Dardanelet (nga gr. Δαρδανελλια Dardanellia, turqisht Çanakkale Boğazı, në lashtësi është quajtur edhe Helespont) është kanal detar shumë i ngushtë në veriperëndim të Turqisë, i cili lidh Detin Egje me detin Marmara. Dardanelet kanë një gjatësi prej 61 km dhe gjerësi prej 1.2 deri 6 km, thellësia mesatare është 55 m ndërsa thellësia maksimale është 81 m. Uji lëviz në të dy drejtimet përgjat kanalit nga deti Marmara kah deti Egje nëpërmjet rrymave sipërfaqësore, ndërsa në anën e kundërt nëpërmjet rrymave në thellësi.

vendndodhja
Mbrëmja në Dardanele

Bosfori në veri dhe Dardanelet në jug e ndajnë Evropën nga Azia, ndërsa në mes këtyre dy kanaleve detare shtrihet Deti Marmara.

Lidhje të jashtme

Redakto