Qefti
komunë italian
(Përcjellë nga Chieuti)
Qeft, (Italisht:Chieuti) është një fshat dhe komunë në Provincën e Foxhias të rajonit të Pulias në Itali i cili është i banuar me arbëreshë. Ai kufizohet në lindje dhe jug me komunën e Serrakapriolës, në perëndim me komunat e Kampomarinos dhe San Martinos së Pensilisit të Provincës së Kampobasos dhe në veri me Detin Adriatik.
Qeft | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.772 |
Faqja zyrtare | www.comune.chieuti.fg.it |
Historia
RedaktoTerritori i Qeftit përbëhet nga zona ku ndodhej qyteti i lashtë i Cliternia Frentanas, i shkatërruar nga gotët në vitin 495 pas Krishtit.
Midis 1461 dhe 1470 u krijua një bashkësi e madhe e shqiptarëve që erdhën në Pulia në kur Gjergj Kastrioti ndërhyri në mbështetje të Ferrante I të Aragonës kundër Johanit të Anzhuinëve. Gjurmët shqiptare janë ende gjallë në gjuhën dhe kulturën vendore.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Italisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |