Delja Rudë
Delja Rudë është një racë delesh, autoktone,[1] [2] që më së shumti është e përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci. Në vitin 2009, Ruda konsiderohej si raca më e rrezikuar e deleve në Republikën e Kroacisë. Emri i saj, Ruda, mund të ketë lidhje me fisin ilir të rudinëve (rudëve). Kjo racë në radhë të parë është e mbarështuar për prodhimin e leshit.[3]
Karakteristikat
RedaktoRuda mund të ketë lesh të bardhë ose të verdhë me një xhufkë. Kjo racë ka një kokë të bardhë dhe pika të bardha në trup dhe në kokë. Në xhidavi delet kanë një lartësi mesatare 55 cm (21.6 cm) ndërsa deshët 65 cm (25.6 inç). Delet e rritura kanë një peshë mesatare prej 38 kg (83.7 lbs) ndërsa deshët 48 kg (105.8 lbs). Ruda i është përshtatur edhe kushteve të mbarështimit në temperaturat e ulëta dhe kullotave në viset malore.[4] [5]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Karakterizimi i 36 snp-ve në tre rraca autoktone delesh dhe variacioni i tyre, si tregues të seleksionimit
- ^ Për shkak të popullaritetit të saj të madh deles rude i është kushtuar edhe një kënga popullore:
Delja Rude
Ti moj delja, delja rude
as ma fal nji qingj të butë
n’verë, n’verë , aman !
Qingj të butë, lara lara
sa t’i dal lalës përpara
n’verë, n’verë, aman !
Sa t’i dal lalës përpara
bashkë me qingjin lara lara
ta kullosim nëpër ara
n’verë, n’verë, aman.
Nëpër ara, n’mal e n’fushë
bashkë me lalën gush’ më gushë
n’verë, n’verë aman.
https://lyricstranslate.com/en/elina-duni-delja-rude-lyrics.html - ^ A.Hoda, etj.Genetic Characterization of Albanian Sheep Breeds by Microsatellite Markers, https://www.researchgate.net
- ^ ANILA HODA, HYSEN BYTYQI, HAJRIP MEHMETI: DIVERSITETI GJENETIK I DISA RACAVE LOKALE TË DELEVE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË BAZUAR NË MARKERËT MIKROSATELITË. Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Shqipëri & Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti i Prishtinës, Kosovë. ISSN 2073-2244 AKTET, www.alb-shkenca.org, Journal of Institute Alb-Shkenca - Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca, Vol. III, Nr 1, fq. 27 - 33.
- ^ Anila HODA, Romina SHEHU dhe Econogene Consortium: KARAKTERIZIMI I 36 SNP-VE NË TRE RRACA AUTOKTONE DELESH DHE VARIACIONI I TYRE, SI TREGUES TË SELEKSIONIMIT. Departamenti i Prodhimit Shtazor, Universiteti Bujqësor i Tiranës, SHQIPERI. Aktet e Takimit Vjetor, Vëll. II, Nr. 2, fq. 133 - 137.
Lidhje të jashtme
Redakto- REGJISTRIMI I BUJQËSISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 2014 (Rezultatet Përfundimtare), Agjencia e Statistikave të Kosovës.