Prokop Murra (Tiranë, 24 nëntor 1921 - 9 shtator 2005) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar gjatë regjimit komunist.

Prokop Murra
Ministër i Mbrojtjes Popullore
Në detyrë
10 tetor 1982 – 7 korrik 1990
Paraprirë ngaKadri Hazbiu
Pasuar ngaKiço Mustaqi
Ministër i Energjitikës
Në detyrë
27 mars 1981 – qershor 1982
Paraprirë nga-
Pasuar ngaPali Miska
Ministër i Industrisë dhe Minierave
Në detyrë
26 prill 1980 – 26 mars 1981
Paraprirë ngaXhaferr Spahiu
Pasuar ngaLlambi Gegprifti
Të dhëna vetjake
U lind më24 nëntor 1921
Tiranë, Principata e Shqipërisë
Vdiq më9 shtator 2005
Tiranë, Shqipëri
Nënshtetësiashqiptar
Punësiminëpunës

Biografia

Redakto

U lind më 24 nëntor 1921 në Tiranë. Kreu studimet e larta për ekonomi dhe luftoi në Luftën e Dytë Botërore si partizan i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.[1]

Në 1943 iu bashkua Partisë Komuniste Shqiptare si funksionar i sektorit ekonomik[2] dhe industrisë së petrolit dhe në 1956 u bë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.[1] 6 vite më vonë, në 1962, u zgjodh për herë të parë si përfaqësues në Kuvendin Popullor, pjesë e të cilit mbeti deri në fund të legjislaturës së pestë në 1966. Në vitet ’70 kreu përkohësisht funksionin e Sekretarit të parë të Partisë së Punës në Shkodër.[3] Gjithashtu, u emërua Zëvendës Kryetar i Komisionit të Planifikimit Shtetëror, pozicion të cilin e mbajti përkohësisht nga 1980 deri në 1981.[2]

Në Nëntor 1976, gjatë Kongresit të Shtatë të Partisë, u zgjodh anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë, pozicion të cilin e mbajti deri në prill të 1980-ës. Në 26 prill 1980, ai u emërua Ministër i Industrisë dhe Minierave në qeverinë e fundit të kryeministrit Mehmet Shehu. Në 1978 u rikthye në Kuvendin Popullor si përfaqësues, ku qëndroi për plot 3 legjislatura, deri në fund të legjislaturës së njëmbëdhjetë, në 1991.

Murra ishte kandidat për anëtarësinë në Byronë Politike të Partisë të Punës të Shqipërisë në Kongresin e tetë të Partisë më nëntor 1981[4], dhe në Kongresin e Partisë të vitit 1986 u bë zyrtarisht anëtar i Byrosë Politike.[5]

U emërua Ministër i Energjisë i qeverisë së Adil Çarçanit deri më 1 korrik 1982, kur u zëvendësua nga Pali Miska.[2] Në 23 nëntor 1982 u caktua Ministër i Mbrojtjes Popullore. Emërimi i tij ishte i papritur për shkak që nga krijimi i Republikës Popullore të Shqipërisë në 11 janar 1946, ky pozicion nuk iu ishte besuar kurrë civilëve si Murra.[2] Në një fjalim të mbajtur shkurtimisht pas vdekjes së Enver Hoxhës, Murra shprehu bindjen e tij se Shqipëria nuk do të krijonte kurrë marrëdhënie me superfuqitë e mëdha si Amerika dhe Bashkimi Sovietik, por se shteti do të ishte i “vetë-mbështetur.”[6] Pak kohë pas vdekjes së Hoxhës, me ardhjen në pushtet të Ramiz Alisë, Prokop Murra u konsiderua si “përkrahës i rrugës së ashpër” dhe u përjashtua nga Byroja Politike.[7] Murra doli në pension më 9 korrik 1990, dhe pozicionin e tij si Ministër i Mbrojtjes e mori Kiço Mustaqi.[8]

Në 1993, Murra dhe nëntë zyrtarë të tjerë të lartë (Muho Asllani, Besnik Bekteshi, Foto Çami, Hajredin Çeliku, Lenka Çuko, Llambi Gegprifti, Qirjako Mihali, Pali Miska dhe Vangjel Çërrava) u përfshinë në një proçes gjyqësor.[9] Ata u akuzuan për “abuzim fondesh” dhe gjykata e Tiranës vendosi dënimin e Mihalit dhe Gegpriftit me 8 vite secili, Miskës dhe Çukos me 7 vite, Çamit, Çelikut dhe Bekteshit me 6 vite, dhe Çerravës, Murrës dhe Asllanit me 5 vite.[10][11]


Në Qershor të 1996, një tjetër çështje gjyqësore u ngrit kundër Murrës, dhe disa politikanëve të tjerë si Muho Asllani, Foto Çami, Gaqo Nesho, ish-Sekretar i parë i PPSH në Vlorë dhe Tiranë, Zef Loka, ish-drejtor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe Dilaver Benghazi, ish-zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme.[12] Kësaj rradhe, akuza ishte për krime ndaj njerëzimit, sipas Artikullit 74, 67 dhe 25 të Kodit Penal Shqiptar. Sipas vendimi të marrë në Gusht 1996, Murra u dënua me 20 vjet heqje lirie, Asllani dhe Loka me 16 vjet, dhe Benghazi me 12 vjet.[13]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Historical Dictionary of Albania– Robert Elsie p.314-315". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d "Yearbook on International Communist Affairs, Milorad M. Drachkovitch, Lewis H. Gann, Hoover Institution Press., 1983, p.238-239 (Yearbook on International Communist Affairs series)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "United States. Consulate General (Hong Kong, China), 1970, p.102". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Quarterly economic review of Rumania, Bulgaria, Albania, Issue 1, Economist Intelligence Unit., 1982, p.xli". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Keesing's Record of World Events, Volume 33, Longman, 1987, p.xxxii". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Daily Report: Eastern Europe, Issues 40–61, 1987, p.38-39". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "The search for Greater Albania, Paulin Kola, 2003, p.198". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Albanian Key Ministries". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "UA 435/93 – Albania: legal concern: Muho Asllani, Besnik Bekteshi, Foto Cami, Hajredin Celiku, Vangjel Cerrava, Lenka Cuko, Llambi Gegprifti, Qirjako Mihali, Pali Miska, Prokop Murra". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Fred Abrahams: Human rights in post-communist Albania,Human Rights Watch/Helsinki, S. 36, ISBN 1-56432-160-6, 1996". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Kathleen Imholz: CAN ALBANIA BREAK THE CHAIN? THE 1993–1994 TRIALS OF FORMER HIGH COMMUNIST OFFICIALS Archived 2014-05-06 at the Wayback Machine". Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2016. Marrë më 19 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "ATA NEWS: Defence Attorneys Request Innocence for six former senior PLA officials (19. Juni 1996)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "ATA NEWS: Ex communist senior official released from the court hall (13. August 1993)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)