Besar Musolli
Besar Musolli (lindi më 28 shkurt 1989) është futbollist kosovar i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin shqiptar FK Kukësi dhe për kombëtaren kosovare.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 28 shkurt 1989 | ||
Vendlindja | Besiana, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.84 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | FK Kukësi | ||
Numri | 23 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2009 | KF Prishtina | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2009–2012 | KF Hysi | 66 | (5) |
2012– | FK Kukësi | 128 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2017– | Kosova | 1 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Jeta e hershme
RedaktoMusolli u lind në Besianë, Kosovë. Në korrik 2013, ai së bashku me Yll Hoxhën mori pasaportën shqiptare.[1]
Karriera me klube
RedaktoNë vitin 2005, Musolli filloi të luajë në skuadrat rinore të Prishtinës, kur ishte vetëm 16 vjeç. Në vitin 2009, ai filloi karrierën si lojtar profesionist, ku luajti tri vite në skuadrën KF Hysi.
Më 1 korrik 2012, ai nënshkroi kontratë për FK Kukësi. Më 4 gusht 2016, ai pranoi që ta vazhdojë kontratën deri në qershor 2017.[2]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoMë 5 qershor 2017, Musolli u thirr që të luajë për kombëtaren kosovare në kualifikimin e Kupës Botërore FIFA 2018 kundër Turqisë.[3][4] Më 6 tetor 2017, ai luajti në ndeshjen kundër Ukrainës.
Referime
Redakto- ^ "Yll Hoxha dhe Besar Musolli pajisen me pasaporta shqiptare". Borozani.com. 31 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2016. Marrë më 10 nëntor 2017.
- ^ Adi Metaliu (4 gusht 2016). "Shameti dhe Musolli rinovojnë me Kukësin". Super Sport Albania. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2017. Marrë më 5 qershor 2017.
- ^ "Bunjaku publikoi listën e futbollistëve për ndeshjen me Turqinë". Federata e Futbollit të Kosovës. 5 qershor 2017. Marrë më 5 qershor 2017.
- ^ ""Gladiatori" Musolli, ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës". Sport Ekspres. 5 qershor 2017. Marrë më 5 qershor 2017.