Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës
(Përcjellë nga Prishtinës)
This is the stable version, checked on 21 nëntor 2024. Template changes await review.

Prishtina (serbisht: Приштина, Priština) është kryeqyteti i Kosovës dhe selia e komunës dhe rajonit të njëjtë. Është qyteti i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në Evropë, pas Tiranës.[2][3]

Prishtina
Приштина
Priština
Prej lartë poshtë, majtas në të djathtë: Prishtina gjatë mbrëmjes, Kulla e Orës, Sheshi Skënderbeu, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Monumenti Newborn, Statuja e Skënderbeut, Muzeu i Kosovës dhe Prishtina gjatë natës siq shihet nga katedralja
Prej lartë poshtë, majtas në të djathtë: Prishtina gjatë mbrëmjes, Kulla e Orës, Sheshi Skënderbeu, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Monumenti Newborn, Statuja e Skënderbeut, Muzeu i Kosovës dhe Prishtina gjatë natës siq shihet nga katedralja
Flamuri i Prishtinës
Prishtina is located in Earth
Prishtina (Earth)
Koordinatat: 42°39′48″N 21°9′44″E / 42.66333°N 21.16222°E / 42.66333; 21.16222
ShtetiKosova
RajoniPrishtina
KomunaPrishtina
Qeveria
 • KryetariPërparim Rama (I pavarur)
 • KëshilliKëshilli komunal i Prishtinës
Sipërfaqja
 • Komuna523,13 km2 (20,198 sq mi)
Popullsia
 (2011)
 • Popullsia urbane
227.154
 • Sipërfaqja rurale
37.146
 • Komuna[1]
198.897
Emri i banorëvePrishtinali
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
10000
Kodi i zonës+383 (0) 38
Autostradat
Targa e automjeteve01
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/prishtine/

Prishtina është nyja më e rëndësishme e transportit të Kosovës, për ajrin, hekurudhat dhe rrugët. Aeroporti ndërkombëtar i qytetit është aeroporti më i madh i vendit dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon. Një sërë autostradash, të tilla si R 6 dhe R 7, rrezatojnë qytetin dhe e lidhin atë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Prishtina është kryeqyteti si dhe qendra më thelbësore ekonomike, financiare, politike dhe tregtare e Kosovës, kryesisht për shkak të vendndodhjes së saj të rëndësishme në qendër të vendit. Është selia e pushtetit të Qeverisë së Kosovës, rezidenca e punës së presidentit dhe kryeministrit të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës.[4]

Historiku

Redakto

Gjatë epokës paleolitike, ajo që sot është zona e Prishtinës u përfshi nga kultura e Vinçës. Gjurmët e para të banimit në territorin e Prishtinës datojnë që nga periudha e neolitit, rreth 6 mijë vjet më parë, ndërsa hulumtimet arkeologjike (Matiçan, Graçanicë, Tjerrtorja, Ulpianë) dëshmojnë se jeta në këto territore nuk është ndërprerë asnjëherë deri sot. Në kohët e antikitetit klasik ishte shtëpia e fisit ilirdardanëve. Mbreti Bardhyli bashkoi fise të ndryshme në zonën e Prishtinës në shekullin e 4-të p.e.r, duke themeluar Mbretërinë Dardane. Trashëgimia e epokës klasike është ende e dukshme në qytet, i përfaqësuar nga qyteti antik i Ulpianës, i cili konsiderohej një nga qytetet romake më të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik.[4]

Gjatë sundimit romak, në afërsi të Prishtinës u ngrit qyteti i njohur Ulpiana (Urbus splendissima), që njihej si qendër e Dardanisë ilire. Pas rënies dhe braktisjes së Ulpianës, në veriperëndim të saj u ngrit dhe u zhvillua Prishtina. Ajo përmendet për herë të parë si fshat i pafortifikuar nga Perandori Bizantin, Johan Kantakuzen, në vitin 1342. Zhvillimi i tregtisë dhe xehetarisë ndikuan në përparimin dhe zgjerimin e qytetit. Prishtina si qendër ekonomike kishte edhe tregun e vet, ndërsa përmendet edhe si qendër e organizimit të lojërave me kalorës. Gjatë shekullit XIII-XIV Prishtina merr tipare urbane, kur bëhet qendër e rëndësishme xehetare dhe tregtare në rrugën Dubrovnik-Stamboll.

