Katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë

kishë

Katedralja e "Nënë Terezës" në Prishtinë (serbisht: Katedrala Majke Tereze u Prištini / Катедрала Мајке Терезе у Приштини) është një Katedrale Katolike në Prishtinë, Kosovë. Në vitin 2007, Qeveria e Kosovës ka miratuar planet për ndërtimin e[1] katedrales dedikuar misionares "Nënë Tereza".

Katedralja e Shën Nënë Terezës
42°39′23″N 21°09′34″E / 42.65639°N 21.15944°E / 42.65639; 21.15944
VendndodhjaPrishtinë
ShtetiKosovë
DenominimiKatolike
Historia
DedikimNënë Tereza
Arkitektura
Vënia e gurit të themelit2007
Administrimi
DioqezaDioqeza Katolike Romake e Prizrenit

Historiku

Redakto

Ideja e ndërtimit të një katedrale të tillë ishte propozuar nga ish - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vetë ishte një Musliman.[2] Ajo është inaguruar më 26 gusht të vitit 2010, të njëqind vjetorin e saj të lindjes, përpara përfundimit të ndërtimit. Ndërtimi i saj, filluar në vitin 2011, shkaktoi polemika në qarqe të ndryshme në Kosovë.[3]

Me përfundimin e ndërtimit të saj, Administrata Apostolike e Prizrenit do të lëvizë nga Prizreni për në Prishtinë. Katedralja do të jetë njëra nga ndërtesat më të larta në Prishtinë.[4]

Një ekspozitë e festimit të përbashkët të historisë së shqiptarëve dhe Austrisë u mbajt në Katedrale në janar 2015. Ajo u ndoq nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Ministri Austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz.

Galeri

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Kosovo Catholics plan cathedral to honour Mother Teresa" (në anglisht).
  2. ^ "New Cathedral Symbolises Catholic Rebirth in Kosovo". BIRN Kosovo (në anglisht). 6 shtator 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2011.
  3. ^ Petrit Collaku (26 maj 2011). "Kosovo Muslims Resent New Mother Teresa Statue" (në anglisht). Balkan Insight. Marrë më 5 shtator 2016.
  4. ^ "In Pristina's old Ottoman mosque, Muslims gather for prayers" (në anglisht).

Lidhje të jashtme

Redakto