Beteja e Akelout (1359)
Beteja e Akelout u zhvillua në vitin 1359 pranë lumit Akelo, në Etoli, Greqinë moderne, e luftuar midis trupave arbërore, nën udhëheqjen e Pjetër Loshës dhe Gjin Bua Shpatës, dhe forcave të Despotatit të Epirit, nën drejtimin e Nikeforos II Orsini. Arbërorët mundën ushtrinë e Orsinit, e cila pësoi humbje të mëdha gjatë betejës. Beteja krijoi dy despotatë nga rajone më parë pjesë e Despotatit të Epirit: Despotati i Artës dhe Despotati i Angjelokastrës dhe Lepantos.
Beteja e Akelout | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||||
Fise arbërore nën udhëheqjen e Pjetër Loshës dhe Gjin Shpatës | Despotati i Epirit | ||||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||||
Pjetër Losha Gjin Bua Shpata | Nikeforos II Orsini † | ||||||||
Fuqia ushtarake | |||||||||
Të panjohura | Të panjohura | ||||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||||
Të panjohura | Të panjohura |
Sfondi
RedaktoQë nga fillimi i shekullit të 14-të pushteti i Despotatit të Epirit ishte në rënie ndërsa fiset arbërore kishin rritur kontrollin e tyre mbi shumë zona të despotatit.[1] Nikeforos II Orsini, Despot i Epirit vendosi të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Perandorinë Serbe duke braktisur gruan e tij të mëparshme Maria Cantacuzena dhe duke u martuar me motrën e vejushës së Stefan Dushanit. Arbërorët e Despotatit kërcënuan me revoltë nëse Orsini martohej me motrën e Helenës së Bullgarisë dhe nuk rikthehej me Marinë, e cila ishte pjesë e familjes Kantakouzenos aleate me ta.[2] Orsini u detyrua të rikthehet me Marinë por vendosi të bënte luftë kundër arbërorve për të ndaluar fuqinë e tyre në rritje në despotat.[1]
Beteja
RedaktoNikeforos II Orsini mblodhi forcat e tij dhe marshoi kundër arbërorve në rajonet ku ishin vendosur në Etolia, Greqinë moderne perëndimore. Arbërorët mblodhën forcat e tyre dhe nën udhëheqjen e Pjetër Loshës luftuan kundër Orsinit në fund të pranverës së vitit 1359 pranë lumit Akelou. Arbërorët fituan betejën. Orsini u vra dhe e gjithë ushtria e tij u shkatërrua.[3]
Pasojat
RedaktoPas vdekjes së Nikeforos, qytetet kryesore të mbetura në Despotatin e Epirit, duke qenë nën rrezik kapjeje nga trupat arbërore, iu nënshtruan Simeon Uros dhe zonat e mbetura të Despotatit u ndanë midis tij dhe Radoslav Hlapen. Simeon, në pamundësi për të dëbuar udhëheqësit arbërorë, u përpoq të mbante kontroll indirekt të Epirit duke njohur Pjetër Loshën dhe Gjin Shpatën si despotë, përkatësisht në rajonet e Artës dhe Angjelokastër dhe Lepanto.
Megjithëse pjesa më e madhe e Epirit përkohësisht ra nën sundimin arbëror, për shkak të strukturës së tyre fisnore dhe mungesës së autoritetit qendror, shqiptarët nuk zëvendësuan asnjë sundim ekzistues grek ose serb me një shtet të centralizuar arbëror. Si pasojë e viteve 1366-67 vetëm qyteti i Janinës nuk ishte nën kontrollin e arbërorve.
Burimet
Redakto- ^ a b Stampa:The Late Medieval Balkans
- ^
{{cite book}}
: Burim bosh (Ndihmë!) - ^ Stampa:The Byzantine Family of Kantakouzenos