Gjatë pushtimit osman në Prishtinë vendoset selia e sanxhakut, ndërsa në vitin 1530 shënohet si kasaba dhe stacion i rëndësishëm i rrugës Selanik-Sarajevë. Gjatë shek. XVII-XVIII, Prishtina pati një zhvillim të ngadalshëm, për shkak të luftërave dhe zjarreve, që e dogjën disa herë, ndërsa në shek. XIX fillon rimëkëmbja e saj. Ajo merr funksione të rëndësishme si qendër tregtare, por edhe si qendër politike dhe administrative. Në vitin 1877 Prishtina bëhet qendër e vilajetit të Kosovës. Gjatë këtij shekulli u hapën disa konsullata të vendeve europiane, si ajo e Francës, e Anglisë, e Austrisë etj. Mirëpo, me largimin e qendrës së vilajetit në Shkup në vitin 1888, Prishtina humbi rolin administrativ dhe politik që e kishte.[4]

Gjeografia

Redakto
 
Pamje e Prishtinës nga jugu.

Prishtina shtrihet në një rrafsh aluvial në rajonet e Llapit dhe Kosovës përgjatë kodrave të Gollakut në Kosovën qendrore dhe lindore. Trupat ujorë në Komunën e Prishtinës përfshijnë liqenet e Badovcit dhe Batllavës si dhe lumenjtë Llap, Prishtevka dhe Vellusha. Parku i Gërmisë shtrihet në lindje të Prishtinës dhe shtrihet në veri të fshatrave Llukar dhe Kolovicë në jug në Badovc.

Prishtina është një nga zonat urbane me mungesën më të madhe të ujit në Kosovë.[5] Popullsia e saj duhet të përballet me frenimin e përditshëm të ujit për shkak të mungesës së shiut dhe reshjeve të borës, gjë që e ka lënë furnizimin me ujë të Prishtinës në një gjendje të tmerrshme.[5] Furnizimi me ujë vjen nga dy rezervuarët kryesorë të Batllavës dhe Badovcit.[5] Megjithatë, ka shumë probleme me furnizimin me ujë që vjen nga këta dy rezervuarë të cilët furnizojnë 92% të popullsisë së Prishtinës. Si të tilla, autoritetet kanë shtuar përpjekjet e tyre për të korrigjuar situatën dhe për t'u siguruar që kriza të tilla të mos godasin përsëri qytetin.[6]

Në Prishtinë mbizotëron klima kontinentale me një temperaturë vjetore mesatare prej 10,4 °C dhe me reshje vjetore mesatare prej 600 mm. Në korrik arrinë tempreatura vjetore mesatare prej 30 °C, në janar prej -0,6 °C.


Prishtina - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 2,4 5,5 10,5 15,7 20,7 23,9 26,4 26,7 23,1 17,1 10,2 4,2 Ø 15,5
Temp. Mini. (°C) −4,9 −2,8 0,2 4,2 8,5 11,4 12,5 12,3 9,4 5,0 0,9 −3,1 Ø 4,5
Temperatur (°C) −3 −3 2 7 14 18 20 20 15 11 5 −2 Ø 8,7
Reshje (mm) 54,99 48 56 62 81,01 78 60 53 58,99 55,99 74,01 69,01 Σ 751
Ditë me diell (h/d) 9,01 10,02 11,05 13,02 14,03 15,01 14,05 13,05 12,03 11,06 9,04 9,01 Ø 11,7
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
2,4
−4,9
5,5
−2,8
10,5
0,2
15,7
4,2
20,7
8,5
23,9
11,4
26,4
12,5
26,7
12,3
23,1
9,4
17,1
5,0
10,2
0,9
4,2
−3,1
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
54,99
48
56
62
81,01
78
60
53
58,99
55,99
74,01
69,01
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: mungon

Politika

Redakto
 
Pamje e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Monumentit të Skënderbeut në Sheshin Skënderbeu.

