Marina Tabassum

arkitekte bangladeshase

Marina Tabassum (lindur në vitin 1968)[1] është një arkitekte nga Bangladeshi.[2] Ajo është arkitektja kryesore e “Marina Tabassum Architects”.

Marina Tabassum
Tabassum në “Pinakothek der Moderne”, Mynih (2023)
U lind në1968
KombësiaBangladeshi
ShkollimiBangladesh University of Engineering and Technology
ProfesioniArkitekte
ÇmimetShiko listën e plotë
Faqja në rrjetmtarchitekts.com

Në vitin 2016, ajo fitoi Çmimin Aga Khan për arkitekturën për dizenjimin e Xhamisë Bait Ur RaufDhakaBangladeshit.[3] Në vitin 2020, Tabassum u listua nga revista Prospect si mendimtarja e tretë më e madhe për periudhën e COVID-19, me revistën që shkruante: "Në pararojë të krijimit të ndërtesave në harmoni me mjedisin e tyre natyror, kjo arkitekte nga Bangladeshi po përqafon gjithashtu sfidat e dizenjimit të vendosura nga çfarë ne kolektivisht bëjmë ndaj planetit".[4] Tabassum ishte aziatiko-jugorja e parë që mori "Çmimin Trienal të Lisbonës për Arritjet e Jetës" (2022). Ajo u vendos në listën e 100 Njerëzve më me Ndikim të vitit 2024 nga revista TIME.[5]

Jeta e hershme dhe arësimimi

Redakto

Tabassum lindi në DhakaBangladeshit, bija e një onkologu. Familja e saj emigroi në Dhaka nga India, pas Ndarjes së Bengalit në vitin 1947. Ajo ndoqi “Holy Cross Girls School and College”. Pastaj ajo u diplomua në arkitekturën në Bangladesh University of Engineering and Technology në vitin 1994.[6]

Karriera

Redakto

Në vitin 1995, Tabassum themeloi URBANA-n, një firmë arkitekturore bazuar në Dhaka, bashkë me Kashef Chowdhury.[7][8] Firma skicoi një numër projektesh për rreth dhjetë vjetë.

Në vitin 2005, Tabassum krijoi firmën e saj, “Marina Tabassum Architects”, ku shërben si arkitektja e saj kryesore.

 
Muzeu i Pavarësisë

Qën nga viti 2005 Tabassum ka qenë profesore me kohë të pjesshme në Universitetin BRAC,[6] ku ajo ka dhënë edhe kurset mbi Arkitekturën Bashkëkohore të Azisë Jugore. Ajo drejton gjithashtu studio në Universitetin e Azisë dhe Paqësorit, si dhe ka dhënë leksione dhe prezantime në një disa institucione të tjera arsimore dhe konferenca. Ajoj ka qenë Drejtore e Programit Akademik në Bengal Institute for Architecture, Landscapes and Settlements që nga viti 2015.[9] Ajo propozoi gjithashtu ftimin e një nga arkitektët më të mirë të Indisë, Bixhoj Xhain në CAA 2013 në Bangladesh.

Tabassum dizenjoi Xhaminë Bait Ur Rauf në Dhaka, që përfundoi në vitin 2012.[10] Në vitin 2016, projekti u kualifikua për Çmimin Aga Khan.[11]

Në vitin 2024, Tabassum u përfshi në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë të revistës Time.[12][13][14][15]

 
Xhamia Bait Ur Rauf

Vepra të shquara

Redakto
  • 1997–2006: Muzeu i Pavarësisë, Dhaka, Bangladesh
  • 2001: Rezidenca A5, Dhaka, Bangladesh
  • 2006-2011: Comfort Reverie, Dhaka, Bangladesh
  • 2009: Vacation House në Faridabad, Dhaka, Bangladesh
  • 2012: Xhamia Bait Ur Rauf, Dhaka, Bangladesh
  • 2018: Panigram Eco Resort and Spa, Xhashore, Bangladesh
  • 2020: Khudi Bari, Çars në zonën bregdetare të Bangladeshit

