David Beckham

futbollist anglez
(Përcjellë nga Dejvid Bekam)

David Beckham ka lindur me 2 maj 1975Londër, si fëmije ishte adhurues i flaktë i futbollit dhe i klubit futbollistik Manchester United ku edhe filloi karrierën. Që nga fillimi i karrierës ishte nën mbikëqyrjen e menaxherit Sir Alex Ferguson i cili e zbuloi talentin e tij dhe e angazhoi që në moshën 16 vjeçare në ekipin e të rriturve dhe barti fanellën me numrin 24.

David Beckham
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDavid Robert Joseph Beckham
DatëlindjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data
VendlindjaLeytonstone, London, Angli
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
Tottenham Hotspur
Brimsdown Rovers
1991–1993Manchester United
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1993–2003Manchester United265(62)
1994–1995Preston North End5(2)
2003–2007Real Madrid116(13)
2007–2012Los Angeles Galaxy98(18)
2009Milan (huazim)18(2)
2010Milan (huazim)11(0)
2013Paris Saint-Germain10(0)
Gjithsej523(97)
Karriera ndërkombëtare
1992–1993Anglia U183(0)
1994–1996Anglia U219(0)
1996–2009Anglia115(17)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Minutat e aktivizimit të David-it ishin të pakta pasi që mosha e tij ishte shumë e re. Më pas ai qe huazuar në Preston North End për të bërë përvojë në futbollin anglez, paraqitjet e suksesshme me Prestonin bënë që Fergusoni ta rikthej menjëherë në skuadrën e tij. David Beckham u rikthye me fanellën numër 10, gjatë asaj kohe Beckham ishte ne formë të jashtëzakonshme, forma e tij ishte shkak i inkuadrimit të Beckham-it në kombëtaren angleze dhe ai vazhdoi me paraqitjet e suksesshme si me kombëtare ashtu edhe me Man.Utd-n pas përfundimit të karrierës së Eric Cantona-s, Beckham mori fanellën me numrin 7 me të cilin numër fitoi të gjithë trofetë e mundshëm: Premier Ligen, FA Cup-in, Carlling Cup-in dhe më të rëndësishmen Champions League-ën në vitin 1999.