Prishtina është kryeqyteti i Kosovës dhe luan një rol të rëndësishëm në formësimin e jetës politike dhe ekonomike të vendit. Është vendodhja e Kuvendit të Kosovës me seli në sheshin Nënë Tereza dhe rezidenca zyrtare dhe vendi i punës së Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës.[7] Prishtina është gjithashtu shtëpi e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Apelit, si dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Prishtina është një komunë e qeverisur nga sistemi kryetar-këshill me kryetarin e Prishtinës dhe anëtarët e Këshillit Komunal të Prishtinës përgjegjës për administrimin e Komunës së Prishtinës. Komuna është e përfshirë në rajonin e Prishtinës dhe përbëhet nga 43 vendbanime ngjitur me Prishtinën si seli të saj. Kryetari i Prishtinës zgjidhet nga populli për të vepruar si kryeshefi ekzekutiv i Komunës së Prishtinës. Këshilli Komunal i Prishtinës është krahu legjislativ i komunës dhe është gjithashtu një institucion i zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili përbëhet nga 51 këshilltarë që nga zgjedhjet e fundit komunale.[8]

Ekonomia

Redakto

Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Bashkësin e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet, motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.

Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë.

Demografia

Redakto

Popullësia sipas gjinisë dhe etnicitetit

Redakto
Prishtina Gjithsej Etniciteti (Censusi i 2011)
Shqiptar Turk Ashkali Serb Boshnjakë Gorani Romë Egjiptian Të tjerë Preferon të mos përgjigjet Të padisponueshëm
Gjithsej 198,897 194,452 2,156 557 430 400 205 56 8 334 79 220
Mashkull 99,361 97,347 1,060 281 204 107 99 31 3 110 37 82
Femër 99,536 97,105 1,096 276 226 293 106 25 5 224 42 138

Sipas censusit të vitit 2011 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 97.76% janë shqiptar, 1.1% janë turk, dhe 1.14% të tjerë (ashkali, serb, boshnjakë e të tjerë).

Popullësia sipas gjinisë dhe fesë

Redakto
Prishtina Gjithsej Feja
Islame Ortodokse Katolike Tjetër Pa Fe Preferon të mos përgjigjet Të padisponueshëm
Gjithsej 198,897 193,474 480 1,170 344 660 2,388 381
Mashkull 99,361 96,375 221 558 181 334 1,168 164
Femër 99,536 96,739 259 612 163 326 1,220 217


Sipas fesë, ishin 193,474 (97,27%) myslimanë, 1,170 (0,59%) katolikë romakë, 480 (0,24%) ortodoksë, 344 (0,17%) të feve të tjera dhe 660 (0,33%) jofetarë.[9][10]

Kosova është shtet laik pa fe shtetërore. Liria e besimit, ndërgjegjes dhe fesë është e garantuar shprehimisht në Kushtetutën e Kosovës. Islami dhe Krishterimi janë fetë më të përhapura në mesin e banorëve të Prishtinës. Pjesa e mbetur prej 1.9% e popullsisë raportoi se nuk kishte fe, apo fe tjetër, ose nuk dha një përgjigje adekuate. Prishtina ka qendra kulti për një mori besimesh për popullsinë e saj. Katedralja e Prishtinës është ndoshta katedralja më e madhe në Kosovë dhe është emëruar për nder të murgeshës dhe misionares katolike shqiptare, Nënë Tereza. Disa nga xhamitë e Prishtinës, ndër të tjera Xhamia e Mbretit dhe Xhamia e Çarshisë, janë shekullore dhe janë ndërtuar gjatë mesjetës nga osmanët.

Kultura

Redakto

Edukimi

Redakto

Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e "Përrallave" dhe, në Llukar, Koliq, Hajvalia, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra.

Gjatë masave të dhunshme serbe të viteve 19901999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000.

 

Muzika klasike

Redakto

Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjenti Arbër Dhomi.

Sporti

Redakto
Skeda:Prishtinaffaa SQ.JPG
Stadiumi i qytetit në Prishtinë
  • Basketbolli në vitet pas luftës 20002005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishtina është e prezantuar nga dy skuadra.
  • Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishtina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
  • Taekwondo-ja eshte gjithashtu sport i zhvilluar ne qytetin e Prishtines, ku dallohen Klubet e TAEKWONDO-se Prishtina dhe Akademia e Arteve Marciale Prishtina.

Objekte turistike dhe kulturore

Redakto

Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunën e Prishtinës janë:

  • Monumenti „Skënderbeu“
 
Monumenti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Teatri i Kosovës përballe në qendër të Prishtinës

Ky monument i përkushtuar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skënderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është vendos në vitin 2001. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e vizitojnë këtë objekt dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellë sjelljen e statujës së Skënderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.

