Beni ecën vetë
(Përcjellë nga Beni ecen vete)
Beni ecën vetë është një film shqiptar i bazuar mbi librin e të njëjtit emër nga Kiço Blushi, dhe i prodhuar nga Kinostudio Shqipëria e Re.
Beni ecën vetë | |
---|---|
Regjia nga | Xhanfise Keko |
Shkruar nga | Kiço Blushi |
Bazuar në | Beni ecën vetë nga Kiço Blushi |
Luajnë | |
Kinematografia | Saim Kokona |
Montazhi | Shpresa Papapavllo |
Muzika | Limos Dizdari |
Kompania prodhuese | |
Data e publikimit | 1975 |
Kohëzgjatja | 65 minuta |
Gjuha | Shqip |
Përmbajtja
RedaktoNga kujdesi i tepruar i prindërve, Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xhaxha Thomai që vjen nga fshati e merr me vete dhe për herë të parë, Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në familjen e xhaxhait dhe i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Për ta ndihmuar të kalojë frikën dhe të ambientohet e ftojnë të marrë pjesë sëbashku me fëmijët e tjerë në një piknik. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës, duke larguar frikën dhe mendimet negative të fëmijërisë.
Rolet
Redakto- Herion Spiro , Beni
- Pandi Raidhi, Xhaxha Thomai
- Dhorkë Orgocka, Teto Ollga
- Yllka Mujo, Leta,nena e Benit
- Gjergj Sollaku, Goni
- Koço Guda, Vaso
- Selma Sotirllari, Jeta
- Genc Anastasi
- Adrian Laperi
Role episodike
Redakto- Zhani Ziçishti, Babai i Benit
- Ema Shteto, Drita