Beselam pse me flijojnë
Beselam pse me flijojnë shfaqje teatrale për herë të parë paraqitur publikut më 15 shtator 2010 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Shfaqja është pasqyrim i dramës së shkruar në vitet '70-ta, e cila për temë ka mitin e flijimit. Duke marrë për bazë mitin e Rozafatit, drama 'Beselam pse me flijojnë' ndërton tregimin mbi sakrificën. Në një qytet të imagjinuar, dhe të izoluar, sundimtari dhe partia e qytetit tentojnë të mbajnë nën kontroll qytetarët, duke u premtuar ndërtimin e urës, dhe njëkohësisht duke u munduar t'i bindin që të heqin dorë nga ndërtimi i saj. Sikurse edhe në legjendën e Rozafatit, ura e cila ndërtohet ditën , rrëzohet gjatë natës. Duke rikujtuar mitin, profeti bind ustallarët të sakrifikojnë njërën nga gratë e tyre, ashtu që të pushojnë rrënimet dhe mallkimi. Por, sakrifica është e kotë.
Autor i dramës është Rexhep Qosja ndërsa regjinë e shfaqjes së 15 shtatorit 2010 e ka bërë Fatos Berisha me asistimin e Kushtrim Hoxhës dhe Trim Musliut. Aktrimi i personazheve ndër tjera është bërë nga artistët Çun Lajçi, Bislim Muçaj, Shkumbin Istrefi, Luan Jaha, Hazir Myftari, Sheqerije Buqaj, Anisa Ismajli, Veton Osmani, Eshref Durmishi, Armend Ismajli, Ramadan Malaj, Kushtrim Hoxha, Rozi Kryeziu. Për realizimin muzikës së pregaritur nga Ilir Bajri për shfaqjen është përkujdesur kori "Newborn", "Babuka & Drum collective", Patris Berisha - anëtarë nga Baleti i Kosovës. Skenografia, dizajnimi dhe ndiçimi i skenës është bërë nga ana e shoqërisë nga Hollanda Nico de Rooij. Aktorët janë paraqitur në skenë me kostumet e pregaritura nga ana e Vjosa Bradës. E gjithë shfaqja është oragnizuar nga ana e menagjerës Vjosa Shala.