Vangjel Çërrava
Vangjel Çërrava (i lindur në vitin 1941, në Korçë) është një ish politikan shqiptar i Partisë Popullore të Shqipërisë (PPSh). Ai ishte anëtar i Parlamentit shqiptar, Zëvendës Kryetar i Kabinetit të Shqipërisë dhe për një kohë të shkurtër pjesëtar i Byrosë Politike të partisë.
Biografia
RedaktoÇërrava, i cili fillimisht shërbente si funksionar në sektorin ekonomik, në vitin 1978 u bë deputet i Kuvendit popullor, funksion që e mbajti gjatë nëntë nga njëmbëdhjetë legjislaturave, që përfunduan në vitin 1991 me rënien e komunizmit në Shqipëri.
Në tetor të vitit 1982, Çërrava u bë anëtar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë.[1]
Gjatë Kongresit të nëntë të Partisë, në nëntor të vitit 1986, Çërrava u zgjodh si kandidat-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë. Çërrava u bë anëtar me të drejta të plota në korrik të vitit 1990. Ai e mbajti këtë post deri në shpërbërjen e PPSh-së, që përkon me themelimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, në qershor të vitit 1991.
Nga 20 shkurti i vitit 1987 deri më 2 shkurt të vitit 1989, Çërrava mbajti postin e Zëvendës Kryetarit të Këshillit të Ministrave në Qeverinë e Adil Çarçanit.[2][3]
Në vitin 1993, gjykata speciale e vendosur në Tiranë gjykoi Çërravën dhe nëntë ish-zyrtarë të tjerë të rangut të lartë (Muho Asllani, Besnik Bekteshi, Foto Çami, Hajredin Çeliku, Lenka Çuko, Llambi Gegprifti, Qirjako Mihali, Pali Miska, dhe Prokop Murra).[4] Ish-zyrtarët u akuzuan për keqpërdorim të fondeve publike dhe u dënuan si vijon: Mihali dhe Gegprifti me nga tetë vite secili; Miska dhe Çuko me nga shtatë vite secili; Çami, Celiku dhe Bekteshi me nga gjashtë vite secili; Çërrava, Murra dhe Asllani me nga pesë vite secili.[5][6] Të gjithë u liruan pas trazirave të vitit 1997.
Referime
Redakto- ^ Albania Today (Ausgabe zum Tode von Enver Hoxha, Nr. 2 (81)/1985) (PDF-Datei; 7,60 MB)
- ^ "3 3. Kabinett Çarçani". Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2005. Marrë më 19 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Louis Zanga: A Major Government Reshuffle in Albania (13 February 1989)". Arkivuar nga origjinali më 2012-09-08. Marrë më 2015-06-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "UA 435/93 - Albania: legal concern: Muho Asllani, Besnik Bekteshi, Foto Cami, Hajredin Celiku, Vangjel Cerrava, Lenka Cuko, Llambi Gegprifti, Qirjako Mihali, Pali Miska, Prokop Murra". Marrë më 2016-12-04.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fred Abrahams: Human rights in post-communist Albania,Human Rights Watch/Helsinki, S. 36, ISBN 1564321606, 1996
- ^ "Kathleen Imholz: CAN ALBANIA BREAK THE CHAIN? THE 1993-94 TRIALS OF FORMER HIGH COMMUNIST OFFICIALS". Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2014. Marrë më 19 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)