Blendi Gonxhja
Blendi Gonxhja (lindi më 15 Qershor 1970), prej muajit janar 2024, ai mban postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Blendi Gonxhja | |
---|---|
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit[2] | |
Titullar | |
Në detyrë 12 Janar 2024 [1] | |
Paraprirë nga | Elva Margariti |
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor | |
Në detyrë 15 Shtator 2013 – 11 Janar 2024[3] | |
Paraprirë nga | Arben Isaraj |
Pasuar nga | Ilir Mëngra |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 Qershor 1970 Tiranë, Shqipëri |
Vendbanimi | Tirana |
Përpara kësaj detyre, nga nëntori 2018,[4], Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë drejtimit të kësaj drejtorie, shërbimet e transportit rrugor pësuan transformim epokal falë modernizimit dhe revolucionit digjital, thjeshtimit dhe lehtësimit të praktikave për qytetarët, si dhe investimeve infrastrukturore dhe rikualifikimeve të drejtorive rajonale për të garantuar kushte dinjitoze pune e shërbimi sipas standardeve ndërkombëtare.[5] Një arritje e dukshme gjatë kësaj periudhe është krijimi i Retro – Koleksioni Shqiptar i Mjeteve Historike, si projekti i shumëpritur dhe shumëdëshiruar nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit e ciklomotorave dhe automjeteve të hershme dhe me interes historik, si një lëvizje kulturore që ka përfshirë Shqipërinë, duke u anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA).[6]
Jeta e hershme
RedaktoNë vitin 1989, Blendi Gonxhja kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe në vitin 1993, u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve).
Blendi Gonxhja ishte ndër protagonistët kryesorë udhëheqës të Lëvizjes Studentore për Demokraci dhe ndër themeluesit e partisë së parë opozitare. Në vitin 1991, udhëhoqi grevën studentore për shembjen e kulteve të diktaturës.[7]
Në Korrik 1996, Blendi Gonxhja dëshmoi përpara Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në “Dëgjesën për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Shqipëri” gjatë Kongresit Amerikan. Po atë vit, iu akordua Bursa “Fullbright” në Fakultetin e Studimeve Europiano-Lindore, Universiteti i Miçiganit (SHBA).
Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhja ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, jo-qeveritare dhe humanitare si: Federata e Rinisë, Këshilli Studentor, Fondacioni Zvicerian në Ndihmë të Shkollave “SAA”, si dhe ka mbajtur role kryesore në Forumin për Demokraci dhe Aleancën Demokratike. Një angazhim i rëndësishëm ishte edhe roli si Koordinator Kulturor i të parit grup të Korpusit të Paqes së SHBA në Shqipëri.
Karriera
RedaktoNë vitin 1998, Blendi Gonxhja mbajti detyrën si Shef i Kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku u angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme.
Në vitin 2000, Blendi Gonxhja u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.[8]
Pas impenjimit si Këshilltar i Fondacionit “Rothschild” dhe “Packard” në 2003, iu dedikua aktivitetit si një sipërmarrës në fushën e shërbimeve të lidhura me transportin në Greqi dhe Shqipëri.
Nga Gushti 2015, Blendi Gonxhja iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë, si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.
Nga Tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë, periudhë gjatë së cilës u ndërmorën nisma thelbësore për kryeqytetin që sollën transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe rikualifikimin e objekteve publike.
Referime
Redakto- ^ “Blendi Gonxhja emërohet ministër i Ekonomisë dhe Kulturës”, “Opinion Albania”, Tiranë, 12 Janar 2024
- ^ “Krijohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit“, “Top Channel”, Tiranë, 08 Janar 2024
- ^ “Gonxhja i jep stafetën kreut të ri të DPSHTRR”, “Shqiptarja.com”, Tirane, 24 Janar 2024
- ^ “Blendi Gonxhja emërohet drejtori i ri i Patentave“, “Gazeta Si”, Tiranë, 22 Nëntor 2018
- ^ ”Kompleksi i ri i DRSHTRR në Korçë, një tjetër vepër e ndërtuar nga themelet”, “TV Klan”, Tiranë, 19 Shtator 2022
- ^ “New countries on the FIVA map, Albania and Georgia” Arkivuar 12 mars 2024 tek Wayback Machine, “Fédération Internationale des Véhicules Anciens”, 25 November, 2022
- ^ “Rrëfehet ish-studenti i '90” Arkivuar 12 mars 2024 tek Wayback Machine, “SOT”, 09 Janar 2024
- ^ {https://tvklan.al/kryebashkiaku-rama-prezanton-dy-nenkryetaret-e-bashkise-se-tiranes-23-tetor-2000 “Kryebashkiaku Rama prezanton dy nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës”], “TV KLAN”, 23 Tetor 2000