Burim Ramadani
Burim Ramadani, u lind më 14 dhjetor 1981 në Therandë, është Magjistër i Shkencave Politike, ligjërues i Studimeve të Sigurisë, publicist dhe ish-deputet i parlamentit të Kosovë-s.
Burim Ramadani | |
Fotoporteti | |
Emri | Burim |
Mbiemri | Ramadani |
Lindur më | 14 dhjetor 1981 |
Lindur në | Therandë |
Kombësia | Shqiptar i Kosovës |
Profesioni | Publicist, ligjërues |
Biografia
RedaktoQë nga Janari 2018, është Zëvendës-Ministër i Parë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj - https://web.archive.org/web/20180216195436/http://www.mksf-ks.org/?page=1,710#.Wo1MlFrwbIU
Paraprakisht, ka qenë Drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (Security Policy Research Center - SPRC) https://web.archive.org/web/20180420142525/http://sprc-ks.org/
Që nga viti 2012 është Ligjërues në Kolegjin ISPE në Prishtinë dhe ligjëron lëndët "Sistemi i Sigurisë Kombëtare" dhe "Qeverisja dhe Mbikëqyrja Demokratike e Sektorit të Sigurisë". https://web.archive.org/web/20180219220144/http://kolegji-ispe.org/cms/index.php/sq/
Gjatë periudhës shkurt 2011 - maj 2014 ka qenë Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në radhët e Gurpit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK. Në Kuvendin e Kosovë-s, është anëtar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë dhe është zëvendës-kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së.
Që nga marsi 2009 deri në korrik 2015 ka qenë (në dy mandate) Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, ndërsa më herët ka punuar në fushën e gazetarisë, në institucionet e Kosovë-s dhe në shoqërinë civile.
Burim Ramadani ka punuar për rreth katër vjet në gazetën e përditshme Zëri dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovë-s, në detyrën e këshilltar politik për media. Burim Ramadani ka punuar edhe në European Center for Minority Issues në mbështetje të Ministrisë së Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovë-s. Burim Ramadani ka kontribuar edhe për gazeta dhe revista ndërkombëtare, ndërsa ka botuar më shumë se 480 analiza personale politike dhe të sigurisë në të përditshmen e Kosovë-s, Shqipëri-së dhe Maqedoni-së.
Përgatitja profesionale
RedaktoBurim Ramadani është Magjistër i Shkencave Politike, ndërsa tema e diplomimit në këtë nivel të studimeve ka qenë “Zgjidhja e statusit të Kosovë-s: Qasje nga teoria e pushtet-ndarjes (konsociacionalizmit)”. Ai ka diplomuar në Administratë Publike, si dhe në Gazetari. Burim Ramadani për disa vjet ka qenë i angazhuar si asistent në disa lëndë në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike në Universitet-in e Prishtinë-s.
Deri më tash ka botuar dy libra:
- “Shteti i Komuniteteve: Në zbatim të modelit Ahtisaari” (2009), Zëri, Prishtinë
- "Transit" (libër publicistik), (2014), Zero Print, Prishtinë, sikurse edhe punimet akademike:
Burim Ramadani: Kosovo Status Settlement: Consociational Arrangements. Southeastern Europe charting an emerging European region. ISSN 1756-1361, Volume 1, Issue 1, pp. - (12 dhjetor të vitit 2007).
A. Hoxha & B. Ramadani 2006. “Kosovo National Action Plan for Achieving Gender Equality in Perspective”. Students’ report. School of Management and Economics: Växjö University.
Ka botuar një numër Hulumtimesh në fushën e sigurisë dhe Rekomandimesh për Politika të Sigurisë, ndër tjera:
- "Faktorët ndikues në radikalizim" (SPRC, 2017),
http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/04/Faktoret-ndikues-ne-radikalizim-dhe-ekstremizem-te-dhunshem_SPRC_BR-dhe-RF_20-mars-2017.pdf[lidhje e vdekur],
http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/04/Influencing-factors-on-radicalization-and-violent-extremism_SPRC_March-2017.pdf[lidhje e vdekur]
- "Ndikimi rus në Kosovë" (SPRC, 2017),
http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/08/Ndikimi-rus-n%C3%AB-Ballkan_Nj%C3%AB-shqet%C3%ABsim-n%C3%AB-rritje-p%C3%ABr-Kosov%C3%ABn_SPRC_korrik2017.pdf[lidhje e vdekur]
- "Policia Komunale" (SPRC, 2017), http://sprc-ks.org/wp-content/uploads/2017/09/Policia-Komunale-e-Prishtines_SPRC_Propozim-Koncepti-Ideor.pdf[lidhje e vdekur]
Burim Ramadani është i martuar me Lenën dhe ka dy fëmijë, Ana dhe Lumi.