Beteja e Dyrrahut (1018)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Beteja e Dyrrahut ndodhi në shkurt 1018.Ajo ishte një pjesë e Luftërave Bizantine-Bullgare .Kjo betejë ndodhi ndërsa cari bullgar Ivan Vladislav u përpoq të vendosë fuqinë e tij në bregdetin juglindor të Detit Adriatik . Ai udhëhoqi një ushtri kundër Dyrrahut (sot njihet si Durrës, në Shqipëri ) dhe e rrethoi qytetin, por u vra gjatë një kundërsulmi nga mbrojtësit të qytetit.
Kjo ishte beteja e fundit e luftës shekullore midis Perandorisë së Parë Bullgare dhe Bizantit . Brenda disa muajsh pas vdekjes së Vladisllavit, shumica e mbretërisë së tij u nënshtrua nga perandori Bizantin Basil II .
Sfond historik
RedaktoPas betejës së Kleidionit dhe vdekjes së car Samuil në 1014 shteti bullgar u destabilizua nga trazirat e brendshme. Në vitin që pasoi, car Gavril Radomir, djali dhe trashëgimtari i Samuelit, u vra nga kushëriri i tij, Ivan Vladislav, me nxitjen e perandorit bizantin. Sundimtari i ri bullgar negocioi një paqe të shkurtër pasi premtoi se do t'i nënshtrohej Basilit II në këmbim të kontrollit mbi Dyrrahun. Asnjëra palë nuk i mbajti premtimet e saj dhe lufta shpërtheu përsëri në vjeshtën e 1015. Ndërsa Vladislav sulmoi Dyrrahun, Basil II pushtoi kryeqytetin e tij Ohrin, por më vonë, si rezultat i Betejës së Manastirit, u detyrua ta braktisë atë.