këshillave lokale nën prefekturën e Prishtinës deri më 1941.

1 )*Marrë nga shënimet e gjetura në Planin urbanistik për qytetin e Lipjanit 1986

Gjeografia

Redakto

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qendrore të Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Koordinantat gjeografike te kesaj komunë shtrihen rreth 42°31 48 V dhe 21°08 19 L. Përmes territorit të komunës rrjedh lumi Sitnica, përreth dhe përgjatë të cilit shtrihen sipërfaqet më të plleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari bujqësore intensive. Gjithashtu, kjo komunë gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të rajonit si;

Territori i komunës së Lipjanit shtrihet në mes të gjerësisë gjeografike veriore 42o 44’- 42o-52’ dhe të gjerësisë lindore prej 18o30’-18o45’. Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenëse aeroporti gjendet në territorin e komunës dhe është nga qendra vetëm 15 km largësi. Kjo pozitë e territorit të komunës, si dhe e vetë qytetit Lipjan, paraqet rrethanë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të komunës. Përmes territorit të komunës së Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.

Territori i Komunës së Lipjanit kufizohet:

  • nga veriu dhe verilindja me komunën e Prishtinës;
  • nga veriperëndimi me komunën e Fushë – Kosovës;
  • nga perëndimi me Komunën e Drenasit dhe të Malishevës;
  • në jug perëndim me Komunën e Shtimës;
  • nga jugu me komunën e Ferizajt dhe nga lindja me Komunën e Gjilanit dhe atë të Artanës.

Në raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet në vendin e 7 sipas numrit të banorëve, në bazë shënimeve nga viti 1981. Në planin hapësinor të Kosovës në kuadër të qendrave tjera të mëdha, Lipjani, me sipërfaqen që posedon, është paraparë si venbanim i rangut III nga aspekti urban.

Në raport me vendbanimet në kuadër të territorit të saj, Lipjani është qendër e komunës me karakteri të qytetit, ndërsa Magura dhe Janjeva janë me karakter qyteze dhe sipas PH të Kosovës kanë karakter sekondar.

Relievi

Redakto

Relievi i territorit të komunës së Lipjanit pjesa më e madhe e sipërfaqeve janë rrafshina me 44.53 %, nga ana jug-perëndimore 10.98 %,të lindjes 4.03 %, pjesa veriore si më negative është kryesisht në terrenet e larta rreth 5.78 %,verilindore 7.96% dhe veri-perëndimore 6.71%.Territori i komunës së Lipjanit gjendet në lartësinë mbidetare mbi 500m ose 43.0 % të sipërfaqeve(bruto) gjinden në pjesën e rrafshët do të thotë gjer në 600 m të lartësisë mbidetare të cilat janë edhe më të përshtatshme për prodhimtarinë bimore. Kështu që në kuadër të këtyre sipërfaqeve gjendet numri më i madh I vendbanimeve, rrugëve, objekteve ekonomike dhe objekteve të tjera si dhe lumenjve me degët e tyre të cilat përfshijnë rreth 6 % të territorit të përgjithshëm të Komunës.Në aspektin topografik të përthyeshmërisë së terrenit pjesa qendrore dhe kryesisht pjesa fushore katopografi të but, ku ekuidistanca me dy izohypseve 10m është disa qinda metra, ndërsa pjesët lindore dhe perendimore të komunës karakterizohet me përthyeshmëri të madhe të terrenit të përbër nga disa qindra rrjedhe ujore kryesisht të përkohshme.

Ndërtimi gjeologjik

Redakto

Morfologjinë e relievit të hapsirës së Lipjanit si dhe e kosovës e kan përcaktuar fuqit e brendshme dhe të jashtme gjatë një kohe të gjatë gjeologjik.Krijimi i hapsires së Lipjanit nuk mund të shikohet si hapsir e ndarë nga ajë i Kosovës.Territori i Kosoves i takon sistemit orogjenik të Tetisit i rrudhosur në depozitimet e formuara gjatë mesozoikut dhe pjesërisht kenozoikut.Ndertimi gjeologjik i Lipjanit përbëhet kryesisht prej shkëmbinjve metamorfik si mermerve,kuarciteve,duniteve,gëlqerorve marrin pjesë edhe formacionet e reja si depozitimet ranore dhe rëra argjilore e rrafshinave aluviale të lumit Sitnica dhe degëve të saj. Në të dy anët e lumit Sitnica mbi rrafshinat aluviale janë të përhapura sendimentet liqenore të pliocenit. Ato janë të përfaqësuar me argjila ranore dhe mergele. Si një rezultat i një ndertimi gjeologjik të llojllojshëm kemi një larmi të mineraleve të metaleve: rezervat e xehes së Nikelit, pjesërisht Hekurit, Kromit, Kobaltit etj, pastaj kemi rezervat e lëndëve të para jometalore, rezervat e magnezitit, duniteve, materialeve të ndërtimit gëlqerorëve , rërave kuarcore, rërave dhe zhavorreve.etj.

