Margëlliçi (Gumenicë)

(Përcjellë nga Margëlliçi)
This is the stable version, checked on 1 prill 2022. 2 pending changes await review.

Margëlliç ose Margëllëç (greqisht: Μαργαρίτι/Margaríti) është fshat në qarkun e Çamërisë, Shqiperi . Fshati ka 3,032 banorë.

Margëlliç
Μαργαρίτι
Qytezë
Popullsia
 • Gjithsej265
Emri i banorëveMargllëçjot
Faqja zyrtarewww.margariti-gr.de/index.php/el/

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Margëlliçi kufizohet me Vrastovën, nga jugu me Skëndalin, nga lindja me Spatharatin, nga perëndimi me Smogovinën dhe nga jugperëndimi me Luaratin. Margëlliçi është një fshat plot gjelbërim në një zonë kodrinore, afërsisht 30 kilometra në jug të Gumenicës. Fshati ndodhet në të djathtë të rrugës Pargë–Gumenicë në një lartësi 240  meter mbi nivelin e detit. Para Luftës së Dytë Botërore, Margëlliçi kishte këto lagje: Driza, Gropa, Këndali, Pazari, Piripasha, Psaka, Qerrakari, Sulejman Bajazit dhe Trapi.[1]

Toponimet të fshatit Margëlliç (para Luftës së Dytë Botërore):[2]