  • Monumenti i heroit kombëtarë "Zahir Pajaziti"
 
Monumenti Zahir Pajaziti është një ndër shumë monumentet që i kushtohet personaliteteve me rëndësi për historinë e Kosovës nëpër Prishtinë

Shtatorja e parë e vendosur në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës është e "Zahir Pajazitit" e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999. Shtatorja Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

  • Monumenti NEWBORN
 
Monumenti NEWBORN i vendosur në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Newborn është skulpturë, monument i Pavarësisë së Kosovës, e cila u krijua nga ekipi i udhëhequr nga Fisnik Ismaili dhe i cili u shpalos në ditën e pavarësisë së Kosovës. Monumenti u krijua posaçërisht për këtë ditë dhe iu mundësua pjesëmarrësve festues, që në skulpturë të nënshkruajnë. Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen (born) e Republikës së Kosovës, për të "marrë nënshkrimet" dhe pastaj të zhvendoset në lokacion të përhershëm.

  • Teatri i Kosovës

Teatri i Kosovës në Prishtinë nga populli i njihet edhe si "Teatri Kombëtar i Kosovës".

Themelet e shfaqjeve të ndryshme teatrale të sistematizuara dhe të regjistruara pranë enteve zyrtare gjenden në Prizren ku në vitin 1946 teatri lokal u ngritë në nivel rajonal e më vonë në teatër popullor në nivel krahinorë. Ky ishte institucioni i parë në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore nga i cili më vonë do të krijohet teatri profesionist. Shumë shpejt, disa muaj pas themelimit, ky teatër u transferua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artistët amatorë, entuziastë e idealistë të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesionistë nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ndërkohë që, në vitet ’60, ansambli i tij pasurohet me kuadro të reja profesioniste.

Deri në vitin 1989 ky teatër i ka realizuar mbi 400 premiera me rreth 10.000 repriza, të cilat në Kosovë dhe në hapësirat e ndryshme të ish Jugosllavisë janë përcjellë nga mbi 3.200.000 spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramaturgjisë kombëtare, botërore dhe ish jugosllave. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme me krakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, janë vlerësuar me tone të larta nga kritika e atëhershme dhe janë nderuar me çmime të ndryshme artistike. Kështu, p.sh., në vitin 1967, shfaqja “Erveheja” e regjisorit Muharrem Qena është nderuar me Çmimin e Regjisë më të Mirë në Festivalin e Dramës Jugosllave “Sterijino Pozorje”. Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, në këtë teatër janë realizuar edhe shfaqje në gjuhën serbe. Bukur shpesh, sidomos pas vitit 1981 e këndej, ky teatër ka vepruar nën presion të rëndë politik nga sistemi dhe regjimi komunist jugosllav.

Në vitin 1990, regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem shkollor universitar paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës.

Gjatë 10 viteve të pasluftës, në këtë teatër janë vënë në skenë tekste të shumta të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Teatri Kombëtar i Kosovës është teatër me karakter shtetëror dhe, si i tillë, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Në vitet e fundit shihen përpjekje që ky teatrër të ngritet në nivel internacional në të cilin do të luhen shfaqje në disa gjuhë.

  • Parku Nacional „Gërmia“
 
Shteg vrapimi, vend për pushim dhe hapesirë e gjelbër në parkun e Gërmisë

Është vendi në të cilin prishtinasit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky park është i pajisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.

  • Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës

Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një histori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Eshtë e ndërtuar në vitin 1982 me dizajnin unike e arkitektit kroat Andrija Mutnjaković që ishte frymëzuar nga nje huall mjalti.[11][12] Në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi që ti lexojnë brenda objektit.

  • Biblioteka Hivzi Sylejmani

Ndërtesa e bibliotekës së qytetit u ndërtua në vitin 1930. Ajo u bë e famshme nga Miladin Popoviqi – ish-udhëheqës i Komitetit regjional të Partisë komuniste të Kosovës – që qëndroi këtu në vitin 1944. Nga viti 1948 kjo ndërtesë u shëndërrua në Bibliotekën e qytetit të Prishtinës.[13]

  • Galeria e Arteve
 
Ndërtesa e Galerisë së Arteve të Kosovës në Kampusin e Universitetit të Prishtinës

Galeria e Arteve e Kosovës u formua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezentimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë. Për këto 30 vjet të veprimtarisë ky institucion ka organizuar afro 500 ekspozita në vend dhe në botën e jashtme, të cilat janë përcjellur me shumë botime, dhe blerjen e afro 1000 punimeve artistike nga të cilat është formu një fond i pasur i Galerisë.

