Dervish Shaqa

këngëtar shqiptar
(Përcjellë nga Dervish Shaqja)

Dervish Shaqa lindi në Llukë të EpërmeDeçanit1912; vdiq më 11 prill 1985. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare.

Fotoporteti
Emri Dervish
MbiemriShaqa
Lindur më 1912
Lindur në Llukë e Epërme, Deçan
Vdiq më 11 prill 1985
Vdiq në Rashbull, Durrës
Kombësia shqiptar
Profesioni muzika
* është supozim

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame borë e gjetëm dimën...".

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurtaDukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdhëut...

Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera...

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

Diskografia

Redakto
  • "Oj Shqipëri, mos thuaj marova"
  • “Të shtatë krajlat e rrehin teli”
  • ”Kërsiti pushka, ushtoi mali”
  • “Kur ta kthyem Kosovë shpinën”
  • “Kamer Loshi”
  • “Kurrë Kosovë s'tu da gazepi”
  • “Isa beg po t'thrret nona”
  • "Nak Berisha"
  • "N'verra t'Llukës, e n'qafë t'Morines”
  • "Haxhe Mustafa"
  • "Prej Podrimës po vjen haberi"
  • "Pyet Kosova për nji çikë"
  • “Kenga e Rexhës”
  • "Haj medet për Lug t`Baranit”
  • “N'drrasë të vekut kush po kanë”
  • “Moj e mira n`derë të stanit”
  • “E kam pas nji çiteli”
  • Hasan Aga n'kambë na çue
  • Na ra shkjau n'katër anë

Lidhje të jashtme

Redakto