Bislim Bajgora
Bislim Kadriu Bajgora
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Bislim (Kadriu) Bajgora | |
---|---|
U lind në | 1880 |
Vdiq | 1947 Mitrovice |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Ushtarake |
Prind/ër | Kadri |
Bislim Bajgora gjatë Luftës së Dytë Botërore
RedaktoLufta e Dytë Botërore ishte lufta më e madhe që mbahej ndërmend në botë, luftë e cila nuk e kurseu asnjë pëllëmbë të botës. Kështu që me dëshirë apo edhe pa dëshirë edhe Kosova dhe trojet tjera shqiptare ishin pjesë e asaj lufte.
Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mbledh shume trima te vet nga Shqipëria te cilët ishin larguar nga forcat çetnike, i tille është rasti edhe me Bislim Bajgoren i cili me familje kishte qëndruar për 3 vjet ne Gjirokastër. Kosova gjate Luftës se Dyte Botërore ishte e pushtuar nga tri shtete të ndryshme në tri pjesë të ndryshme. Pjesa e Mitrovicës dhe Shalës ishte e pushtuar nga Gjermania Naziste.
Sipas disa autorëve arsyeja pse gjermanët morën Mitrovicën dhe Shalën ishte se Gjermania ishte në dijeni për pasurit e plumbit dhe zinkut që kishte miniera e Trepçës, dhe nga e cila do të kishte lehtësime për shpenzimet që i kishte në lidhje me plumbin dhe zinkun.
Gjermanët deri sa e pushtuan Mitrovicën dhe Shalën pothuajse nuk patën fare vështirësi pasi ky vend ishte i pushtuar nga forcat sllave me te cilët luftonin shqiptaret qe një kohe te gjate, dhe hyrja e forcave naziste ne Mitrovice e Shale u ndihmua nga ballistet shqiptar. Pasi që gjermanet e pushtuan Mitrovicën dhe Shalën ata gjetën mirëkuptim me popullin shumicë të atij vendi, që ishin shqiptarë dhe qe udhëhiqeshini nga disa njerëz me autoritet si Bislim Bajgora, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, etj.
Bislim Bajgora ishte i njohur për opinionin shaljan dhe atë mitrovicas për aftësitë e tij strategjike dhe luftarake, dhe në tërë territorin e Shalës gëzonte autoritet. Kështu që pasi që pushtuan forcat naziste qytetin e Mitrovicës ata kërkonin njeriun me më autoritet dhe njeriun që i’u përshtatet qëllimeve të Gjermanisë Naziste, kështu që qëllimet e Bislim Bajgorës dhe luftëtarëve të vet ishte çlirimi i popullit shqiptarë nga okupimi sllav dhe bashkimi i trojeve shqiptare këto ishin qëllime të përafërta me ato të forcave naziste, pasi që edhe gjermanëve i’u nevoitej aleat kundër sllavëve.
Kështu menjëherë filloi bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve të Shalës dhe gjermanëve. Në anën e shqiptarëve si njëri më i shkolluar ishte Xhafer Deva dhe ai kryente funksionin politik të shqiptarëve dhe përfaqësonte ata para forcave naziste. Bislim Bajgora njihej me Xhafer Deven nga aktivitetet e mëparshme kombëtare dhe kështu ndërmjet tyre kishte një lidhje të afërt dhe rrespekt reciprok.
Me 21 prill 1941 u organizua një mbledhje e shqiptarëve dhe forcave naziste ne hotelin “Jadran” në Mitrovicë ku Xhafer Deva kërkoi që pushtetin vendor në Mitrovicë ta kryejnë vetë shqiptarët kështu që forcat naziste pranuan pasi që shqiptarët e Mitrovicës dhe Shalës konsideroheshin si miqtë (aleat) të gjermanëve.
Bislim Bajgora fitoi rrespektë edhe nga autoritetet gjermane, pasi ata u njoftuan me aftësitë e tij strategjike dhe luftarake. Është me rëndësi të theksohet shoqëria e tij me shefin e Gestapos në Mitrovicë, Gunther Hausding.
Pas 21 prillit të 1941 filluan shkollat të funksiononin në gjuhën shqipe, pushtetin vendor e kontrollonin shqiptarët dhe përkrah forcave gjermane u formuan njësitet e armatosura në Shalë të Bajgorës e Mitrovicë me komandant Ahmet Selacin si dhe Xhandarmëria Shqiptare me komandant Pajazit Boletinin.
