Xhamia e Shoqërisë së Gulshanit

Xhami moderne në Dhaka të Bangladeshit

Xhamia e Shoqërisë së Gulshanit, e quajtur edhe Xhame Masxhidi i Shoqërisë së Gulshanit (bengalisht: গুলশান সোসাইটি জামে মসজিদ), është një xhami në Gulshan Thana, një zonë e DhakësBangladesh. U planifikua nga Kashef Mahboob Chowdhury duke u përfunduar në vitin 2017.

Xhamia e Shoqërisë së Gulshanit
গুলশান সোসাইটি জামে মসজিদ
Emra alternativXhame Masxhidi i Shoqërisë së Gulshanit
Informacion i përgjithshëm
StatusiAktive
TipiXhami
VendndodhjaBangladesh Gulshan, Dhaka, Bangladesh
Koordinatat23°48′03″N 90°24′28″E / 23.8008°N 90.4079°E / 23.8008; 90.4079
Përfundimi2017
PronarShoqëria e Gulshanit
Height
RoofE sheshtë
Technical details
Materialbeton
Floor count7
Grounds741 m2
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektKashef Mahboob Chowdhury
Architecture firmUrbana
DeveloperGulshan Society
EngineerK.M.A. Bari dhe Amrul Hasan
Structural engineerZayedur Rahim
Main contractorBeximco Engineering
Uebfaqja
Gulshan Society Jame Masjid

Historia

Redakto
 
Pamje e xhamisë

Xhamia e Shoqërisë së Gulshanit është parë nga një numër i madh vizitorësh të shquar. Në shkurt 2018 krye-imami Xhamisë Xhamia Al-Aksa, drejtoi lutjet dhe mbajti predikime në Xhaminë e Shoqërisë së Gulshanit gjatë udhëtimit të tij një javor përgjatë Bangladeshit.[1] Në shtator 2019 përfaqësueset e larta të Australisë dhe Zelandës së Re në Bangladesh, Julia Niblett dhe Joanna Kempkers vizituan xhaminë.[2]

Në shtator 2018 Xhamia e Shoqërisë së Gulshanit hyri në listën finale të Çmimit të 11-të "Beazley Designs of the Year".[3]

Arkitektura

Redakto
 
Pamje e xhamisë

Ndërtesa moderne shtatë-katëshe është ndërtuar për të dhënë përshtypjen e një monoliti. E gjithë struktura është ndërtuar në beton të bardhë të derdhur në kallëpe. Trualli i disponueshëm urban për këtë xhami ishte relativisht i vogël, por xhamia kishte nevojë të bujtëte një grumbullim të madh njerëzish. Kjo nevojë e ripërfytyroi tipologjinë e xhamisë në një volum vertikal. E planifikuar për 2500 veta, ndërtesa tashmë ndiqet nga 4500 veta për lutjet e të premtes. Arkitekti përdori një qasje pragmatike dhe e ndryshoi modelin e zakonshëm të xhamisë në mënyrë që shkallët të çonin drejtpërdrejtë nga hyrja në vestibulin dhe sallën kryesore të lutjeve. Katet e sipërme arrihen si nëpërmjet ashensorëve ashtu dhe nëpërmjet shkallëve.[4][5]

Të gjitha hapsirat e brendshme përfitojnë nga depërtimi i mirë i dritës natyrore dhe ajrimit. Kjo bëhet e mundur nga përdorimi i një strukture grilore "xhali", që e mbështjell ndërtesën dhe gjeneron formën dhe façadat e saj unike, ndërsa siguron mbrojtje nga shiu dhe nxehtësia. "Xhali" është një abstragim i deklaratës themelore të Islamit “la-ilaha-illallah”, nuk ka veçse një Zot, në shkrimin një mijë vjeçar kufik arabisht, që shtrihet në fasha të vazhdueshme në të katër faqet.[4]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Masjid al-Aqsa head Imam to lead jum'a prayers at Gulshan mosque". The Independent (Bangladesh) (në anglisht). Dhaka. Marrë më 17 maj 2020.
  2. ^ "Australian, New Zealand envoys visit Gulshan mosque". Bangla Tribune (në anglisht). Marrë më 17 maj 2020.
  3. ^ "19 Architecture Projects in Shortlist for Beazley Designs of the Year". World-Architects (në anglisht). Marrë më 17 maj 2020.
  4. ^ a b "Gulshan Society Mosque / Kashef Chowdhury - URBANA". ArchDaily (në anglishte amerikane). 19 maj 2019. Marrë më 17 maj 2020.
  5. ^ Michael Snyder (9 maj 2019). "In Bangladesh, Reimagining What a Mosque Might Be". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 17 maj 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto