Bisan Owda
Bisan Owda (arabisht: بيسان عودة; lindur më 1997/1998) është filmbërëse palestineze[1] e njohur më së miri për videot e saj në rrjete sociale duke e dokumentuar luftën Izraelite në Gaza të vitit 2023 në Rripin e Gazës.[2]
Karriera
RedaktoOwda ka punuar me Kombet e Bashkuara për barazinë gjinore,[3] si pjesëtare e Forumit Youth Gender Innovation Agora të UN Women.[3] Owda poashtu ka bashkëpunuar me Bashkimin Europian për ndryshimet klimatike,[1][4] dhe është ambasadore e programit EU Goodwill.[5]
Owda ka prodhuar një emision, Hakawatia, që transmetohet nga Roya TV.[3][5] Owda punon për Fondin e Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë (UNFPA).[6][7]
Prezenca në internet
RedaktoQë prej 15 tetor 2023, Owda ka mbledhur mbi 180,000 ndjekës në Instagram.[1] Deri më 20 nëntor 2023, ajo pati 2 milionë ndjekës, dhe deri më 5 dhjetor 2023 ajo pati mbledhur mbi 3 milionë ndjekës.[8] Videot e Owdas të përvojës së qytetarëve palestinezë gjatë luftës Izraelite në Gaza janë ndarë nga ABC News,[9][10] Al Jazeera,[11] BBC-ja,[1] dhe Le Monde.[12]
Më 2 nëntor 2023, The Jerusalem Post e akuzoi Owdan se ishte anëtare e ekipit propagandist të Hamasit, duke thënë që postimet kanë marrë vëmendje nga "figura të mirënjohura të lidhura me antisemitizëm dhe teori konspirative, duke përfshirë Shaun King".[13] Ata poashtu cituan një postim në Instagram që e bëri Owda më 7 tetor, në të cilin tha se "Për çdo veprim ka kundërveprim. Kjo domethënë: Çka u prit pas 75 vitesh pushtimi dhe 17 vitesh rrethimi?" në referencë ndaj sulmi të Hamasit atë ditë, dhe ndaj raportimit të saj që forcat izraelite e bombarduan Spitalin Al-Ahli, dhe "që Izraeli po i vriste njerëzit që po iknin drejt jugut".[13]
Në fillimin e muajit dhjetor, Owda postoi që ajo ishte e sëmurë me një infektim viral dhe që ajo "[nuk ka] fare shpresë për mbijetesë".[14]
Jeta personale
RedaktoPasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i thanë banorëve të Gazës të evakuoheshin, Owda dhe prindërit e saj u rivendosën nga Beit Hanoun drejt Spitalit Al-Shifa.[15] Shtëpia e familjes së saj dhe zyra e saj në Rimal u bombarduan, duke ia shkatërruar të gjitha pajisjet filmike të Owdas.[15]
Owda ishte dëshmitare e sulmit ajror të ambulancës së Al-Shifas më 3 nëntor 2023.[16]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d Jon, Donnison (2023-10-15). "One week in Gaza: 'There are no safe places here'". BBC News (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-07. Marrë më 2023-11-07.
- ^ Saab, Sheren Falah (29 nëntor 2023). "'This Is Bisan. I'm Still Alive': The Gazans Reporting From the Ground on Social Media". Haaretz (në anglisht). Marrë më 2023-12-04.
- ^ a b c "In the Words of Bisan Owda "Content Creation is an Effective Tool to Advance Gender Equality in Palestine"". UN Women – Palestine Country Office (në anglisht). 2023-08-28. Arkivuar nga origjinali më 2023-11-07. Marrë më 2023-11-07.
- ^ "No Water No Life". EU Neighbours (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-07. Marrë më 2023-11-07.
- ^ a b "Bisan Owda". EU Neighbours (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-07. Marrë më 2023-11-07.
- ^ Blanco, Patricia R. (2023-11-03). "Pregnant women in Gaza in dire straits with no food, water or anesthesia for Cesareans". EL PAÍS English (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-07. Marrë më 2023-11-07.
- ^ Yee, Vivian (2023-10-28). "Israel Says Al Shifa Hospital Conceals Hamas Underground Command Centers". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Arkivuar nga origjinali më 2023-11-06. Marrë më 2023-11-07.
- ^ Arafat, Zaina (2023-11-20). "Witnessing Gaza Through My Instagram Feed". Intelligencer (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-20. Marrë më 2023-11-20.
- ^ "Video Seeing the war from the ground in Gaza". ABC News (në anglisht). 19 tetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 2023-11-07. Marrë më 2023-11-07.
- ^ "Video Palestinian filmmaker, influencer talks about the difficulties of life inside Gaza". ABC News (në anglisht). 30 tetor 2023. Arkivuar nga origjinali më 2023-11-07. Marrë më 2023-11-07.
- ^ Najjar, Farah; Stepansky, Joseph (3 nëntor 2023). "Israel-Hamas war updates: Israeli strike hits Gaza medical convoy". Al Jazeera (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-03. Marrë më 2023-11-07.
- ^ Rémy, Jean-Philippe; Zerrouky, Madjid (2023-11-06). "Israeli army intensifies strikes on Gaza, plunging civilians into horror and hunger". Le Monde.fr (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-06. Marrë më 2023-11-07.
- ^ a b Jaffe-Hoffman, Maayan (2023-11-02). "Exposed: Hamas's propaganda team". The Jerusalem Post (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-06. Marrë më 2023-11-07.
- ^ "Gaza journalists Motaz Azaiza, Bisan decry world's apathy". The New Arab (në anglisht). 2023-12-03. Marrë më 2023-12-04.
- ^ a b Paccalin, Claire (2023-10-24). "'Not sure I'm lucky to be alive': Gazans fear worse is to come as public health 'catastrophe' looms". France 24 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2023-11-06. Marrë më 2023-11-07.
- ^ "Red Crescent says 15 killed in strike on Gaza ambulance outside Al-Shifa hospital". BBC News (në anglishte britanike). 2023-11-03. Arkivuar nga origjinali më 2023-11-04. Marrë më 2023-11-07.