Coffeeshop
Në Holandë, coffeeshops janë institucionet ku shitjen e kanabisit për konsum personal nga publiku e kanë të toleruar nga autoritetet lokale.
Sipas politikës së drogës në Holandë, shitja e kanabisit në sasi të vogla është e lejuar nga coffeeshops të licensuara. Shumica e tyre shërbejnë pije dhe ushqim. Coffeeshops nuk janë të lejuara të shërbejnë alkool ose droga të tjera, dhe rrezikojnë të mbyllen në qoftë se konstatohet shitja e drogave të lehta për të miturit, drogave të forta ose shitja e alkoolit. Ideja e licencimit për shitjen e kanabisit është futur në vitet 1970 për qëllim të ndarjes së drogave të rënda dhe të lehta.