Capital Pride (Ottawa)
Capital Pride, e stilizuar në gjuhën frënge si Fierté dans la Capital(e) Pride, është aktiviteti vjetor për paradën në Kanada në rajonin National Capital Region, ku përfshihen qytete si Ottawa, Ontario dhe Gatineau, Kebek. Ky aktivitet është zhvilluar çdo vit që prej 1986.
Misioni
RedaktoMisioni i Capital Pride është krijimi i një ambjenti të posaçëm për advokim, edukim dhe nxitjen e një komuniteti të fortë dhe të konsoliduar LGBT brenda rajonit të Nation’s Capital. Ky mision arrihet përmes celebrimit në festivalin e Paradës, ku ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e “Rainbow Community”.
Aktivitete të ndryshme zhvillohen përgjatë gjithë vitit në bashkëpunim me komunitete të tjera, grupe interesi, biznese dhe sponsorë që ndihmojnë në edukimin dhe promovimin e çështjeve me interes për komunitetit LGBT, program që kulmon me festivalin në fund të muajit gusht.
Galeria
Redakto-
Pamje nga Parada e vitit 2004 në rrugën "Bank street"
-
Festa pas Paradës së 2004 në "Bank street"
-
Alex Munter duke udhëhequr Paradën e 2005
-
Mbështetës të Paradës së 2007 në rrugën "Wellington Street"
-
Pamje nga Parada e vitit 2007 në rrugën "Elgin street"
-
Grupi i performuesve drag queen, B-girlz duke performuar në Paradën e 2007