Xhamia Bait Ur Rauf (bengalisht: বায়তুর রউফ জামে মসজিদ, arabisht: الجامع بيت الرؤوف) është një xhami urbane e dallueshme në DhakaBangladeshit.[1] E dizenjur nga arkitektja bangladeshase Marina Tabassum dhe e përfunduar në vitin 2012, ajo është quajtur një strehë e spiritualitetit në Dhakën urbane duke marrë njohje për bukurinë dhe përdorimin e dritës natyrore si dhe për sfidimin e "lang-lt|status quo}}së" së dizajnit tradicional të xhamisë.[2] Në vend të simbolizmit tradicional si kupolat dhe minaret, xhamia mbështetet në hapsirën e hapur dhe lojën e pasur ndërmjet dritës dhe hijeve për të krijuar një hapsirë lutjeje që e ngre shpirtin.[3]

Xhamia Bait Ur Rauf
বায়তুর রউফ জামে মসজিদ
Informacion i përgjithshëm
StatusiFunksionale
TipiXhami
VendndodhjaFaidabad, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°52′52″N 90°24′53″E / 23.8810°N 90.4146°E / 23.8810; 90.4146
Lansuar2007
Përfundimi2012
Kosto150 000 dollarë
Height
RoofPa kupola
Technical details
Materialtulla
Floor count1
Floor area700 m2
Grounds755 m2
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektMarina Tabassum
Awards and prizesFitues i Çmimit Aga Khan për Arkitekturën në 2016;
Çmimi "Jameel" nga "Victoria and Albert Museum" në 2018.
Informata tjera
Seating capacity450 veta

Historia

Redakto
 
Korridor i xhamisë

Pas një jete të vështirë dhe humbjes së burrit të saj dhe dy vajzave, Sufia Khatun nga Dhaka dhuroi një pjesë të tokës së saj për ndërtimin e një xhamie.[4] Në vitin 2005, ajo porositi mbesën e saj, arkitekten Marina Tabasum, për ta dizenjuar atë.[5] Anëtarët e bashkësisë fillimisht përdorën një strukturë të përkohshme mbi vendin për lutje, por kur Khatun vdiq, Tabassum mbeti mbledhësja e vetme e fondeve, dizenjuesja, klientja dhe ndërtuesja e projektit.[6] Bamirësit e bashkësisë mundësuan shumicën e fondeve për ndërtimin.[3] Tabasum vizitoi më shumë se 100 xhami para se të dizenjonte Xhaminë Bait Ur Rauf, megjithëse më parë vështirë të kishte hyrë në një të tillë.[7]

Në Bangladesh, është e pazakontë për një grua të dizenjoi një xhami, ato rrallë bile hyjnë në një të tillë, duke u lutur më shumë në shtëpi, duke qenë se pak xhami kanë pjesë të kushtuara për gratë.[8]

 
Pamje e brendshme e sallës së lutjeve ditën

Arkitektura

Redakto

Xhamia ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 755 m2 (8,130 sq ft) dhe sipërfaqe ndërtimore prej 700 m2 (7,500 sq ft). Ajo është e vendosur në një zonë të prirur për përmbytje[1] dhe është dizenjuar përgjatë një aksi me kënd 13 gradë nga drejtimi i kiblës. Për të kompensuar këtë kënd, ndërtesa është ngritur mbi një zoklaturë me një cilindër brenda një katrori.[9] Kjo i lejoi dizajneres ta rrotullonte sallën e lutjeve në drejtimin e duhur dhe të krijonte oborre drite në të katër anët me hapsirë për funksione të tjera.[4]

Xhamia u dizenjua nga Marina Tabassum, një arkitekte nga Bangladeshi,[10] e njohur për dizenjimin e Muzeut të Pavarësisë në Dhaka, ajo konsiderohet si një nga arkitetët kryesorë të vendit dhe një nga pak arkitektet në këtë vend.

 
Pamje e tavanit

Historia e pasur e ndërtimit të xhamive në Bangladesh daton që nga pushtimi turk në shekullin e XIII. Xhamitë më të hershme përfshijnë elemente nga tradita vendore e ndërtimit, si kupola të vogla që shtrihen mbi xhami dhe mure tulle. Arkitektja kombinoi këtë traditë unike të arkitekturës së xhamive të sulltanatit[11] me një qasje moderne për të krijuar një dizajn që sfidon Latin: status quonë.[12]

Salla e lutjeve të xhamisë nuk ka kolona brenda, por mbështetet mbi tetë kolona periferike. Duzina hapjesh të rastësishme, rrethore në tavan dhe mure lejojnë dritën natyrore që të hyjë në ndërtesë, duke krijuar modele alternuese drite dhe hije duke përmirësuar ajrinë shpirtërore.[13]

Ndërtesa një katëshe me gjurmë të vogël mjedisore nuk ka kupola, minare, ose panele dekorative, por përshtatet me mjedisin e saj rrethues. Muret e ndërtuar me tulla prej terrakote të bëra me dorë[14] mundësojnë ajrim natyror, duke ndihmuar në mbajtjen e ndërtesës të freskët edhe gjatë ditëve të nxehta.[15] Pa përdorur simbolizmin e zakonshëm të xhamisë,[9] arkitektja krijoi një hapsirë shpirtërore me thjeshtësi dhe përdorimin e dritës natyrore duke mundësuar përsiatje dhe soditje të thellë në lutje.[3]

 
Muri poroz i xhamisë

Ndërtesa kushtoi 150 000 dollarë dhe kërkoi pesë vjet për tu ndërtuar. Ndërtimi përfundoi në vitin 2012.[16]

