Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi (lexo: Silvio Berluskoni) lindi 29 shtator 1936 në Milano është drejtues i kompanisë MediaSet politikan i njohur italian dhe ish kryeministër i Italisë.
Silvio Berlusconi | |
![]() | |
Kryetari i Forza Italia | |
18 janar 1994 – aktiv | |
Kryeministri i Italisë | |
10 maj 1994 – 17 janar 1995 | |
Paraardhësi: | Carlo Azeglio Ciampi |
Pasardhësi: | Lamberto Dini |
11 qershor 2001 – 17 maj 2006 | |
Paraardhësi: | Giuliano Amato |
Pasardhësi: | Romano Prodi |
Ministri i Punëve të Brendshme | |
8 maj 2008 – 16 nëntor 2011 | |
Paraardhësi: | Romano Prodi |
Pasardhësi: | Mario Monti |
6 janar 2002 – 14 nëntor 2002 | |
Paraardhësi: | Renato Ruggero |
Pasardhësi: | Franco Frattini |
Ministri i ekonomisë dhe financave | |
3 korrik 2003 – 17 maj 2006 | |
Paraardhësi: | Giulio Tremonti |
Pasardhësi: | Tommaso Padoa Schioppa |
Ministri i Shëndetësisë | |
11 mars 2006 – 17 maj 2006 | |
Paraardhësi: | Francesco Storace |
Pasardhësi: | Livia Turco |
Ministri i Zhvillimit Ekonomik | |
5 maj 2010 – 4 tetor 2010 | |
Paraardhësi: | Claudio Scajola |
Pasardhësi: | Romano Prodi, Matteo Renzi |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 29 shtator 1936 |
Lindi në: | Milano |
Kombësia: | Italian |
Profesioni: | Politikan |
Partia politike: | Forza Italia |
Silvio Berlusconi pasi kreu fakultetin Juridik filloi të merret me ndërtimtari. Ndërkohë formoi shtëpinë mediatike Fininvest e cila me kalimin e kohës përfshiu të gjitha radio stacionet dhe TV private dhe gazetat në Itali. Duke iu faleminderuar këtyre dhe lidhjeve me Partinë Socialiste dhe me udhëheqësin e saj Bettino Craxin, u bë njëri ndër njerëzit më me ndikim dhe më të pasur në Itali. Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.
Në tetor të vitit 1993 ai filloi lëvizjen politike të qendrës së djathtë Forza Italia, përforcuar në janar vitin e ardhshëm, në vitin 2008 ajo u bashkua me Popolo della Libertà dhe pastaj u ri-themelua në vitin 2013.
Silvio Berlusconi disa herë ishte dhe është edhe sot kryeministër i Italisë. Sipas Forbes pasuria e tij vlerësohet 9,4 miliardë dollarë amerikanë dhe është njëri nga njerëzit më të pasur të Italisë.
Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.