Foto Çami

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 22 tetor 2022. 1 pending change awaits review.

Foto Çami (lindur më 4 Tetor 1925) është një ish-funksionar dhe politikan i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSh).

Biography

Redakto

Çami lindi më 4 tetor 1925 në fshatin e Labovës në rrethin e Gjirokastrës.[1] Ai u bashkua me forcat partizane gjatë Luftës Antifashiste dhe shërbeu gjithashtu si komisar politik. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës për Filozofi. Karriera e tij në këtë fushë do të kulminonte me marrjen e titullit "Profesor".[1]

Çami u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor në vitin 1970, ngjarje që shënoi dhe fillimin e karrierës së tij politike në periudhën e pas-luftës. Për një mandat do të shërbente si anëtar i Kuvendit Popullor.[2] Në vitin 1971 u zgjodh gjithashtu si anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.

Për vite me rradhë do të drejtonte qarkun e Tiranës si Sekretar i Parë i Partisë për qarkun. Në Kongresin e 8-të të Partisë në Nëntor të vitit 1981 ishte gjithashtu kandidat për tu zgjedhur si anëtar Byrosë Politike të PPSH. Nga viti 1982 deri në vitin 1991, do të shërbente sërish në pozicionin e deputetit të Kuvendit Popullor.

Në qershor të vitit 1985, u zgjodh dhe si pasues i Sekretarit të parë të Partisë së Punës Ramiz Alia. Çami do të largohej nga jeta politike dhe funksionet e udhëheqjes në vitin 1990, kur doli në pension dhe nga jeta publike në vitin 1991, me përfundimin e mandatit të deputetit të Kuvendit Popullor.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Robert Elsie (2010-03-19), Historical Dictionary of Albania (në anglisht), fq. 73, ISBN 9780810873803
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 maj 2011. Marrë më 2012-09-29.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - Republika e Shqipërisë KUVEND. Tiranë 2005