Vëmendja kombëtare

Redakto

Megjithëse banorët vendas e financuan dhe përdorën ndërtesën, xhaminë e vizituan banorë nga i gjithë Bangladeshi, duke përfshirë Çitagongun dhe Silhetin. Kjo përfshin besimtarë dhe studentë të arkitekturës.[17]

 
Marina Tabassum, arkitektja e xhamisë

Arkitektja e pakësoi qëllimisht simbolizmin në dizajnin e saj për të inkurajuar përdorimin e ndërtesës për veprimtari të tjera shoqërore, përveç lutjeve.[18] Fëmijët inkurajohen të luajnë në ndërtesë, që është e pazakontë për një xhami.[19] Arkitektja synonte ta bënte ndërtesën një vend qetësie në një nga lagjet më të varfra të një një prej qyteteve më të mbipopulluara më botë,[17] me "hapsira frymëmarrjeje" brenda dhe përreth ndërtesës duke mundësuar një vend ku adhuruesit të socializohen jashtë kohës së lutjeve.[14] Përgjatë ditës, fëmijët luajnë dhe të moshuarit bisedojnë në zoklaturën e ndërtesës. [11]

Xhamia Bait Ur Rauf është e pazakontë jo vetëm duke qenë një nga dy xhamitë e ndërtuara nga gra në Bangladesh, por gjithashtu për dizajnin e saj miqësor me mjedisin.[18] Arkitektura i referohet traditës së harruar të ndërtimit të xhamive[17] dhe përshtatet me mjedisin në një vend me një ekonomi në zhvillim, që arkitektja beson se ishte përgjegjësia e saj shoqërore.[20]

Çmimi dhe njohja

Redakto

Xhamia Bait Ur Rauf ishte një nga gjashtë fituesit e Çmimit Aga Khan për Arkitekturën në vitin 2016, bashkë me Qendrën e Miqësisë në Gaibandha.[21] Ky çmim 1 milion $, i prezantuar nga "Aga Khan Trust for Culture", njeh arritjet arkitekturore në bashkësitë myslimane përreth botës.[17] Juria e çmimit e zgjodhi xhaminë për shtytjen e kufijve pamjes së një hapsirë fetare[1] dhe krijimin e një dizajni që e ngre shpirtin.[2]

Në vitin 2018, xhamia mori çmimin "Jameel" nga "Victoria and Albert Museum".[22]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Danish park designed to promote tolerance in community wins architectural award". Reuters (në anglisht). 3 tetor 2016. Marrë më 7 tetor 2019.
  2. ^ a b "Winners of Aga Khan architecture award announced - VIDEO" (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2019.
  3. ^ a b c "The Aga Khan Award for Architecture: Photos" (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2019.
  4. ^ a b "Bait Ur Rouf Mosque". Archnet (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2019.
  5. ^ "Bait Ur Rouf Mosque: An Aesthetic and Inclusive Space". The Daily Star (në anglisht). 26 maj 2017. Marrë më 13 dhjetor 2019.
  6. ^ "Architect Marina Tabassum on her Aga Khan Award-winning design for the Bait Ur Rouf mosque in Dhaka". The National (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2019.
  7. ^ "Female architect lands prize". The Star (në anglisht). 5 tetor 2016. Marrë më 13 dhjetor 2019.
  8. ^ "Bangladeshi female architect's mosque design wins prestigious international prize". The Nation (në anglisht). 4 tetor 2016. Marrë më 30 dhjetor 2019.
  9. ^ a b "Award Recipients: Construction (Bait ur Rouf Mosque)". ARCHNET (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2019. Marrë më 13 dhjetor 2019.
  10. ^ "Six projects awarded Aga Khan architecture prize". The Independent Uganda (në anglishte amerikane). 7 nëntor 2016. Marrë më 7 tetor 2019.
  11. ^ a b "Collections | 13th Cycle: 2013-2016 | Bait Ur Rouf Mosque". Archnet (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2019. Marrë më 7 tetor 2019.
  12. ^ "Bangladeshi mosque architect smashes glass ceiling". Gulf News (në anglisht). Marrë më 23 dhjetor 2019.
  13. ^ "The Aga Khan Award for Architecture: Photos". Daily Nation (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2019.
  14. ^ a b Peter Muiruri. "'Green' buildings top awards". The Standard (në anglisht). Marrë më 7 tetor 2019.
  15. ^ "Bangladeshi mosque architect smashes glass ceiling". The News (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2019.
  16. ^ "Bangladeshi female architect's mosque design wins prestigious international prize". The Nation (në anglisht). 4 tetor 2016. Marrë më 7 tetor 2019.
  17. ^ a b c d "Succès de l'une des rares mosquées construite par une femme". Le Figaro (në frëngjisht). 4 tetor 2016. Marrë më 7 tetor 2019.
  18. ^ a b "Bait Ur Rouf Mosque". Aga Khan Development Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2019. Marrë më 7 tetor 2019.
  19. ^ Noah Browning (4 tetor 2016). "Danish park designed to promote tolerance in community wins architectural award". The Star (në anglisht). Marrë më 19 dhjetor 2019.
  20. ^ "Female Bangladeshi mosque architect smashes glass ceiling". Dawn (në anglisht). AFP. 4 tetor 2016. Marrë më 30 dhjetor 2019.
  21. ^ "China, Denmark projects among architecture award winners". The Washington Times (në anglishte amerikane). Marrë më 30 dhjetor 2019.
  22. ^ "Jameel Prize 5 • V&A". Victoria and Albert Museum (në anglisht). Marrë më 29 gusht 2023.