City Center, Dhaka
City Center, Dhaka është një qiellgërvishtës i vendosur në zonën Motixhhil të Dhakës, duke qenë ndërtesa më e lartë në Bangladesh. Ajo është e vendosur në zemër të zonës Motixhhil, dhe ngrihet në një lartësi prej 171 m (561 ft). Ajo u ngrit si strukturë në 2012 dhe që atëherë është ndërtesa më e lartë si në Dhaka ashtu dhe në Bangladesh.[1][2] Ajo ka 37 kate, dhjetë nga të cilët janë për parkim.
City Center, Dhaka | |
---|---|
সিটি সেন্টার ঢাকা | |
Emra alternativ | City Centre Motijheel; City Centre Bangladesh |
Record height | |
Tallest in Bangladesh from 2012 to 2029[I] | |
Paraprirë nga | Ndërtesa e Bankës së Bangladeshit |
Pasuar nga | Legacy Tower |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në funksion |
Tipi | Rrokaqiell |
Vendndodhja | Motixhhil, Dilkusha, Dhaka, Bangladeshi |
Koordinatat | 23°43′45″N 90°25′03″E / 23.729108°N 90.417449°E |
Lartësia | 171 m (561 ft) |
Ndërtimi filloi | 21 shtator 2004 |
Përfundimi | 31 dhjetor 2012 |
Hapja | 14 prill 2013 |
Lartësia | 171 m (561 ft) |
Technical details | |
Floor count | 37 (10 për parkim) |
Floor area | 482,413 sq ft (4.48176 ha) |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Developer | Orion Group |
Uebfaqja | |
orion-group.net/city-centre |
Përshkrimi dhe shërbimet
RedaktoCity Center është një ndërtesë 482,413 sq ft (44,817.6 m2), ndërtesa më e lartë e ndërtuar në Bangladesh. Është e vendosur në mënyrë të volitshme në zemër të zonës Motixhhil, qendra më e rëndësishme komerciale e qytetit të Dhakës. Ky kompleks zyrash shërben si një "qytet brenda qytetit" me më shumë veçori se çdo kompleks tjetër në Dhaka. Kjo ndërtesë bujt zyrat e kompanive kryesore në vend.[2]
Ndërtesa është e para e këtij lloji në vend që ofron parkim të automatizuar shumë-katësh makinash. Shërbimet të parkimit janë projektuar për të siguruar lehtësinë dhe rehatinë maksimale si për banuesit ashtu dhe për vizitorët. Në fakt, duke konsideruar mungesën e madhe të hapsirave të parkimit në qytet, ajo ka dhjetë kate vetëm për parkim. Ajo ka të gjitha karakteristikat e një ndërtese me teknologji smart, rezistuese ndaj tërmeteve dhe plotësisht e pajisur me mjetet më moderne kundër zjarrit.[2]
City Center përfshin kalime të gjera të brendshme që dallohet nga gjelbërimi i harlisur i brendshëm. Në qendrën e biznesit mund të bujten takime biznesi ose në mënyrë alternative mund plotësohet shija për lulet te sera, zona kryesore e freskimit të City Center. Për më tepër, shëtitoret e gjera të brendshme dhe gjelbërimi i harlisur në kopshte do të siguroi që banorët dhe vizitorët të shijojnë qetësinë e natyrës brenda zemrës së metropolit.[2]
Ndërtesa bujt një qendër ekspozitash dhe zonë të vogël zbavitjeje të brendshme, ashtu si dhe një atrium të gjerë të mbushur me gjelbërim. "City Centre" përmban një serë bimësh, një restorant premier, të hapur për qytetin. Në katin përdhes ndodhet një dyqan "Krispy Kreme". Ajo është vetëm dy minata me makinë nga Banka e Bangladeshit, institucioni kryesor financiar i vendit dhe është e baraslarguar si nga Dhaka Veriore ashtu dhe nga Dhaka Jugore.[2]
Pamje të qiellgërvishtësit
|
---|
|
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Time to go vertical as land shrinks". The Daily Star (në anglisht). 2 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2013. Marrë më 10 tetor 2012.
- ^ a b c d e "City Centre Bangladesh" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2018. Marrë më 9 nëntor 2019.
Lidhje të jashtme
Redakto- "City Center Bangladesh" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2018.