Deklarata islame e vitit 1970, është një program politiko-fetar në të cilin promovohet sistemi shtetëror i bazuar në principet e Islamit synit, të cilin e ka shkruar Alija Izetbegoviqi.

Është një projekt teokratik që nuk përkrah vetëm rilindjen e parimeve islame në shoqëritë ku jetojnë myslimanët, por edhe rendin publik dhe pushtetin politik të bazuar në sistemin juridik të Sheriatit. Teksti është i dukshëm pan-islamist në përmbajten e tij: Shpallja e autoritetit mysliman dhe refuzimi i komunizmit totalitar, si dhe modelit perëndimor laiko-demokratik shoqëror dhe politik është utopia e Izetbegoviqit. Edhe pse nuk është fundamentalo-radikal në retorikën e tij, e as në mënyrë dogmatike nuk i përket lëvizjes ortodoks vehabi – është e qartë se programi politik i Izetbegoviqit është në linjë të skemave utopike islame që dolën që nga gjysma e dytë e shekullit të 19, si reagim ndaj presionit të Perëndimit dhe sfidave të modernizimit.[1]

Lidhje të jashmte

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Islamska deklaracija" (PDF) (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 prill 2015. Marrë më 17 gusht 2015.