Vetëm pas luftës së fundit janë organizuar mbi 200 ekspozita kolektive e individuale, kombëtare e ndërkombëtare, ku kanë ekspozuar mijëra artistë. Veprat e tyre u vizituan dhe u shijuan nga qindramijëra artdashës, nga më shumë se 200 delegacione ndërkombëtare, nga personalitete të njohura të jetës politike dhe kulturore, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan e deri te shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.

  • Muzeu i Kosoves
 
Muzeu Kombetar i Kosoves

Muzeu i Kosovës është ndërtuar nga austriakët për ushtrinë turke në vitin 1898, dhe është përdorur nga ushtria kombëtare jugosllave deri në vitin 1975.Muzeu ka pasur një koleksion të pasur të objekteve prehistorike të zbuluara në Kosovë. Pjesa më e madhe e artifakteve tregon per jetën në kohën e ilirëve dhe romakëve [14]. Në 1998, më shumë se 1.247 artifakte u dërguan në Beograd për një ekspozitë. Muzeu ende është duke pritur kthimin e tyre.Prej vitit 1999 deri në vitin 2002, ishte zyrja kryesore e Agjensionit Evropian për Rindërtim [13].

  • Sahatkulla
 
Sahat Kulla

Çdo qytet në Perandorinë Osmane kishte nevojë pë një Sahat Kullë në mënyrë që besimtarët të dinin kohën për të shkuar në xhami si dhe të gjitha dyqanet te hapeshin dhe mbylleshin ne kohë të njejtë [14]. Kjo Sahat kullë u ndërtua në shekullin e XIX. Zijla origjinale u soll nga Moldavia dhe mbante mbishkrimin: "Kjo zile është punuar më 1764 për Jon Moldova Rumenin"[13]. Në vitin 2001, zijla është vjedhur. Në të njëjtin vit, trupat e KFOR-it francez kanë ndërruar mekanizmin e vjetër të orës me një mekanizem elektrik. Duke marrë parasysh problemet që Kosova ka me rrymë, Sahat kulla ka vështërsi për ta treguar kohën e saktë.

 
Xhamia e Mbretit dhe Hamami i Prishtines

Kjo xhami u ndërtua në vitet 1460–1461 nga Sulltan Mehmeti II al-Fatih-u (ashtu siç dëshmohet nga gdhendja e murit mbi derën kryesore të xhamisë[14]), vetëm tetë vite pas rënies së Kostadinopojës. Ajo gjendet në zemër të qendrës së qytetit të vjetër, dhe është xhamia më e madhe dhe më spikatur e Prishtinës. Kupola e saj ka qenë dikur më e madhja në regjion, ndërsa sot ajo është e vetmja xhami e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II që ende mbijeton në këto vise. Sheshi përpara Xhamisë së Mbretit gjithmonë ka qenë vend i njohur për takime. Gjatë viteve 1682–83, nën sundimin e Sulltan Mehmetit IV, xhamia është restauruar, ndërsa minarja e saj është riparuar përsëri pas tërmetit të vitit 1955. Kjo xhami ka vuajtur nga shkatërrimi dhe punët joprofesionale në restaurimin e saj.

Nga viti 1953 kjo xhami quhet:Xhamia e Sulltan Mehmet II al-Fatih-ut.[13]

  • Xhamia e Çarshisë
 
Xhamia e Çarshisë

Xhamia e Çarshisë është ndërtimi i Prishtinës së vjetër, e ndërtuar në shekullin e 15 nga Sulltan Bajaziti për të përkujtuar fitoren e osmanëve në vitit 1389. Në të kaluarën Xhamia e Çarshisë gjendej përballë çarshisë së mbuluar të Prishtinës[14]. Sot nuk ka mbetur asgjë nga çarshia e vjetër, vetëm emri i Xhamisë së Çarshisë shërben për të na e përkujtuar atë. Shumë ndryshime si dhe punime për riparimin e saj e kanë ndryshuar pamjen origjinale të kësaj xhamie, mirëpo simboli i saj kulmi i gurët minares ka mbijetuar për më shumë se 600 vite. Këtë xhami e quajnë edhe "Tash Xhamia", që në përkthim do të thotë "Xhamia e gurit".[13]

Kjo xhami sot gjendet përballë Muzeut të Kosovës.

