Buxhak (njësi administrative)
Buxhak (i njohur gjithashtu si nahije në Perandorinë Osmane) është fjalë turke për nën-distrikt, fjalë për fjalë do të thotë "qosh". Në parim, të gjitha provincat turke (turqisht: il) ndahen në distrikte (turqisht: ilçe), dhe distriktet u ndanë më pas në buxhak. Kështu, buxhaku ishte njësia administrative e nivelit të tretë në Turqi. Pavarësisht nga ky emërtim, rreth gjysma e distrikteve nuk kishin buxhakë. Për shembull, në Provincën Konja (krahina me numrin më të madh të vendbanimeve), midis 31 distrikteve, vetëm 15 distrikte kishin buxhak dhe numri i përgjithshëm i bucakëve ishte 23. Megjithatë, kishte vetëm një buxhak në Provincën Jallova. Numri i përgjithshëm i buxhakëve në Turqi ishte 634.[1] Fshatrat (turqisht: köy) janë pjesë e distrikteve ose buxhakëve.
Bucakët ishin pjesë e rëndësishme e sistemit administrativ turk përpara vitit 1970, por meqenëse lehtësirat e transportit për në fshatra u përmirësuan, rëndësia e buçakëve ra.
Deri në vitin 2014, buçakët thuajse nuk funksiononin, por subjekti i tyre juridik vazhdoi.[2] Sipas ligjit 6360 të vitit 2012, buxhakët si dhe fshatrat në 30 provinca u shfuqizuan, por subjekti juridik i buxhakut në (51) provincat e tjerë vazhdoi të ekzistojë. Me ndryshimet e miratuara më 11 shtator 2014, të gjitha buxhakët u shfuqizuan.[3]
Referime
Redakto- ^ Ministry of Interior project (në turqisht))
- ^ "An essay of Turkish administrative system units pg.15 (në turqisht)" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 prill 2011. Marrë më 26 tetor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Torba yasa onaylandı" (në turqisht). Ntvmsnbc. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014.