Legacy Tower, Dhaka
Legacy Tower është një qiellgërvishtës supër i lartë nën ndërtim në Dhaka të Bangladeshit. Rrokaqielli është pjesë e “Bangabandhu Tri-Tower”: bashkë me Liberation Tower 71-kate dhe Language Tower 52-kate, pjesa qëndrore e projektit zhvillimor të Central Business District (Purbachal New Toën) prej 12 miliarë US$ në Purbaçal.[4] Kulla 111-katëshe do të jetë 468 m (1,535 ft) e lartë.
Legacy Tower, Dhaka | |
---|---|
লিগ্যাসি টাওয়ার | |
Record height | |
Tallest in Bangladesh since 2029[I] | |
Paraprirë nga | City Center, Dhaka |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në ndërtim[1] |
Tipi | Rrokaqiell komercial |
Stili arkitektural | Neo-futurizmi |
Vendndodhja | Purbachal New Town, sektori 19 |
Qyteti | Dhaka |
Shteti | Bangladeshi |
Koordinatat | 23°50′48″N 90°30′40″E / 23.846752°N 90.511010°E |
Lartësia | 468 m (1,535 ft) |
Ndërtimi filloi | 17 dhjetor 2020 |
Përfundimi | 2029 |
Height | |
Lartësia | 468 m (1,535 ft) |
Tip | 468 m (1,535 ft)[2] |
Technical details | |
Floor count | 111 |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Developer | Power-Pac Holdings Limited |
Referimet | |
[3] |
Ndërtimi i tre kullave zyrtarisht filloi më 10 shtator 2020. Dizajni, i krijuar nga “Heerim Architects and Planners” i Koresë së Jugut përfshin shumë veçori unike strukturore dhe estetike si xhami diellor dhe sistemi i menaxhimit automatik i mbetjeve. Si pasojë, një pjesë e madhe e kërkesës për energji të kullave do të përmbushet me energji të rinovueshme. Konsultimi strukturor i projektit është duke u mundësuar nga "Archetype Group" i Francës.[5] Kullat po ndërtohen nga "PowerPac Holdings Limited", një konsorcium i përbashkët i "Kajima Corporation" dhe "Sikder Group".[6][7][8][9]
Historia
RedaktoKoncepti për një rrokaqiell super të lartë u konceptua së pari nga industrialisti bangladesho-amerikan Kali Prodip Chaudhuri. Pas vizitave të shumëfishta në Bangladesh nga delegacione të “KPC Group”, Purbaçali u zgjodh si vendndodhja për qiellgërvishtësin. Pak para aprovimit zyrtar nga Raxhdhani Unajan Kartripakha (RAJUK), projekti u arkivua për shkak të diskutimeve mbi truallin dhe diskutime të tjera financiare. Pas vërejtjes nga Civil Aviation Authority, Bangladesh (CAAB) mbi lartësinë e qiellgërvishtësit më të lartë, dizajni u rishikua dhe një dizajn i ri i projektit u propozua në vitin 2019, nën partneritetin publik-privat mes Qeverisë së Bangladeshit dhe “Powerpac Holdings Limited”. Kompania bleu 46.1 hektarë truall të Purbachal New Town në sektorin 19 në fundin e vitit 2019. Në vitin 2020, The Daily Star ka raportuar se “Powerpac Holdings Limited” siguroi 600 miliarë taka ৳ (7.7 miliardë dollarë $) nga investitorë të huajfrom dhe në proces për marrjen e 360 miliardë taka ৳ (4.3 miliardë dollarë $) të tjera investime. Zhvilluesi shpalle se në vend të qiellgërvishtësit super të lartë fillimisht 142-katësh, ata do të ndërtonin “Legacy Tower” 111-kate, “Liberation Tower” 71-kate dhe “Language Tower” 51-kate. Tre kullat do të rrethohen nga 38 rrokaqiej të tjerë, që do të ndërtohen gjatë fazës së dytë të projektit të Purbachal New Town (Central Business District).
Teknologjia
RedaktoNdërtesa do të jetë e aftë të gjeneroi elektricitet nëpërmjet energjisë diellore dhe shndërrimit të mbetjeve në energji. Kulla gjithashtu do të përfshijë ballkonin e qiellit për turistët (Purbachal Eye), një observator (Dhaka Sky), dhe një dizajn amoritizimi të ngjashëm me Taipei 101 (Dhaka Moon).
Kullat rrethuese
RedaktoProjekti “Bangabandhu Tri-Tower” është pjesa qëndrore e projektit zhvillimor “Purbachal Central Business District”. Bashkë me “Legacy Tower”, projekti “Bangabandhu Tri-Tower” do të përfshijë dy kulla të tjera:
- Liberation Tower: “Liberation Tower” është një kullë komerciale 71-katëshe me një lartësi prej 323 m (1,060 ft).
- Language Tower: “The Language Tower” është një kullë komerciale 52-katëshe me një lartësi prej 244 m (801 ft).
Purbachal CBD do të përfshijë 38 kulla të tjera të larta që variojnë nga 35 deri në 50 kate. Sipas projektit të skicuar, qyteza do të përfshijë:
- Purbachal Convention Centre: “Convention Centre” është një kullë komerciale 45-katëshe me një lartësi prej 220 m (720 ft).
- Purbachal Grade A Offices: “Office Toëers” është një kullë komerciale 45-katëshe një lartësi prej 225 m (738 ft).
- Purbachal Business Hotel: “Business Hotel” është kullë 42-katëshe me një lartësi prej të paktën 205 m (673 ft).
- Purbachal Residential Zone: Dhjetë kulla rezidenciale 42-katëshe me lartësi prej 170 m (560 ft).
- Purbachal Infra Zone: Dhjetë kulla komerciale 42-katëshe me lartësi prej 147 m (482 ft).
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Construction underway of iconic Bangabandhu Tri-Tower at P..." unb.com.bd (në anglisht). Marrë më 3 tetor 2020.
- ^ "Legacy Tower - The Skyscraper Center". skyscrapercenter.com (në anglisht). Marrë më 5 shtator 2020.
- ^ "Legacy Tower - The Skyscraper Center". www.skyscrapercenter.com (në anglisht). Marrë më 3 tetor 2019.
- ^ "PowerPac, RAJUK to build Iconic Tower in Dhaka | The Asian Age Online, Bangladesh". The Asian Age (në anglisht). Marrë më 3 tetor 2019.
- ^ "Archetype Group collaborates with Sikder Group in Bangladesh". www.archetype-group.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2022. Marrë më 24 tetor 2024.
- ^ "PowerPac makes payment to Rajuk for 'Iconic Tower' land in Purbachal". unb.com.bd (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2019. Marrë më 3 tetor 2019.
- ^ "Tender for Purbachal Sector 19 Construction" (PDF) (në anglisht). rajuk. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2018. Marrë më 3 tetor 2019.
- ^ "State Minister Sharif visits Bangabandhu Tri-Tower project". bangladeshpost.net (në anglisht). Marrë më 13 mars 2020.
- ^ "Sharif visits Bangabandhu Tri-Tower Project site at Purbachal". The Independent BD (në anglisht).