  • Hamami i madh
 
Hamami i Prishtinës, në prapavi Xhamia e Mbretit

Daton që nga shekulli i XV. Dikur ishte pjesë themelore e kompleksit të Xhamisë së Mbretit (Fatih) dhe ka shërbyer si vendtakim shoqëror si për meshkujt ashtu dhe për femrat e qytetit. Sipas legjendës, Sulltan Mehmet al-Fatihu ka urdhëruar që të gjithë punëtorët, të cilët kanë punuar në ndërtimin e Xhamisë Fatih, të lahen në Hamam për çdo ditë [13]. Ky hamam ka pasu 15 kupola me vrima te vogëla në mënyrë që të hynte drita brenda objektit [14]. Pas një zjarri më 1994, regjimi i kaluar lejoi ndërtimin e tri shitoreve, të cilat faktikisht e mbyllën hyrjen e vjetër të tij [13].

  • Parku etnologjik "Emin Gjiku"
 
image_skyline e brendshme nga kompleksi i banimit Emin Gjiku, tani muzeu etnologjik

Kjo ndërtesë dikur ka qenë pronë e familjës së njohur Gjinolli. Prej vitit 1957 ky grup ndërtesash,duke përfshirë këtu shtëpinë e shërbëtorëve, shtëpinë e mysafirëve dhe shtëpinë e familjës i takon Muzeut të Kosovës.

Emin Gjinolli ka qenë i njohur me nofkën "Emin Kücük – nga turqishtja ‘Emini i vogël" – që më pas u shëndërrua në ‘Emin Gjiku’. Në anën e majtë prej derës kryesore të oborrit, mund të shihet e vetmja ndërtesë që ka mbijetuar shkatërrimin e Çarshisë së vjetër. Është bajtur këtu në vitin 1963. Gjatë viteve 1990-të, ky kompleks është përdorur si muze i natyrës. Në vitin 2003 renovimi i kompleksit ka filluar me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar për ta shëndërruar atë në muze etnologjik.[13]

  • Xhamia e Jashar Pashës
 
Xhamia e Jashar Pashës në Qendër të Prishtinës

Kjo xhami të shekullit 16 (e përfunduar shumë më vonë në shekullin e 19-të) është e ngjashme në Xhaminë e Çarshisë në arkitekturë dhe dekorimin e brendshëm [14].Emrin e ka marrë nga Jashar Mehmet Pasha i cili ka qenë qytetar i pasur i Prishtinës dhe guvernator i Shkupit në vitin 1842. Sipas mbishkrimeve që gjenden brenda xhamisë, ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1834 [13]. Portiku origjinal i xhamisë u shkatërrua për të bërë rrugën për një rrugë më të gjerë.[14]

  • Xhamia e Llapit

Xhamia e Llapit në Prishtinë u ndërtua në vitin 1470 gjatë pushtimit te Perandorisë Osmane dhe është një ndër ndërtimet më të lashta në Prishtinë. Ajo gjendet në afërsi të qendrës së Prishtinës (Lagjia Tophane) në rr. Ilir Konushevci, magjistralen Podujevë-Prishtinë. Ajo përbëhet nga një parasallë dhe dhomën e faljes e cila është gjashtë metra e lartë. Emri i saj i vërtetë është "Xhamia Ramadanije" por për shkak se faleshin shumë banorë të fshatrave të Llapit dhe gjendet përgjat rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, si pasoj ajo edhe mori emrin "Xhamia e Llapit".

 
  • Shadërvani
 
Shadërvani në mes Xhamisë së Çarshisë dhe Xhamisë së Jashar Pashës

Ky shadërvan nga mermeri i dekoruar gjendet midis Xhamisë së Çarshisë dhe Muzeut të Kosovës. Ai është shadërvani i vetëm publik i llojit të vet në Prishtinë, i cili ka mbijetuar deri më sot. Në të kaluarën dhjetëra shadërvanë të tillë publik, të shpërndarë nëpër tërë qytetit të vjetër, ofronin freskim dhe mundësi për avdes (larje rituale)[13].

