Binaze Kacabaçi - Dauti
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Binaze Kacabaçi - Dauti (1891-1981).
Binaze Kacabashi, me pseudonimin "Hoxha Hanëm" ushtroi profesionin e mësueses së besimit dhe të edukatores islame. Binazja është nga rrethi i Leskovcit. Qyteti i lindjes së saj është Prizreni. Duke qenë e detyruar të ndiqte prindërit e saj, ajo bëri një jetë endacake. Shkollën fillore e bëri në Edrene, ndërsa atë normale në Stamboll, ku edhe shërbeu si mësuese për pesë vjet. Më vonë ajo u shpërngul në Gjilan. Në vitin 1920, në moshën 29-vjeçare, ajo hapi një shkollë për vajza në shtëpinë e saj në Gjilan. Në kushtet e pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia, shkollat me gjuhë mësimi shqipen qenë krejtësisht të ndaluara. Në këto rrethana të vetmet institucione për arsimimin e shqiptarëve ishin mejtepet dhe medresetë, ku mësimi jepej nga klerikë myslimanë. Është e natyrshme që regjimi sllav nuk i shihte me sy të mirë këta klerikë, të cilët ishin brumosur me botëkuptimin armiqësor ndaj sllavëve, gjë që përbënte një rrezik për shtetin jugosllav. Përveç asaj, dihet se shumë prej tyre bënin pjesë në Komitetin e Kosovës dhe kishin lidhje me udhëheqës si Ferhat Draga, Hasan Prishtina, Bajram Curri, etj. H. Hanmi e përjetoi ndjekjen që u bëhej shqiptarëve. Ajo vërtet nuk u aktivizua në lëvizjen kombëtare, por ajo e shndërroi shtëpinë e saj në shkollë për vajzat shqiptare, dha mësime në mënyrë klandestine, duke kontribuar kështu në frymën e besimit mysliman për unitetin kombëtar.
Burimet
Redakto- * Dr. Ramiz Zekaj|Zhvillimi i kulturës islame të shqiptarëve gjatë
- * Mr.sci. Aliria Selmani|Një jetë kushtuar fesë (Binaze Kacabaçi-Dauti, Hoxha Hanëmja (1891-1981), “Hëna e Re”, Shkup, 228, maj 2010]] [[Shekulli XX|shekullit XX|faqe 342