Chen Yi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Çen Ji (kinezçe: 陈毅) ishte ministri i jashtëm i Kinës nga viti 1958 deri në vitin 1972.
Jetëshkrimi
RedaktoÇen Ji është një nga themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë së Çlirimit të Popullit Kinez, strategu dhe marëshalli i Republikës. Pas krijimit të Kinës së re, Çen Ji u zgjodh me radhë zv-kryeministër, ministër i jashtëm dhe nën-kryetar i Këshillit Qendror Ushtarak.
Duke filluar nga viti 1958, si zv-kryeministri dhe ministri i jashtëm, Çen Ji zbatoi aktivisht idet politike të marrëdhënieve të jashtme të Mao Ce Duni dhe të Zhou Enlait, morri pjesë në hartimin e strategjisë së punëve të jashtme të Kinës së re duke marrë pjesë në një sërë veprimtarish të rëndësishme diplomatike. Në tetor të vitit 1952, si anëtari i delegacionit të Partisë Komuniste të Kinës, Çen Ji mori pjesë në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe u takua me Stalinin. Në tetor të vitit 1954, Çen Ji drejtoi delegacionin kinez dhe vizitoi Republikën Demokratike të Gjermanisë dhe Poloninë. Në prill të vitit 1955, si ndihmësi i Zhou Enlait dhe anëtari i delegacionit të qeverisë kineze, Çen Ji mori pjesë në konferencën Azi-Afrikë të Bandungut. Në shkurt të vitit 1958, me statusin e zv-kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Çen Ji e shoqëroi Zhou Enlai dhe bëri vizitë miqësore në Republikën Demokratike Popullore të Koresë dhe zgjidhi punën e kthimit në atdhe të Ushtrisë Vullnetare të Popullit Kinez. Në vitin 1960, Çen Ji vizitoi me radhë Birmania, Indi, Nepali, Kamboxhia, Mongoli, Afganistan etj dhe nënshkroi Traktatin e Miqësisë dhe Marrëveshjen Ekonomike midis Kinës dhe Nepalit; Traktatin e Miqësisë dhe të Mos-shkeljes me Njeri-Tjetrin midis Kinës dhe Kamboxhias; Traktatin e Ndihmave Miqësore me Njeri-Tjetrin midis Kinës dhe Mongolisë; Traktatin e Miqësisë dhe të Mos-Shkeljes me Njeri-Tjetrin midis Kinës dhe Afganistanit.