Bejto Isufi (Osmanaj), lindi më 15 prill të vitit 1927 në fshatin Mavrovë, 16 km në lindje të qytetit të Vlorës drejt luginës së Shushicës nga një familje e pasur e me tradita të veçanta patriotike. Bejto ishte djali i madh i patriotit dhe luftëtarit Isuf Rustemi Mavrova (Osmanaj). Ai i kreu studimet ne shkollën tregtare të Vlorës ku dhe u njoh me një brez të tërë patriotësh dhe luftëtarësh si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Arif Hasko Memaj etj. Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Bejto Isufi u inkuadrua si zëvëndëskomisar në batalionin e V-të të Brigada e V-të Sulmuese të Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar që kryen luftime që nga Qarku i Jugut të Shqipërisë deri në Vishegrad të Bosnje-Hercegovinës, duke përfshirë edhe Kosovën, për çlirimin e tokave shqiptare në Jugosllavi nga okupatorët gjermanë. Pas çlirimit vajti për studime në Akademinë Ushtarake "Xherxhinski" të Moskës ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Pas kthimit në atdhe u caktua në detyra të larta ushtarake, si Komandant i Artilerisë Kundra-ajrore dhe i Aviacionit[1], Komandant i Garnizonit të Tiranës etj. Në vitin 1974 drejtoi paradën ushtarake me rastin e 30-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, paradë që për nga madhështia dhe disiplina kujtohet edhe sot nga bashkëkohësit e tij[2]. Ai ka lënë shumë shkrime dhe studime mbi artin e luftës. Bejto Isufi ndërroi jetë në vitin 1995.

Bejto Isufi, dalë në vitin 1944 në Vishegrad të Sanxhakut
Bejto Isufi. dalë gjatë drejtimit të Paradës Ushtarake, Tiranë 1974 (majtas)

Referime

Redakto
  1. ^ "MOD.GOV.AL". Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2008. Marrë më 14 janar 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ https://www.youtube.com/watch?v=_KsJkCuUH7s. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)