Hidrografia

Redakto

Në aspektin hidrografik ujrat ne komunen e lipjanit i takojn pellgut të Detit të Zi, ndërsa lumenjët më të mëdhenjë janë lumi Sitnica dhe Drenica të cilët janë edhe nën degë të lumit Ibër. Në përgjithësi rrjeti hidrografik është i pasur dhe me potencial ujorë të varfër, i kushtëzuar nga sasia e vogël e reshjeve mesatare shumvjeqare (600mm). Lumi Sitnica është lumi më i madhë në komunë e lipjanit i cili degët më të zhvilluara i ka në anën lindore, ndërsa degët kryesore hidrografike të anës lindore janë: Lumi Janjevka, Lumi i Zhegovcit, Lumi i Gadimës dhe Lumi Sazlisë ndërsa, në anën perendimore lumi më i zhvilluar është Lumi i Vërshevcit. Sasitë më të mëdha të të reshurave janë gjatë muajit prill dhe maj, prandaj periudha pranverore është ajo kur paraqiten vërshimet dhe kur kemi edhe paraqitjen e kënetave, posaçërisht në tokat të cilat nuk e lëshojnë ujin.

Rajoni i Komunës së Lipjanit ka klimë të mesme kontinentale me dimra relativisht të butë dhe verëra mesatarisht të nxehta dhe te thata. Temperaturat mesatarja vjetore e Lipjanit, është rreth 10.5 gradë celsius sipas IHMK, kështu që në visët malore, zbritin në 9 gradë celsius. Muajt më të nxëhtë janë korriku dhe gushti më tempëraturë mesatare 20,6 dhe 20,5 gradë celsius, ndersa më i ftohti është janari më –1,4 gradë celsius. Maksimumi apsolut i tempëraturës së ajrit është në gusht 37,3 gradë celsius, ndersa minimumi –26,0 gradë celsius.

Tipet më të përfaqësuara të tokave në territorin e Komunës së Lipjanit janë smonicat me më tepër se 25.24% të cilat me përjashtim të smonicave të eroduara sipas cilësive të veta dhe karakteristikave prodhuese janë toka mjaft të mira, të thella, kryesisht të përbërjes së argjilës së pasura me humus dhe Kalium aktiv. Pjesët në të cilat janë të koncentruara vendbanimet janë toka aluviale. Në perëndim dhe veri të vendbanimeve janë zonat që përmbajnë tokat të tipit smonicë. Në verilindje të vendbanimit janë pjesët me smonicë jo-karbonate. Pjesa më e madhe e tokave I përkasin klasës së bonitetit II, III dhe IV. Në territorin e Komunës së Lipjanit tokat e klasës së bonitetit (I) dhe (II) përfshijnë 23% të sipërfaqes së përgjithshme bujqësore. Struktura e sipërfaqeve është relativisht e përshtatshme meqenëse në tokat bujqësore bëjnë pjesë më tepër se 60  % e sipërfaqes së përgjithshme të territorit të Komunës, ato pyjore rreth 35 % dhe në tokat jo pjellore 19 % të cilat i takojn klasëve të bonitetit VII dhe VIII, të cilat nuk janë të përshtatshme për prodhimtarinë bujqësore të cilat do të kishin leverdi ekonomike, ato toka janë nën pyje ose të zhveshura të cilat mund të shfrytëzohen për aktivitete industriale duke respektuar kushtet mjedisore.

Trashëgimia natyrore dhe kulturore

Redakto

Monumenti më i rëndësishëm natyror në komunë është shpella e Gadimes e cila tashmë është pikë joshëse e turizmit. Ajo që e e bën këtë shpellë më unike është mermeri i paraqitur natyror dhe pjesët horizontale të kristalit në tavanin e shpellës. Prej trashëgimis natyrore është uji termal në fshatin baincë,rezervati blinaja,bukurit e bukura të pejsazheve shalë-kleqkë dhe vargmalet e zhegovcit. Në komunën e Lipjanit ekzistojnë vetëm disa monumente historike apo gërmadha historike.Pjesët më të vjetra historike datojnë që nga koha e Ilirëve shekulli 5 dhe 3 para erës sonë, duke pasuar më pastaj gërmadhat e romakëve nga shekulli 3 dhe 4. Monumentet më të vonshme datojnë nga koha e mesjetës. Ndërsa vetëm disa monumente historike datojnë nga koha otomane. Objektet historike me rëndësi të veçantë kulturore janë:Qytetza në fshatin Gadime e Epërme,Bicë,Kleqkë,Kisha e Noter Damit Lipjan Rrënojat e Manastirit Sllovi,Xhami e vjeter në Shalë dhe Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeçovit në Jnajevë.

