Dhimitër Kacimbra
Dhimitër Kacimbra (Përmet, 1875 - ~ 1950) ka qenë figurë politike shqiptare.
Dhimitër Kacimbra | |
---|---|
Ministër i Drejtësisë | |
Në detyrë 11 korrik – 16 tetor, 1921 | |
Paraprirë nga | Xhaferr bej Ypi |
Pasuar nga | Koço Tasi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1875 Përmeti, Perandoria Osmane |
Vdiq më | ~ 1950 |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Arsimimi | Fakulteti i Drejtësisë, Stamboll |
Punësimi | nëpunës, avokat |
Biografia
RedaktoU lind më 1875 në Përmet. Ndoqi gjimnazin grek dhe më pas 2 vjet Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Stambollit.
Më 1903-1908 punoi si avokat në Meçovë, duke shërbyer po ashtu si mësues i gjuhës osmane në shkollat greke. Më 1908 e deri më 1912 qe anëtar i gjyqeve të fillimit në Margëlliç, Vlorë e Himarë. Punoi si avokat në vitet 1913-1917, më 1917-1918 qe noter në Përmet. Mori pjesë në Kongresin e Durrësit dhe atë të Lushnjës[1], prej ku u zgjodh senator i Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920 si dhe kryetar i këtij senati në vitin 1920. U zgjodh deputet në legjislaturat 1921 - 1923[2], qe ministër më 1921. Iu rikthye profesionit të avokatit në vitet 1924 - 1929[1]. U rizgjodh deputet në periudhat 1932 - 1944.[2]
Më 1929 qe pjesëmarrës në kongresin e dytë të KOASH-it në Korçë. Në vitet 1929 - 1932 qe prokuror i Këshillit Kontrollues.
Ka ndërruar jetë rreth viteve '50 të shekullit të XX-të[1].
Referimet
Redakto- ^ a b c K. Dervishi, Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, fq. 143. ISBN 978-99943-56-22-5
- ^ a b Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It - Republika e Shqipërisë KUVENDI . Tiranë 2005