Bibliomania mund të jetë një simptomë e çrregullimit obsesivo-kompulsiv që përfshin mbledhjen ose edhe rrëmbimin e librave deri në atë pikë sa që si rezultat i saj mund të dëmtohen marrëdhëniet shoqërore ose shëndeti. Bibliomania nuk duhet të ngatërrohet me bibliofilinë, e cila është dashuria e zakonshme ndaj librave dhe nuk konsiderohet një çrregullim psikologjik klinik.

Si njëra nga disa sjellje të pazakonta që lidhen me librat, bibliomania karakterizohet nga mbledhja e librave të cilët nuk kanë asnjë përdorim për koleksionistin dhe as ndonjë vlerë të madhe të brendshme për një koleksionist të mirëfilltë librash. Blerja e kopjeve të shumta të të njëjtit libër dhe botim si dhe grumbullimi i librave përtej kapacitetit të mundshëm të përdoruesit ose kënaqësisë janë simptoma të shpeshta të bibliomanisë.[1] Bibliomania, megjithatë, nga Shoqata Psikiatrike Amerikane dhe DSM-IV të saj, nuk është as nuk konsiderohet si një çrregullim psikologjik i njohur. [2]

Termi për herë të parë u krijua nga John Ferriar (1761–1815), një mjek në Manchester Royal Infirmary. [3] Ferriar përdori termin në vitin 1809 në një poezi që ai ia kushtoi mikut të tij biblioman, Richard Heber (1773–1833). [4] Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, "bibliomania" u përdor në ligjërimin popullor (si në ese periodike ashtu edhe poema) për të përshkruar mbledhësit e librave obsesivë. [5] [6]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Hooked and Booked". Psychology Today (në anglisht). Marrë më 2017-05-25.
  2. ^ Agrawal, Mukta (2015-09-09). "A Detailed Study About Bibliomania". InlifeHealthCare (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2019. Marrë më 2017-05-25.
  3. ^ Kendall, Joshua. The man who made lists: love, death, madness, and the creation of Roget's Thesaurus, Penguin Group, USA, 2008, p. 154.
  4. ^ Ferriar, John (1809). The Bibliomania, An Epistle to Richard Heber, Esq (në anglisht). London: T. Cadell and W. Davies, in the Strand; J. Haddock, Warrington.
  5. ^ "LITERATURE". The Australasian (në anglisht). Vëll. LIV no. 1415. Victoria, Australia. 13 maj 1893. fq. 45. Marrë më 18 nëntor 2017 – nëpërmjet National Library of Australia.
  6. ^ The Anatomy of bibliomania (në anglisht), 1930, also The anatomy of bibliomania (në anglisht), 1932

Literatura

Redakto
  • Basbanes, Nicholas A. (1995). A Gentle Madness: Bibliophiles, Bibliomanes, and the Eternal Passion for Books (në anglisht). Henry Holt and Company, Inc.
  • Bartlett, Allison Hoover (2009). The Man Who Loved Books Too Much: The True Story of a Thief, a Detective, and a World of Literary Obsession (në anglisht). New York: Riverhead Trade.
  • Richard de Bury (1902). The Love of Books: "The Philobiblon" translated by E. C. Thomas. London: Alexander Moring
  • Andrew Lang (1881). The Library.London: Macmillan & Co.
  • McDade, Travis (2006). The Book Thief (në anglisht). Westport, CT: Praeger. ISBN 0-275-99331-0.