Turizmi

Redakto

Zona malore e komunës shquhen me potencial të madh turizmit të bazuar në natyrë si rezervati blinaja,bukurit e bukura të pejsazheve shalë-kleqkë dhe vargmalet e zhegovcit.Monumentet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, paraqesin pikat e atraksioneve turistike. Shpella e Mermertë në Gadime si qendër e kosovare e monumentit natyrorë paraqet një atraksion të veqant kombëtarë dhe ndërkombëtarë.Mbajtja e orëve letrare“Shtjefën Gjeqovi”si dhe monumente dhe objekte tjera e bëjnë Janjevën një lokalitet të shkqëlqyeshëm turistik.Turizmi rural është i lidhur me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në zonat e lartë kemi edhe fermer të zhvilluar të cilët mund të ofrojnë shërbime të akomodimit duke dhënë me qira dhoma ose shtëpi të vogla për ata që dëshirojnë të shfrytëzojnë shërbimet cilësore të bujqësisë dhe blegtorisë, natyrës dhe gjahut.

Ekonomia

Redakto

Lipjani ka ni pozitë shum të përshtatshme në të gjitha aspektet. Komuna e Lipjanit ka një pozit atraktive për zhvillimin e aktiviteteve të branshave të ndryshme .Lipjani pra si paralagje e Prishtinës ,me një infrastruktur të mir rrugore , ku e pershkojnë dy magjistralet kryesore ,nyja e randsishme hekurudhore dhe aeroporti nderkombëtar ,krijojn një baz të mir per zhvillimin e aktiviteteve qoft prodhuese .trgtare sherbyese dhe idustris perpunuese si dhe me fushen e gjer dhe mjaft pjellore, mund të quhet lirisht si hambar i Kosovës, sector tjeter I randsishëm është edhe turizmi ktu duhet cekur Shpellen e Mermert në Gadime , ujin termal në Bajic Parkun Blinaja dhe Qyteze e vjetër të Janjevës që me pak investime kishin për të qen atraksione shum të randsishme për Lipjanin. Në komunen e Lipjanit veprimtarit kryesore sipas bizneseve që operojn jan tregtia , transporti, prodhimi, ndertimtaria ,hoteleria dhe të tjera. Për shkak të rrethgjirimit të shpejt të kapitalit shumica e bizneseve jan të orjentuara në tregti që shprehur në përqindje kap vleren 47.8%,transporti me 17.6% prodhimi 8.7% ndertimtaria 8.5% hoteleria me 7.0% të tjera me 10.4%.Meq komuna e Lipjanit posedon në pronsi të veten 2080 h. tok kjo imundson komunës investime të perbashkëta me partneritetin publiko-privat, në vazhden e kësaj komuna ka të krijuar dhe planifikuar një zone idustriale në verilindje të Lipjanit si është në përgaditje të dokumentacionit për shpalljen edhe të një zone tjeter industriale në veri perendim të qytetit të Lipjanit ekskluzivisht në pronen komunale, ku do të vinte në shprehje investimi publiko privat. Punsimi, në strukturat udhëheqëse të komunës së Lipjanit zë vend meritor ,randsi e veqant do ti kushtohet në strategjin zhvillimore punësimit kët e mbështesim në resurse bujqësore që me investime të vogla do të apsorbonin numer të madh të puntorëve ,mundsi tjetër e punësimit tek kjo lami është edhe blektoria dhe pemtaria qe mund të zhvilloheshin intenzivisht ne te dy krahet e komunës son që rrethojnë fushen e gjër të Lipjanit. Sektor tjeter irandësishëm për komunën e Lipjanit është edhe industria nxjerrëse dhe perpunuese siq jan Miniera e Magures e pasur me Magnezit shum kualitativ, Nikeli ,miniera e thëngjillit në Babush dhe industria e perpunimit të metaleve të ngjyrosura në Janjev. Në ket sector kemi ngecje per shkak të politikave jo të mira nga niveli qendror. Me të lartëcekurat Lipjani ka një perspektiv të mir zhvillimore , interesimi I vazhdueshëm I ivestitorëve të huaj (ndertimi I fabrikës së tullave silikat , kolexhi Mehmet Akif) si dhe shum investitor tjer sidomos interesimi I tyre por edhe I investitorëve vendor per zonat industriale jep shpres të mir se Lipjani së shpejti do të ket nje zhvillim të hovshem dhe të qëndrueshem ekonomik.B.T