Xhandarmëria Shqiptare kishte selinë në Mitrovicë por hapi disa stacione në Shalë të Bajgorës ku si komandantë u emëruan Bislim Bajgora, Ukshin Kovaqica, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Sylejman Viquterna, etj. Xhandarmëria Shqiptare patrullonte në qytet dhe kujdesej për qetësinë, por gjithashtu ata mbronin edhe kufinjët shqiptarë dhe popullatën shqiptare.
Kontributi i Bislim Bajgorës nuk kishte qenë i lokalizuar vetëm në Shalë të Bajgorës, ai kishte luftuar aty ku ishte rrezikuar shqiptari. Këtë e dëshmojnë disa beteja si ajo e Koloshinit 1941, beteja e Pazarit të Ri -1943, etj.
Bislim Bajgora dhe beteja e Koloshinit - 1941
RedaktoDikur Koloshini kishte qenë i mbushur me shqiptarë, këtë fakt sot është mjaft vështirë për ta vërtetuar. Shqiptarët e Koloshinit sulmoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga çetnikët, kështu në vitin 1941 shqiptarët e Koloshinit rrezikohen nga çetnikët, të cilët donin të djegnin tërë fshatin dhe t’i vrisnin dhe t’i keqtrajtonin popullin shqiptarë të atij vendi.
Për këto kërcënime kishte dëgjuar e tërë Kosova, kishte dëgjuar edhe Bislim Bajgora dhe kështu u mobilizuan njerëzit me më autoritet të Kosovës për të shpëtuar shqiptarët e Koloshinit. Bislim Bajgora me vullnetarët e vet dhe me Idriz Rexhën,Ahmet Selacin,dhe Shaban Polluzhën shkuan atje për të t’i mbrojtur popullin shqiptarë nga forcat çetnike. Falë ndihmës së trimave Shqiptarë si Idriz Rexha nga Koshtova e Bobit,Bislim Bajgora nga Shala e Bajgorës dhe shokëve të tyre, nuk është djegur asnjë shtëpi në Koloshinë gjatë atyre sulmeve nga çetnikët serb.
Bislim Bajgora dhe beteja e Pazarit të Ri - 1943
RedaktoÇetnikët ia mësynë Pazarit të Ri në vitin 1943, ku mbi popullatën shqiptare e boshnjake të pambrojtur atje shfrynë egërsinë e tyre. Kriminelët Vana Drekanoviq, Zhika Markoviq, Kosta Peqanci e të tjerë, urdhëronin njerëzit e tyre që të djegin, plaçkitin, dhe të vrasin madje edhe gra e fëmijë.
Shqiptarët e tjerë nga trojet shqiptare ishin të njoftuar për gjendjën e keqe që kishin vëllezërit shqiptarë nga Pazari i Ri dhe kështu u organizuan vullnetarët shqiptarë të cilët udhëhiqeshin nga bajraktarë e njerëz me autoritet, si :
- Idriz Rexha (Komandant i divizionit te Drenicës me rrethinë në ushtrinë e Shaban Polluzhës) me 300 luftëtarë ;
- Bislim Bajgora me 200 luftëtarë ;
- Mulla Iljas Broja me 200 luftëtarë ;
- Miftar e Cen Bajraktari ;
- Col Bajraktari ;
- Ymer Fazlija ;
- Isuf Gradica ;
- Mehmet Gradica ;
- Imer Selaci ;
- Pajazit Boletini ;
- Sadik Lutani ;
- etj.
Këta vullnetarë arritën t'u shkojnë shpejt në ndihmë popullit shqiptar në Pazarin e Ri. Dëshmori i parë në luftën për mbrojtjen e popullatës së Pazarit të Ri ka rënë Hysen Llakiqi nga Polaci i Drenicës. Gjatë luftimeve me çetnikët janë vrarë e plagosur edhe luftëtarë të tjerë, si : Kamer Tushila, Ramë Krasaliqi, Shaban Shipoli, Sali Rexha, Ramë Zuka, Shaqë Zhubi-Gjakova, Ahmet Galica e të tjerë. Lufta zgjati rreth shtatë javëve, dhe forcat shqiptare kishin vrarë 163 çetnike ne një aksion.