Branimir Subashiq (Serbisht : Бранимир Субашић ; lindi më 7 prill 1982) është një futbollist serbo-azerbajxhanas i cili luan për kombëtaren azerbajxhanase si sulmues.

Branimir Subašić

Branimiri me kombëtaren azerbajxhanase në vitin 2012.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBranimir Subashiq
Datëlindja7 prill 1982
VendlindjaBeograd, Serbi
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1997–1998FK Železnik
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2002FK Železnik10(0)
2002FK Sremčica (loan)6(2)
2002–2003KV Oostende14(3)
2003Beauvais Oise5(1)
2003–2005Chernomorets Odessa7(1)
2005Amkar Perm (huazim)6(1)
2005–2008Neftchi Baku65(31)
2008–2010Red Star Belgrade13(4)
2009–2010Changchun Yatai (huazim)24(3)
2010–2011Gabala FC19(2)
2011–2013Khazar Lankaran51(14)
2013FK Qarabağ8(0)
2013–2014Orduspor34(9)
2014–2015Manisaspor32(5)
2015OFK Beograd16(1)
Karriera ndërkombëtare
2007–2013Azerbajxhan40(7)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 December 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 July 2013

Karriera Redakto

Branimir Subashiq filloi karrierën e tij rinore në moshën 15 vjeçare. Vitin tjetër në vitin 1998, ai nënshkroi kontratë me skuadrën FK Železnik dhe u bë futbollist profesionalë. Ai ka luajtur në këtë klub deri në vitin 2002 dhe pastaj ai shkoi në skuadrën FK Sremčica si huazim. Në fund të sezonit, ai shkoi në skuadrën KV Oostende. Në këtë sezone, ai luajti 14 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Në vitin 2003, ai luajti AS Beauvais Oise për gjashtë muaj. Në vitin 2003, ai nënshkroi kontratë dy vjeçare për skuadrën FC Chornomorets Odesa. Në dy sezone, ai luajti 7 ndeshje dhe shënoi vetëm një herë golë. Në vitin 2005, ai shkoi në skuadrën ruse FC Amkar Perm si huazim ku luajti 6 ndeshje dhe shënoi një golë.

Në verën e vitit 2005, ai shkoi në skuadrën azerbajaxhane Neftçi PFK ku luajti për 3 vjet. Gjatë këtyreve 3 viteve, Branimiri fitoi medaljen e argjendë në sezonin 2006/2007 dhe medaljen e bronzit në sezonin 2005/2006 dhe në sezonin 2007/2008. Gjithsej, ai ka luajtur 65 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Në vitin 2007, ai morri shtetësinë azerbajxhane dhe filloi të luaj për kombëtaren azerbajxhane.

Në verën e vitit 2008, ai shkoi në skuadrën serbe Red Star. Në mars të vitit 2009, ai shkoi në skuadrën kineze Changchun Yatai si huazim. Pas përfundimit, ai u kthye në Red Star dhe e përfundoi sezonin në Serbi.