 
Kisha Ortodokse Serbe

Infrastruktura

Redakto
 
Terminali i ri i Aeroportit nderkombetar te Prishtines "Adem Jashari"

Aeroporti i Prishtinës pas luftës është përdorur si vendkalimi kufitar më i dendur në Kosovë. Më 15 qershor, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është dekorua me "Çmimin aeroporti më i mirë 2010" për aeroportet me mbi një milion udhëtarë për vit. Ky nder është prezantua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). ACI e njohu rritjen mbresëlënëse prej 300 për qind në trafikun e pasagjerëve gjatë viteve të fundit, investimin e madh në objekte, rrjetin e zgjeruar në mënyrë të shpejtë, dhe ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe trajnimin e personelit të aeroportit.[15]

Largësia nga Prishtina:

  • Shkupi – 86 km
  • Tirana – 330 km
  • Beograd – 360 km
  • Podgorica – 298 km
  • Ferizaj – 36 km
  • Gjilan – 46 km
 
Traseja e Autostrades R7

Neper Territorin e Prishtiens kalon nje pjese e Autostrades R7 Prishtine-Prizren-Durres. Ajo posedon dalje ne jug ne Fushe Kosove dhe ne veri fshatin Mazgit. Gjithashtu kjo autostrade lidhet me Autostraden R6 ne drejtim te kufirit me Maqedonine, ndertimi i se ciles ka filluar ne vitin 2014 dhe pritet te perfundoj ne vitin 2017, ku pritet te lidhe Prishtinen me Shkupin permes Ferizajt dhe Hanit te Elezit.

Rruge me rendesi te vecant per Prishtinen jane rruget magjistrale M9 e cila e lidhe Prishtinen me Medvegjen ne piken kufitare te Mutivodes ne Malesine e Gollakut ne veri-lindje dhe ne perendim kalon permes qytetit te Pejes, Grykese se Rugove deri ne kufirin e Malit te Zi dhe permes Qafes se Çakorit deri ne Plav ne Mal te Zi.

Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i përgjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.

Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.

Bashkësitë lokale

Redakto

Zhvillimi urban i qytetit të Prishtinës, është përcaktuar gjatë 50 vjetëve të fundit me plane të ndryshme urbanistike. Plani Strategjik i Prishtinës, në relacion me atë të vitit 1986, i ka zgjeruar kufijtë për zhvillimin urban, duke treguar në vlerën e hapësirës së pandërtuar dhe nevojën për konsolidimin e qytetit.

Sipas Planit Zhvillimor Urban të Prishtinës 2012–2022 në Prishtinë janë këto bashkësitë lokale: [16]

