Dardan Berisha

basketbollist kosovar
This is the stable version, checked on 18 qershor 2022. 3 pending changes await review.

Dardan Berisha (lindi më 15 nëntor 1988) është basketbollistë polako-kosovarë i cili luan për Juvecaserta Basket. Ai u bë shtetas i Polonisë dhe prej atëherë ka përfaqësuar kombëtaren polake të basketbollit për shkak se në Kosovë nuk ka status të FIBA-së deri në vitin 2015.[1][2]

Informacionet
Emri dhe Mbiemri: Dardan Berisha
Ditëlindja: 15 nëntor 1988
Vendlindja: Pejë, Kosovë
Kombësia: Kosovarë, Polakë
Gjatësia: 191 cm
Pesha: 90 kg
Pozita: Shooting guard
Numri:11
Ekipi:ČEZ Nymburk

Dardani konsiderohet si një prej basketbollistëve më të suksesshëm në historinë e Kosovës. Ai fitoi 4 herë Superligën e Kosovës me KB Peja dhe 2 herë me Sigal Prishtina. Ai poashtu ka fituar Ligën e Ballkanit për herë të parë me ekipin kosovarë. Në qershor 2015, ai nënshkroi kontratë tre vjeçare me ekipin kroatë KK Cibona.[3] Në tetor 2015, ai u largua nga KK Cibona dhe u kthye në Sigal Prishtina.[4]

Dardani ka luajtur në EuroBasket 2011 me kombëtaren polake ku ishte një nga lojtarët më të mirë të Polonisë në EuroBasket. Në EuroBasket 2011, ai mesatarisht shënoi 13.2 pikë dhe 2.8 asistime.

Karriera profesionale

Redakto

Ai filloi karrierën e tij më 2001 me KB Peja. Ai ka luajtur jashtë vendit në Spanjë, Polonia dhe Kroacia. Më 2007-2010, ai ishte lojtarë I

Polonia Warszawa e cila u promovua dhe më pas u largua nga Premier League Polake. Më 18 maj 2010, ai nënshkroi kontratë tre vjeçare me Anwil Włocławek. Në vitin 2012, ai u kthye në Kosovë dhe nënshkroi kontratë me KB Peja. Në këtë vit Dardani fitoi Superligën e Kosovës në Basketboll. Nga 2013 deri më 2015, ai luajti në Kosovë me Sigal Prishtina. Në vitin 2015, Dardani fitoi Superligën e Kosovës në Basketball dhe Ligën Ndërkombëtare të Basketbollit në Ballkan. Më 18 shkurt 2017, Dardani nënshkroi kontratë me ekipin italian Juvecaserta Basket.[5]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Më 2 gusht 2010, ai luajti për herë të parë për kombëtaren polake në ndeshjen kundër Gjeorgjisë. Kur FIBA e njohi Kosovën më 2015, Dardani vendosi të luaj për Kombëtaren kosovare të basketbollit. Në vitin 2016, ai do të luaj në EuroBasket 2017.

Referime

Redakto
  1. ^ "EuroBasket 2011 profile". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 17 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Real GM profile
  3. ^ "Cibona signed a 3-year deal with Berisha". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 17 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dardan Berisha leaves Cibona Zagreb to return to Sigal Prishtina
  5. ^ "Juvecaserta lands Dardan Berisha" (në anglisht). 18 shkurt 2017. Marrë më 18 shkurt 2017.