Demografia

Redakto
Shiko : Lista e ardhacakëve - Lipjan

Sipas numrit të banorëve, Lipjani është vendanimi më i madh mandej radhiten Janjeva, Gadimja e Poshtme, Sllovia dhe Magura, kurse sipas sipërfaqeve radhitja është kështu: Sllovia, Gadimja e Epërme, Blinaja, Suhadolli, Brusi, Ribari i Madh, gushterica e Poshtme, Akllapi, e kështu me radhë.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Kroat  % Të tjerë  % Total
1991 regj. 53,334 77.7 9,679 14.1 2,973 4.3 2,653 3.9 68,693
Januar 1999 62,706 81.3 9,985 13.0 N/A N/A 5,834 7.6 77,087
2000 log. 63,478 83.3 9,300 12.2 363 0.5 1,890 2.6 76,143
Burimi:Për 1991: FRY Institute of Statistics, 1991 – “Të tjerë” bëjnë pjesë Romët, Boshnjakët, Malazezët, etj.; Duhet theksuar se regjistrimi 1991 është politik me paralogaritje.
Për 1999 : UNHCR Kosovo Village List, 9 March 1999;
Për 2000, source Municipality of Lipjan/Lipljan.
Ref: OSCE (PDF Arkivuar 26 janar 2020 tek Wayback Machine/ HTML[lidhje e vdekur])

Kultura

Redakto
Edukimi

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Lipjanit ka pasur 11 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 82.971 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 23.000 libra, kurse degët në Janjevë, Magurë, Shalë, Gadime, Pjetërshticë, Dobrajë e Madhe, Ribër i Madh, Banullë, gushtericë dhe Lepinë kanë pasur 59.971 libra. Gjatë masave të dhunëshme serbe (1990-1999) dhe luftës, librat kanë përjetuar shumë shkatërrime. Në bibliotekën kryesore, vetëm 6.500 libra kanë mbetur, derisa në degët kanë mbetur 38.485. 37.985 libra janë zhdukur.

Aktivitetet rinore, kulturore dhe sportive

Në Departamentin e Rinisë të Sportit dhe të Kulturës janë të përfshira në bashkëpunim të gjitha aktivitetet e lëmive përkatëse.

Rinia është e përfshirë në aktivitetet e ndryshme të forumeve, qendrave rinore, klubeve dhe shoqatave të ndryshme. Ekzistojnë këto organizime të rinisë: Forumi Rinor i LDK-së, i PDK-së dhe ai i AAK-së. Shoqata Rinore “Era”,"YAHR", Qendra Rinore në Magurë, në Lipjan, dhe në Janjevë, OJQ 'Vizioni Rinor i Shalës'. Organizohen aktivitete të ndryshme që vlen të përmenden si: organizimi i muajit të rinisë, organizimi i kampit multietnik në Brezovicë. Tani në Lipjan është duke u ndërtuar Ndërtesa për Qendrën Rinore.

Gjatë luftës të gjitha shtëpitë e kulturës në territorin e komunës ishin shkatërruar në masë të madhe. Pothuajse të gjitha shtëpitë e kulturës kanë pasur bibliotekat me një fond të pasur libravsh. Vetëm gjatë luftës u dogjën mëse 23.628 ekzemplarë. Shtëpitë e kulturës janë në këto, vendbanime; Lipjan, Magurë, Lepi, gushtericë e Poshtme, Janjevë, Grackë e Vjetër, Ribar i Madh, Shalë, Dobrajë e Madhe etj.

Funksionojnë shumë shoqëri kulturore, si p.sh.: SHKA “Ulpiana”, Ansambli i valleve “Ulpiana”, SHKA “Jeta e Re”, Qendra e Pionierëve,Kursi i Aktrimit "Eureka Film, Shkolla e Futbollit Ulpiana etj.

Në komunën e Lipjanit më tepër se 20 monumente kulturore-historike janë të ruajtura nga shteti, si dhe një numër mjaft i madh i Lapidarëve të dëshmorëve të cilat janë të ndërtuara pothujse nëpër të gjitha vendbanimet e komunës.


Shoqëria civile

Redakto

Përkundër një numri të madh të organizatave jo qeveritare të regjistruara, vetëm një numër i vogël i tyre kanë aktivitete të kohëpaskohshme. Organizata më aktive në këtë komunë, e cila merret edhe me monitorimin e punës së organeve komunale si dhe shtyrjen përpara të projekteve më me rëndësi për komunitetin, është organizata YAHR (Youth Association for Human Rights).

Shiko dhe këtë

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto



 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj