Xhamia Baitul Mukarram, Dhaka

Xhami moderne në Dhaka të Bangladeshit

Bajtul Mukarram (bengalisht: বায়তুল মোকাররম; (d.m.th. Shtëpia e Nderuar), zyratarisht Xhamia Kombëtare Baitul Mukarram (bengalisht: বায়তুল মোকাররম জাতীয় মসজিদ), është e vendosur në qendër të Dhakës, kryeqytetit të Bangladeshit. Xhamia u përfundua në vitin 1968.[1][2] Ajo ka një kapacitet prej më shumë se 42,000 adhuruesish.[3]

Xhamia Baitul Mukarram, Dhaka
Struktura e Xhamisë Baitul Mukarram i ngjan QabesëMekë
Informacion i përgjithshëm
Grounds8.30 acres (33,600 m2)
Projektimi dhe ndërtimi
Architecture firmThariani & Co.
Informata tjera
Seating capacity42,000+

Historia

Redakto
 
Pamje arkitekturore e Baitul Mukarramit

Xhamia Baitul Mukarram është xhamia kombëtare e Bangladeshit. Në fund të viteve 1950 Dhaka u zhvillua shumë shpejt. Më 27 prill 1959, Abdul Latif Ibrahim Bavani, pronari i atëhershëm i Mullinjve Bavani të Jutes, mbajti një takim me G.A. Madanin, Haxhi Abdul Latif Bavanin, M.H. Adamxhin, S. Satarin, Muhamad Sadikun, A.Z.N. Rezai Karimin dhe gjeneralin majorin Umrao Khan.[4] Në atë takim ai i propozoi gjeneral majorit Khan, atëherë administrator ushtarak i Pakistanit Lindor, që të ndërtohej një xhami e madhe në Dhaka. Umrao Khani pranoi të ndihmonte ndërtimin e një xhamije të tillë. Në të njëjtin vit u themelua Shoqëria e Xhamisë Baitul Mukarram për të ndhmuar projektin. Si vend u zgjodhën 8.30 acres (33,600 m2) terren mes Dhakës së re dhe asaj të vjetër. Vendi ishte edhe në afërsi të zonës qëndrore të biznesit të qytetit, që në atë kohë, ndodhej një pellg i madh, i njohur si Pellgu Paltan. Pellgu u mbush dhe më 27 janar 1960, presidenti i atëhershëm i Pakistanit Ajub Khani, përuroi punimet, që u realizuan me faza. Kompleksi i xhamisë u projektua nga arkitekti Abdul Husein M. Thariani.[5] Adhuruesit zunë vend për herë të parë të premten më 25 janar 1963. Më 28 mars 1975, Qeveria e Bangladeshit ja besoi menaxhimin e xhamisë Fondacionit Islamik të Bangladeshit.[6]

Kompleksi i xhamisë përfshin dyqane, zyra, bibliotekën dhe zona parkimi brenda tij. Përgjithësisht, xhamia nuk ka një kupolë. Në 2008, xhamia u zgjerua, funancuar nga Qeveria e Arabisë Saudite.[7][8]

 
Shkallët e hyrjes me tre harqe

Arkitektura

Redakto

Xhamia Baitul Mukarram ka stil arkitekturor modern. Por ajo nuk i ka braktisur parimet tradicionale të Arkitekturës së Xhamisë Mogule, që për mjaft kohë ishte mbizotëruese në Nënkontinentin indian. Modernizmi mund të shihet në përdorimin e një sipërfaqeje të bardhë dhe një forme pothuajse kubike për ndërtesën kryesore. Një xhami pa një kupolë mbi sallën e saj kryesore të lutjeve është një eksperiment i jashtëzakonshëm. Megjithatë ajo ka bërë vend në zemrën e myslimanëve të Dhakës për shkak të modelimit të formës së saj sipas QabenëMekë.[5] Kjo e bënë atë një strukturë të dallueshme nga çdo xhami tjetër jo vetëm në Bangladesh.

Dizajni i jashtëm

Redakto
 
Pamje e korridorit

Xhamia qëndron mbi një platformë shumë të lartë. Ndërtesa e Xhamisë Baitul Mukarram është me tetë kate dhe 30.18 m (99.0 ft) e lartë nga toka. Sipas planit origjinal, hyrja kryesore do të ishte në anën lindore. "Shahani" në lindje është 2,694.2 m2 (29,000 sq ft) me hapsirën e abdesit në anët e sajë jugore dhe veriore. Vendi i avdesit apo ablacionit mori një pjesë të rëndësishme kur Baitul Mukarrami u fillua. Mungesa e një kupole mbi ndërtesën kryesore është kompensuar nga dy portikë të cekët të hyrjes, një në jug dhe tjetri në veri. Lartësia e këtyre portikëve përbëhet prej tre arkadash në formën e këmbës së lepurit, ku ajo në mes është më e madhe se të tjerat.

Sipas projektit origjinal të Tharianit, minarja ishte e shkëputur në anën jugore të ndërtesës kryesore. Megjithatë, sipas një projekti të rij janë shtuar dy minare të reja.[9]

 
Pamje e brendshme

Kopshti

Redakto

Kopshti është modeluar në një stil të huazuar gjerësisht nga Kopshtet Mogule, megjithatë ndryshe nga kopshtet tradicionale mogule, që përfaqësojnë parajsën islamike (xhenetin), ai nuk ka sistem çar-bagh, me shumë gjasa për shkak të mos pasjes hapësirë të mjaftueshme për një kopësht të tillë. E ardhmja e këtij kopshti është e panjohur; nëse Qeveria e Bangladeshit e zgjeron xhaminë, me shumë gjasa kopshti do të hiqet.

Dizajni i brendshëm

Redakto

Dy oborre të brendshëm pa çati sigurojnë që të hyjë mjaftueshëm dritë dhe ajër në sallën e lutjeve të Baitul Mukarramit. Sipërfaqja e sallës kryesore të lutjeve është 2,463.51 m2 (0.60875 acres) me një kat të ndërmjetëm (mezzanine) prej 170.94 m2 (1,840.0 sq ft) në anën lindore. Salla është e rrethuar nga veranda në tre nga anët e saj. Mihrabi i sallës së lutjeve është drejtkëndor në vend se gjysmë-rrethor. Zbukurimi i tepërt është shmangur përgjatë gjithë xhamisë, duke parë se minimizimi i zbukurimeve është një veçori tipike e Arkitekturës Moderniste.

Hatibët

Redakto
Hatibët e Xhamisë Baitul Mukarram
Radha Emri Mandati Shënime
1 Abdur Rahman Bekhud (1904–1987) 1963–1971
2 Usman Madani 1971 Hatibi në detyrë gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit
3 Amimul Ehsan Barkati (1911–1974) 1971–1974
4 Abdul Muiz (1919–1984) 1974–1984
5 Ubaidul Hak (1928–2007) 1984–2007 hatibi më gjatë në detyrë[10]
6 Muhamad Nurudin (1954–2009) 2007–2009 Në detyrë
7 Mohamed Salahudin (1944–2022) 2009–2022 I tërhequr
8 Ruhul Amin Faridpuri 2022–2024 I dorëhequr

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Md. Shahidul Amin (2012). "Baitul Mukarram Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  2. ^ Thariani and Co. Architects and Engineers. Booklet in section under projects completed "mosques" (në anglisht)..
  3. ^ Tai Yong Tan; Gyanesh Kudaisya (2000). The Aftermath of Partition in South Asia (në anglisht). Routledge. fq. 170. ISBN 978-0-415-17297-4. ... Al-Baitul Mukarram, xhamia më e gjatë në Pakistanin Lindor, që mund të bujt 42,000+ adhurues për adhurimin kongregacional.
  4. ^ "বাইতুল মোকাররমের শুরুর কথা". Daily Inqilab (në bengalisht). 28 janar 2017. Marrë më 6 dhjetor 2022.
  5. ^ a b Hasan-Uddin Khan (1990). "The Mosque". Expressions of Islam in Buildings. Proceedings of an international seminar sponsored by the Aga Khan Award for Architecture and the Indonesian Institute of Architects, held in Jakarta and Yogyakarta, Indonesia, 15–19 October 1990 (në anglisht). Gjenevë: Aga Khan Trust for Culture. fq. 119. ISBN 978-2-88207-006-7. Ajo ndjek modelin historik të Qabesë në Mekë si referimin e saj formal – Architekt A.H. Thariani
  6. ^ "বায়তুল মোকাররমে প্রথম নামাজ আদায়ের ৫৮ বছর". Kaler Kantho (në bengalisht). 25 janar 2021. Marrë më 6 dhjetor 2022.
  7. ^ "Saudi donation for extension work of Baitul Mukarram National Mosque". The Daily Star (në anglisht). 21 tetor 2008.
  8. ^ Kadir Kollol (14 prill 2021). "বায়তুল মোকাররম: পারিবারিক উদ্যোগে তৈরি হয়ে যেভাবে বাংলাদেশের জাতীয় মসজিদ হয়ে উঠলো". BBC Bangla (në bengalisht). Marrë më 6 dhjetor 2022.
  9. ^ Shahidul Amin (2012). "Baitul Mukarram Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  10. ^ "Khatib Obaidul Haq passes away". The Daily Star (në anglisht). 8 tetor 2007.

Bibliografia

Redakto
  • Md. Shahidul Amin (2012). "Baitul Mukarram Mosque". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
  • Hasan-Uddin Khan (1990). "The Mosque". Expressions of Islam in Buildings. Proceedings of an international seminar sponsored by the Aga Khan Award for Architecture and the Indonesian Institute of Architects, held in Jakarta and Yogyakarta, Indonesia, 15–19 October 1990 (në anglisht). Gjenevë: Aga Khan Trust for Culture. fq. 119. ISBN 978-2-88207-006-7.
  • Tai Yong Tan; Gyanesh Kudaisya (2000). The Aftermath of Partition in South Asia (në anglisht). Routledge. fq. 170. ISBN 978-0-415-17297-4.

Lidhje të jashtme

Redakto