Njësitë administrative të Turqisë
Turqia ka një strukturë unitare sa i takon administrimit dhe ky aspekt është një nga faktorët më të rëndësishëm në formësimin e administratës publike turke. Kur tre pushtetet (ai ekzekutiv, legjislative dhe gjyqësor) merren parasysh si funksionet kryesore të shtetit, administratës lokale i mbetet pak pushtet. Turqia ka një sistem unitar dhe jo federal, dhe provincat janë në vartësi të shtetit. Administratat lokale janë themeluar që të shërbejnë në vend dhe qeveria është e përfaqësuar nga prefektë dhe prefektë të qytetit. Përveç prefektëve dhe prefektëve të qytetit, zyrtarë të tjerë të lartë publikë emërohen nga qeveria qendrore në vend që të emërohen nga kryetarët e bashkive ose të zgjedhur nga zgjedhësit.[1] Bashkitë turke kanë organe lokale legjislative (turqisht: belediye meclisi) për vendimmarrje në çështjet bashkiake.
Brenda kësaj kornize unitare, Turqia është e ndarë në 81 provinca për qëllime administrative. Çdo provinë është e ndarë në qarqe, me një total prej 923 qarqesh.[2] Turqia gjithashti është e ndarë në 7 rajone dhe 21 nënrajone për qëllime gjeografike, demografike dhe ekonomike, megjithatë, ata nuk përfaqësojnë një strukturë administrative.
Provincat
Redakto- Artikulli kryesor: Provincat e Turqisë
Qarqet
Redakto- Artikulli kryesor: Qarqet e Turqisë
Qytezat
Redakto- Artikulli kryesor: belde
Fshatrat
Redakto- Artikulli kryesor: köy
Lagjet
Redakto- Artikulli kryesor: mahalle
Referime
Redakto- ^ "General Structure of Turkish Public Administration" (PDF). justice.gov.tr/ (në anglisht). Ministry of Justice. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 maj 2016. Marrë më 14 gusht 2014.
- ^ "Turkey Districts" (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2014.