Belle Air u krijua me 8 qershor 2005 ne Tiranë, si e para Kompani Ajrore low cost Shqiptare dhe prej datës 1 mars 2006 filloi fluturimet e linjës nga Tirana ne 7 aeroporte Italiane per tu shtrire gjate viteve ne vijim ne 26 destinacione Evropiane. Objektvi i parë i Belle Air ka qene qe duke zhvilluar fluturime linje me cmime te ulta dhe me sigurine me te larte drejt Europes te favorizoje zgjerimin e trafikut ajror te Shqiperise.Me pas pas nje krize kompania Belle Air falimentoi ne nëntor te vitit 2013.

Belle Air Europe

Redakto

Partneri i Belle Air, Belle Air Europe, një kompani ajrore italiane e themeluar në korrik 2009, ka bërë të mundur zgjerimin e rrjetit ajror në tregjet e Kosovës e Maqedonisë per destinacionet: Nga Prishtina në: Verona, Bergamo, Venezia, Munih, Stuttgart, Dusseldorf, Liegi, Basel-Mulhaus, Londra, Friedrichschafen, Noremberg dhe Vjene. Nga Shkupi ne: Dusseldorf, Vjene, Ancona e Rome.

 
Një avion i BelleAir në Aeroportin e Tiranës

Destinacionet

Redakto

Belle Air lidhte Aeroportin e Tiranës me destinacione të shumta në Itali, Greqi, Anglia, Belgjika, Zvicër, Gjermania, France e Kosovë.