  1. Qendra: Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 69 Ha, gjendet në zonën qendrore të  qytetit. Në përbërje të saj  funksionojnë shumica e institucioneve administrative, arsimore he sportive. (Kampusi Universitar).
  2. Lakrishta: Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 57 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në përbërje të saj  gjinden shumica e institucioneve qeveritare të  përqendruara në ndërtesën e ish – Rilindjes, në këtë bashkësi lokale bën pjesë edhe Lagjja Pejton.
  3. Dardania: Përfshinë një sipërfaqe rreth 533 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit. Në këtë bashkësi lokale përveç Lagjes Dardania, bëjnë pjesë edhe lagjja Kalabria, Zona ekonomike (rruga për Fushë Kosovë) dhe kompleksi i FSK-së). 
  4. Ulpiana: Përfshinë një sipërfaqe prej 22 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit.
  5. Ulpiana 1: Përfshinë një sipërfaqe prej 401ha, gjendet në zonën periferik të qytetit. Në kuadër të sajë gjendet edhe një pjesë e Lagjes Mati, si dhe  kompleksi i QKUK-së, gjithashtu përfshinë edhe një pjesë të planit rregullues "Prishtina e re". 
  6. Kodra e Diellit: Përfshinë një sipërfaqe prej 83 Ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj gjendet edhe një pjesë e Lagjes Aktashi,  kampusi i konvikteve të studenteve dhe kompleksi i Banesave të Bardha. 
  7. Lagjja e Muhaxherëve: Përfshinë një sipërfaqe prej 35 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj gjendet edhe Parku i qytetit dhe një pjesë e Lagjes Dodona. 
  8. 1 Lagjja e Muhaxherëve: Përfshinë një siperfaqe prej 41 ha,  gjendet ne zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj është pjesa tipike e Muhaxhireve si dhe varri i ish. Presidentit I. Rugova dhe varrezat e deshmorëve. 
  9. 2 Lagjja e Muhaxherëve (Matiçan): Përfshin një sipërfaqe prej rreth 281 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit. Në kuadër të saj gjendet një pjesë e zonës kadastrale Mati. 
  10. Taukbashqe (Sofali): Përfshinë një sipërfaqe prej 160 ha, gjendet ne zonën periferike të qytetit. Në kuadër të saj, është një pjesë e zonës kadastrale  Sofalia dhe Parku i Taslixhes. 
  11. Taukbashqe: Përfshinë një sipërfaqe prej 112  ha, gjendet në zonë  periferike të qytetit. 
  12. 1 Taukbashqe: Përfshinë një sipërfaqe prej 116 ha, dhe gjendet në zonën periferike të qytetit. 
  13. Blloku B: Përfshinë një sipërfaqe prej 38 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit. 
  14. Kodra e Trimave:  Përfshinë një sipërfaqe prej 41 ha, gjendet në zonën qendrore. 
  15. Kodra e Trimave: Përfshin një sipërfaqe prej 150 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit.
  16. 1: Kodra e Trimave: Përfshinë një sipërfaqe prej 350 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit, në këtë b. lokale gjenden edhe varrezat e qytetit. 
  17. 2 - Kodra e Trimave: Përfshinë një sipërfaqe prej 353 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit. 
  18. Tophane: Përfshinë një sipërfaqe prej 16.6 ha gjendet në zonën qendrore të qytetit. 
  19. Tophane 2: Përfshinë një sipërfaqe prej 12.1 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. 
  20. Arbëria (Dragodani): Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 475 ha, gjendet në zonën periferike dhe qendrore të qytetit. Nëpër këtë bashkësi lokale kalon rruga, e cila shkon për Mitrovicë. 
  21. Kalabria

Shiko edhe këtë

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ "Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011 – Rezultatet Përfundimtare: Të Dhënat Demografike sipas Komunave" (PDF). Kosovo Agency of Statistics. fq. 14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 4 tetor 2021.
  2. ^ Prishtina Development Plan Document: http://prishtinaonline.com/uploads/prishtina_pzhk_2012-2022_shqip%20(1).pdf
  3. ^ Official gov't census: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/REKOS%20LEAFLET%20ALB%20FINAL.pdf Arkivuar 2011-11-12 tek Wayback Machine
  4. ^ a b c Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1315–1318. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  5. ^ a b c "Winter Drought Threatens Kosovo Capital's Water" (në anglisht). Balkan Insight. Marrë më 2 mars 2014.
  6. ^ Zogjani, Nektar (8 janar 2014). "Uji Për Prishtinën Në Dorë Të Zotit". Gazeta Jeta në Kosovë. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 2 mars 2014.
  7. ^ "Ndërtesa e Kuvendit". Kuvendi i Kosovës. Marrë më 3 tetor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ "Kuvëndi: Përshkrimi". Pristina Municipality. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2021. Marrë më 3 tetor 2021.
  9. ^ "Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011–Rezultatet përfundimtare" (PDF). Kosovo Agency of Statistics (KAS). fq. 143–149. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 10 janar 2020. Marrë më 2 tetor 2021.
  10. ^ "Religious composition of Kosovo 2011". pop-stat.mashke.org.
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2014. Marrë më 12 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ I.S. "Biblioteka u Prištini na "Telegrafovoj" listi 10 najružnijih zgrada na svetu". Blic.rs (në serbisht). Marrë më 2022-03-05.
  13. ^ a b c d e f g h i j http://www.esiweb.org/pdf/esi_future_of_pristina%20booklet_albanian.pdf
  14. ^ a b c d e f g "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 17 qershor 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  15. ^ "Fokus Kosova" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 18 shtator 2006.
  16. ^ https://kk.rks-gov.net/prishtina/getattachment/Municipality/Departments/Urbanizem,Ndertim-dhe-Mbr-Mjedisit/Urbanizmi/PZHU/PZHU-_Prishtina.pdf.aspx[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

Redakto