Xhamia e Jashar Pashës
Xhamia e Jashar Pashës (Osmanisht: مسجد يشار باشا Mesxhid-i Jashar Basha) është ndërtuar në vitin 1834 nga kryetari i Shkupit Jashar Mehmet Pasha. Xhamia ndodhet në rrugën Nazim Gafurri, Prishtinë dhe është një nga xhamitë më të vjetra në Republiken e Kosoves.[1]
Vështrim
RedaktoBazuar në të dhënat e shkruara, ndërtimi i kësaj xhamie daton në shekullin e 15-të, ndërsa pamja e saj daton kryesisht nga shekulli i 19-të. Kjo përkon me kohën kur Jashar Pasha, si qytetar i Prishtinës, financoi zbatimin e rinovimeve të rëndësishme në këtë xhami, dhe që nga ajo kohë kjo xhami quhet Xhamia e Jashar Pashës. Ndërtesa është në formë katrore - 10,50 m x 10,50 m, ka një strukturë guri të tipit kupolë me një derë prej druri të tipit të hapur, minarja është prej guri. Brendësia është një dhomë unike e ndriçuar nga dritaret e rregulluara në nivele, me mure të pikturuara dhe të përbërë nga mahvil, mimber dhe mihrap. Fasada e hyrjes dhe tavani prej druri janë zbukuruar gjithashtu me motive bimore. Minarja me dhjetë anë e vendosur pranë xhamisë ka një zbukurim skulpturor në pjesën e poshtme. Burimi është vendosur në qendër të oborrit të xhamisë dhe është me ndërtim të thjeshtë guri. Edhe pse kjo xhami ka pësuar shumë transformime nga pamja e saj origjinale gjatë shekujve, ajo ka të gjitha elementet karakteristike të ruajtura në shekuj. Kjo xhami përveç që ka një rëndësi të madhe për komunitetin islam, gjithashtu konsiderohet si një punë ndërtimore e rëndësishme për zhvillimin e arkitekturës dhe peizazhit kulturor-historik të qytetit të Prishtinës.[2][3][4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Drançolli, Fejaz (maj 2004). "Jashar Pasha Mosque" (PDF). Pristina.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Balla, Shefqet. Kosova Guide. abs books, www.abs.com. ISBN 978-9951-8780-4-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Warrander, Gail; Verena Knaus. Kosovo. Bradt Travel Guides Ltd, UK. ISBN 978-1-84162-331-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Një e ardhme për të kaluarën e Pishtinës" (PDF). Kosova Stability Initiative, European Stability Initiative. Marrë më 23 shkurt 2014.