Beqir Voca
Beqir Musli Voca (1841-1925) ishte atdhetar dhe pleqnar i dalluar nga Shala e Bajgorës. ,[1]
Biografia
RedaktoBeqir Voca lindi në Melenicë të Stantergut. Babai i tij ishte Musli Voca. Beqiri bashkëpunoi me Isa Boletinin. Pas pushtimit të Kosovës nga ushtria serbe (1912), sidomos pas ripushtimit të saj (1918) dhe formimit të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, u angazhua kundër shpërnguljes së shqiptarëve të kësaj ane në Turqi. Deri në vitin 1922 kreu detyrën e kryetarit të Shalës së Bajgorës me qendër në Bare. Duke qenë në pozitën e kryetarit, ndihmoi popullsinë me të gjitha mundësitë që kishte dhe bashkëpunoi me lëvizjen kaçake, duke i mbrojtur ata sa herë që organet e pushtetit dhe xhandarmëria serbe u binte në gjurmë dhe i rrezikonin. Gjithashtu ndërhynte edhe te prefekti i Mitrovicës për veprimet brutale të xhandarmërisë serbe ndaj popullsisë së pambrojtur.[2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1749. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ https://www.zemrashqiptare.net/news/12721/shevki-sh-voca-perkujtim-me-rastin-e-lindjes-dhe-vdekjes-se-profesor-magjister-ahmet-sh-maloku-ii.html