Beteja e dytë e Meçadit
Beteja e Meçadit u zhvillua në korrik të vitit 1465 midis forcave arbërore të Skënderbeut dhe forcave osmane të Ballaban Pashës (shqiptar).
Beteja e dytë e Meçadit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftërave Osmane në Evropë | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Lidhja e Lezhës | Perandoria Osmane | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Skënderbeu | Ballaban Pasha | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
9.000 | 30.000 | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
Të ulëta | 11.000 |
Skënderbeu kishte udhëhequr një luftë kundër Perandorisë Osmane për më shumë se dy dekada dhe Ballaban Pasha ishte një kapiten osman me origjinë shqiptare që ishin rekrutuar përmes sistemit devşirme. Ballabani planifikonte për të kapur në befasi kampin e Skënderbeut në kur ai nuk ishte aty. Skënderbeu ishte paralajmëruar për një dredhi, e megjithatë ai e rrethojë kampin osman. Kur Ballabani urdhëroj ushtrinë e tj të dalë jashtë, shqiptarët i zuanë në pritë dhe e thyen ushtrinë osmane. Ballabani u kthye pas një muaji, dhe prap pas atij muaji, dhe përsëri dy herë u mposht.
Prapavija
RedaktoNë prill të vitit 1465, Ballaban Pasha, një sanxhakbej osman i Sanxhakut të Ohrit me preardhje shqiptare, ishte mposhtur në Betejën e Vaikalit nga Skënderbeu, që i kishte kushtuar shumë. Skënderbeu kishte udhëhequr një luftë kundër Perandorisë Osmane për rreth njëzet vite. Ballabani ishte i favorizuar nga Sulltani Mehmed II i cili shihte atë se një shqiptar vendas do ishte i dobishëm në mposhtjen e kryengritësve shqiptarë [1]. Emërimi i Ballabanit ishte një veprim i llogaritur mirë më parë për një revolucion shoqëror, për të inkurajuar shqiptarët e tjerë të bashkangjiten ushtrisë Osmane [2]. Në korrik 1465, Mehmedi e emëroj Ballabanin në kye të një ushtrie me të cilën do e pushtonte Shqipërinë [3].
Fushata
RedaktoPara fushatës, Ballabani i paraqiti Skënderbeut dhurata të shtrenjta. Skënderbeu iu përgjigjur duke i dhënë Ballabanit një kazmë dhe një plug për ti kujtuar Ballabanit origjinën e tij fshatare[4]. Ballabani, në këmbim të dhuratës që kishte marrë, u përpoq të përfundojë fushatën sa më shpejt që ishte e mundur. Ballabani u përpoq të korruptojë një kamp shqiptar në Meçad, pranë Oranikut, por Skënderbeu, i cili kishte qenë larg në veri, ishte paralajmëruar për këtë lëvizje dhe u kthye për të luftuar Ballabanin [5]. Skënderbeu marshoj nëpër Ohër [4]. Ballabani nuk kishte dijeni për kthimin e Skënderbeut dhe përsëri u përgatit për sulm. Skënderbeu i rrethoj turqit në Meçad dhe kur Ballabani urdhëroi sulmin, ai e gjeti veten të rrethuar. Në njërën anë, ata ishin sulmuar nga kalorësia arbërore, dhe në anën tjetër nga vullnetarët italianë [3].
Pasojat
RedaktoShqiptarët fituan një betejë vendimtare. Flamuj turq ranë në duart e shqiptarëve dhe pak prej tyre shpëtuan. Ballabani u kthye në Konstandinopol dhe Mehmedi i caktoj atij një ushtri me 20,000 ushtarë, e cila përsëri u mposht nga Skënderbeu në korrik, 1465[3]. Në gusht, Ballabani nisi fushatën e tij më të madhe kundër Shqipërisë. Ushtria osmane përbëhej nga 40.000 ushtarë, por edhe ajo u mposht nga Skënderbeu[6]. Megjithatë, vitin e ardhshëm, Mehmedi filloi një luftë totale kundër ushtrisë shqiptare, krejtësisht e shkatërrojë vendin dhe e rrethoj Krujën[7].
Referime
Redakto- Francione, Gennaro (2003). Skenderbeu: Një hero modern. Shtëpia botuese "Naim Frashëri". ISBN 978-99927-38-75-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hodgkinson, Harry (1999). Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero. Centre for Albanian Studies. ISBN 978-1-873928-13-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shënime
Redakto- ^ Hodgkinson 1999, f. 199.
- ^ Hodgkinson 1999, f. 200.
- ^ a b c Francione 2003, p. 175
- ^ a b Francione 2003, p. 174
- ^ Hodgkinson 1999, f. 203.
- ^ Hodgkinson 1999, f. 204.
- ^ Francione 2003, f. 181.