Çmime dhe nderime

Redakto
  • Çmimi i parë për Monumentin e Pavarësisë (Svadhinata Stambha) dhe Muzeun e Luftës Çlirimtare nga kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina (1997)
  • Çmimin “Arkitektja e Vitit”, nga zëvendës presidenti i Indisë Bhairon Singh Shekhavat (2001)
  • Çmimi “Anannya Top Ten” (2004)[6]
  • Finaliste e Çmimit Aga Khan për Rezidencën A5, një apartament pavijon (2004)[10]
  • Vendi i dytë i “Nishorgo Architectural Competition” (2006)[16]
  • Çmimi Aga Khan për Arkitekturën (2016)
  • Çmimi Arnold W. Brunner Memorial (2021)[17]
  • Medalja Soane (2021)[18]
  • Çmimi i Arritjeve të Jetës (2022)[19]
  • Listohet në 10 njerëzit më me ndikim në botë në 2024 nga revista TIME.[12]

Ekspozita

Redakto
  • Marina Tabassum Architects: in Bangladesh (2023)[20]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "The Soane Medal 2021" (në anglisht). YouTube. 16 nëntor 2021. Marrë më 16 nëntor 2021.
  2. ^ "Architecture fuses engineering, arts". The Daily Star (në anglisht). 19 mars 2016. Marrë më 20 prill 2024.
  3. ^ Anna Fixsen (3 tetor 2016). "BIG, Zaha Hadid Architects Among 2016 Aga Khan Award Recipients". Architectural Record (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2016.
  4. ^ "The world's top 50 thinkers for the Covid-19 age" (PDF). Prospect (në anglisht). 2020. Marrë më 8 shtator 2020.
  5. ^ "TIME 100 Most Influential People 2024". TIME (në anglisht). 2024. Marrë më 31 korrik 2024.
  6. ^ a b c "MTA Profile" (në anglisht). mtarchitekts.com. Marrë më 11 tetor 2016.
  7. ^ Rowena Hockin (17 qershor 2014). "Marina Tabassum: Ideas over gender" (në anglisht). Architecture AU. Marrë më 11 tetor 2016.
  8. ^ Shamsad Mortuza (5 prill 2008). "New styles of Architecture, a change of heart". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 29 korrik 2024.
  9. ^ "Marina Tabassum - Director, Academic Program, Bengal Institute". Bengal Institute (në anglisht). 3 shkurt 2018.
  10. ^ a b Naimul Karim (17 qershor 2016). "Marina Tabassum: An architect in search of roots". The Daily Star (në anglisht). Marrë më 11 tetor 2016.
  11. ^ Amy Frearson (9 maj 2016). "Zaha Hadid among architects shortlisted for 2016 Aga Khan Award". De Zeen (në anglisht).
  12. ^ a b Sarah M. Whiting (17 prill 2024). "The 100 Most Influential People of 2024 | Marina Tabassum". TIME (në anglisht). Marrë më 31 korrik 2024.
  13. ^ Josh Niland (17 prill 2024). "Lesley Lokko and Marina Tabassum named among TIME 100 Most Influential People of 2024". Archinect (në anglisht). Marrë më 31 korrik 2024.
  14. ^ "Lesley Lokko and Marina Tabassum named world's most influential architects in 2024 TIME100 List". World Architecture Community (WAC) (në anglisht). 26 prill 2024. Marrë më 31 korrik 2024.
  15. ^ Maria-Cristina Florian (26 prill 2024). "Lesley Lokko and Marina Tabassum Recognized in TIME's 2024 List of Most Influential People". ArchDaily (në anglisht). Marrë më 31 korrik 2024.
  16. ^ "Nishorgo Architectural Competition Winners awarded". The Daily Star (në anglisht). 10 gusht 2006. Marrë më 11 tetor 2016.
  17. ^ "Marina Tabassum Awarded the Arnold W. Brunner Memorial Prize by The American Academy of Arts and Letters" (në anglisht). Marrë më 11 qershor 2021.
  18. ^ "The Soane Medal 2021". YouTube (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2021.
  19. ^ "Received the prestigious Lisbon Triennale Millennium bcp Lifetime Achievement Award". ArchDaily (në anglisht). 10 gusht 2022. Marrë më 10 gusht 2022.
  20. ^ "Marina Tabassum Architects: In Bangladesh". www.architekturmuseum.de (në anglisht). Marrë më 21 shkurt 2023.