Kadri Hazbiu

politikan shqiptar

Kadri Hazbiu (Hysoverdhë, 15 korrik 1922 - Tiranë, 10 shtator 1983) qe partizan, zëvendësministër, ministër dhe drejtuesi më jetëgjatë i Sigurimit të Shtetit. Hazbiu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Kadri Hazbiu
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
20 korrik, 1954 – 26 prill, 1980
Paraprirë ngaMehmet Shehu
Pasuar ngaFeçor Shehu
Ministër i Mbrojtjes
Në detyrë
26 prill, 1980 – 10 tetor, 1982
Paraprirë ngaMehmet Shehu
Pasuar ngaProkop Murra
Kryetar i Sigurimit të Shtetit
Në detyrë
1949 – korrik 1954
Paraprirë ngaBeqir Ndou
Pasuar ngaMihallaq Ziçishti
Të dhëna vetjake
U lind më15 korrik, 1922
Hysoverdhë, Principata e Shqipërisë
Vdiq më10 shtator, 1983
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia e Punës e Shqipërisë
PunësimiUshtarak, politikan

JetaRedakto

Ishte djali i Hazbi Cano Dautaj, njërit nga komandantët e Luftës së Vlorës më 1920, dhe i Xhevrijes.[2]

Më 1936 nisi Shkollën Tregtare të Vlorës, prej të cilës u përjashtua më 1941. Në shtetor 1942 - qershor 1943 lëviz me punë në Drashovicë si i ngarkuar me punë partie dhe me përgjegjësi ushtarake. Në qershor-tetor 1943 ishte komisar i çetës "Halim Xhelo", në tetor 1943 e deri në janar 1944 vazhdon si komisar i batalionit "Ismail Qemali". Në janar-nëntor 1944 komisar e më pas zëvendëskomisar batalioni në brigadën e 5të. Në nëntor-dhjetor 1944 zëvendëskomisar në brigadën e 5të. Në dhjetor 1944 - shtator 1947 është kryetar i DSU (Degës të Sigurimit të Ushtrisë) në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit.

Në shtator 1947 - prill 1948 ndjek Shkollën e Lartë të Sigurimit në Moskë.

Më 1948-1949 kryetar i degës 5 të Sigurimit të Shtetit. Më 1949-1954 ndihmësministër i Punëve të Brendshme dhe drejtori kryesor i Sigurimit të Shtetit. Në përfundim të skemës ekzektutive të vitit 1954, kur Mehmet Shehu zuri vendin e Hoxhës si kryeministër, Kadri Hazbiu e pa veten në postin e lartë të ministrit. Kësisoj, më 1954-1980 ai ishte ministër i Punëve të Brendshme, duke thyer çdo rekort jetëgjatësie. Më 1980-1982 është edhe ministër i Mbrojtjes Popullore. Më 1952-1982 anëtar i KQ të PPSH. Më 1961-1971 kandidat i Byrosë Politike të Komitetit Qendror. Më 1971-1982 anëtar i Byrosë Politike. Më 1950-1982 deputet i Kuvendit Popullor. Pas goditjes së Mehmet Shehut, mbi Kadri Hazbiu ra ndëshkimi i pritshëm. U akuzua për faje të bëra vite më parë, në kohën kur marrëdhëniet me sovjetikët ishin të mira dhe e tillë ishte edhe politika e Partisë së Punës.

Më 15 tetor 1982 arrestohet, më 10 shtator 1983 ekzekutohet pasi u dënua për tradhti të lartë ndaj atdheut si "armik i popullit dhe i Partisë".[3]

4 nëntor 1995 gjenden eshtrat e tij në afërsi të Selitës, Tiranë dhe rivarrosen nga familjarët e tij..

ReferimeRedakto

  1. ^ "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Gazeta Standard. 29 nëntor 2014. Marrë më 22 maj 2018.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Boriçi, Kujtim (8 dhjetor 2012). "Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit: dokumenti "tepër sekret" nga Arkiva". Dita (37): 14–15. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 15 mars 2021.
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Sigurimi i Shtetit 1944-1991: Historia e policisë politike të regjimit komunist. Tiranë: 55. fq. 147–148.