  • Ahuri Selmanenje – arë, në J.
  • An’ e Ferrës - anë kënetë, në J.
  • An’ e Liqerit - anë liqeni, në L.
  • Ar’ e Bardhë – grykë, në L.
  • Ar’ e Bellos - kullotë, në J.
  • Ar’ e Bokthit - grykë, në L.
  • Ar e Gomares - arë në mal, në L. “ati një fshatar kish vrarë gomaren, se kur kish klënë e ngarkuar me djathtë ish kumbisur bë dhe”.
  • Ar’ e Gucit - arë, në J.
  • Ar’ e Gjinikës - arë, në J.
  • Ar’ e Keçit - fushë e vogël në mal, në P.
  • Arat e Avdul Kupit - ara, në J.
  • Arat e Balikos - ara, në P.
  • Arat e Çuçojnate - ara, në P.
  • Arat e Çuços - ara, në P.
  • Arat e Çuf Shaqos - ara, në P.
  • Arat e Çukarate - arat e fisit të Çukarit, në P.
  • Arat e Govës – ara, në P.
  • Arat e Gjinikës – ara, në P.
  • Arat e Hafuz Rushanit – ara, në P.
  • Arat e Kurushate - ara, në P.
  • Arat e Llurit - ara, në P.
  • Arat e Mananjet - ara, në P.
  • Arat e Mëdha të Dush Bidesë – ara, në P.
  • Arat e Mulla Çafës - ara, në P.
  • Arat e Rrojbës – ara, në P.
  • Arat e Taros - ara në fushë, në P.
  • Arat e Xhamisë – ara, në P.
  • Bakash/i - burim që del në lagjen Piripasha.
  • Bakçej’ e Arapit - anë ngjoli në J. “Ati thonë se ka pasur pallatin princesha Margaritë”.
  • Bakçet e Lalës - baça, në P.
  • Bakçet e Sallatës – baça, në P.
  • Barbat - ara, në P.
  • Bletë/a - faqe mali në Bozhur.
  • Bregeza – breg, në L.
  • Bregu Bejdashit - breg, në V.
  • Bregu i Braçulit - breg.
  • Bregu i Bufit - breg, në V.
  • Bregu i Frëngut - breg shkëmbor, në P.
  • Bregu i Karaliut - breg, në P.
  • Bregu i Kartës - breg, në L.
  • Bregu i Kubesë - breg, në J.
  • Bregu i Kuçunatit - breg, në P.
  • Bregu i Kuq - breg në arë, në P.
  • Bregu i Kurballit - breg, në P.
  • Bregu i Llakës - breg, në P.
  • Bregu i Miles - breg, në P.
  • Bregu i Mullamanit - breg, në P.
  • Bregu i Mullerëve - baça, në P.
  • Bregu i Pulidrës – breg, në P.
  • Bregu i Qeve - breg, në J.
  • Bregu i Raqit - breg, në V.
  • Bregu i Spitherëve - breg, në P.
  • Bregu i Sullave – breg, në P.
  • Bregu i Sheshit Kuq - breg, në P.
  • Bregu i Shorkave – breg, në mal.
  • Bregu i Shqipjes - çuke në mal, në L.
  • Bregu i Trapit – breg, në L.
  • Bregu i Turrit - breg e kullotë, në J.
  • Bregu i Thanës - breg.
  • Brekopani – varret.
  • Bregu i Vështit - breg.
  • Burima e Uzejrit – burim, në V.
  • Burimat e Arapit - burima në mal, në J.
  • Buz i Lëmit.
  • Cërmënxele – qafë ku ka cërmënxele (përce), në V.
  • Çapella - fushë që ka driza, në J.
  • Çuk e Korroveshit – çukë në J.
  • Çuk e priftit - Aty ka qenë Margllëçi i vjetër, ku ndodhen themele të vjetëra.
  • Dilmereza – shpat, në P.
  • Dimele - dy çuka mali në malin e Bozhurit të cilat ndahen nga një qafë, në L.
  • Djepeza - sheshe.
  • Fiku i Menes – ara, në P.
  • Fiku Spiro Kaurit - arë që ka një fik pranë, në J.
  • Fiqt e Çanakenje – pllajë, në L.
  • Fiqt e Hoxhenje - ara e fiq, në J.
  • Fiqt e Karahasanit - pllajë, në L.
  • Fiqt e Manar Govës - anë rruge, në P.
  • Fiqt e Shehut - ara e ullinj, në P
  • Fiqt e Vreshtake – ara, në P.
  • Fiqt e Xhimakos - ara e fiq, në P.
  • Flamur i Math - maja më e lartë e malit të Bozhurit “Ferrik Brahua, plak njeri ka Margllëçi ish fukara pikaden (i pikur) që shit dru me gomar. Ki që me një gusht jara më dimet gusht të çdo viti vij në male të Flamurit Math e rrij atje dimbet ditë. Vij re atje se çish kohe do binin këto dimbet ditë, çish ditë doj frrij erë e do bij shi, çish ditë doj kish kohë të mirë me diell dhe çish kohe të binin këto dimbet ditë do shpengonte se çish kohe do binin dimbet muajt e vitit. Fjala e atij i dil me dreq (me të vërtetë) ashtu si që kish thënë”.
  • Flamur i Vogël - maja e dytë për lartësi në malin e Bozhurit, në L.
  • Folej’e Birbilit - shkëmb në maIin e Bozhurit, në L.
  • Folej’e Bletës - shkëmb ka qënë një bletë, në P.
  • Folej e Korbit - faqe mali, në L.
  • Fundi i Qerrakait – rrëza, në J.
  • Fush’ e Morfit – fushë, në P.
  • Gërthëla – fushë, në J.
  • Gliboka/ja - livadh në mal, në L.
  • Gorricat e Shtekthit - faqe mali, në L.
  • Grav’ e Gojaçit – sterrë, në L.
  • Grav’ e Hosit - shpellë që nxën deri në 500 kokë dele, në J.
  • Grav’ e Kaçanit – shpellë, në L.
  • Grav’ e Kuqe - shpellë që nxën deri në 500 kokë dele, në V.
  • Grav’ e Met Zhotit - shpellë, në V. Aty strehohej Met Zhoti, nga Karbunari i Paramithisë, hajdut në kohën turke. Ai u vra aty në një rrethim që i bënë turqit, ndërsa shoku i uj Iliaz Karbunari u plagos.
  • Grav’ e Sadikut - shpellë në V. Aty luftoi me turq Hasan Karahasani se s’donte të shkonte ushtar në Jemen. Mbasi atë ditë ra një mjegul e madhe kaçakët çanë rrethimin dhe shkuan nga mali i Bozhurit.
  • Grav’ e Shpatit – shpellë, në L.
  • Grikasi - mone bagëtish, në J.
  • Grikazt – gryka, në L.
  • Grop’ e Thanës – grykë, në L.
  • Gropa Psakalliq - vend gropë, në L.
  • Gropëza - vend gropë, në L.
  • Gruz’ e Këndalit – ara, në J.
  • Gurët e Cinos - rrugë në rrëzën e malit, në L.
  • Gurët Kolisterë - dy gurë të ngjitur, në qëndër.
  • Gur’ i bardhë – gur, në P.
  • Gur’ i Kuq - shpellë në shkëmb, në L.
  • Gur’ i Langores – shkëmb, në L.
  • Gur’ i Mavrese - shkëmb në mal, në L.
  • Gur’ i Pelës – shkëmb, në V.
  • Gur’ i Rokës - shkëmb i madh, në P.
  • Gur’ i Shorkës – shkëmb, në L.
  • Habushëlat – ara, në P.
  • Hallazmat - gërmadhat e njij fshati të vjetër, në L.
  • Hanot - kodra me gropa, në L.
  • Hosi - rrëzë mali e shpellë, në L.
  • Kalaj e Gropave - mbeturina muresh të një kalaje të vjetër, në P.
  • Kalaj’ e Sallatës - mbeturina kalaje, në J. “Muhamet Sallata, ish çaush me turkun në at kala, ka ngrënë sallatë se i mëngonte buka dhe e ka mbajtur me luftë ai vetëm kalanë, andaja i ka mbeturemëri Kalaja e Sallatës”
  • Karai - faqe mali, në L.
  • Kazazi – fushë, në J.
  • Klisha e Këndalit – kishë, në L.
  • Klisha e Margëllëçit – kishë, në L.
  • Klisha e Palofshatit - gërmadhë kishe, në P.
  • Klisha në Gropa - gërmadhë kishë, në P.
  • Kodra - kodër ku ka varreza.
  • Kopshtet e Dizdarit – kopështe, në P.
  • Krejtë - tre kroje, në L.
  • Krekeza - shpat mali, në L.
  • Kroi Bakashit – përrua, në J.
  • Kroi i Gjuzelit – krua, në P.
  • Kroi i Katiut – krua, në P.
  • Kroi i Kazazit – krua, në J.
  • Kroi i Morfit – krua, në VP.
  • Kroi i Musa Agait – krua.
  • Kroi Pazarit – krua, në qëndër.
  • Kroi i Piciridhit – krua, në P.
  • Kroi i Shamos – krua, në J.
  • Kroi i Sheklezës – ara, në J.
  • Kroi i Shënvasilit — krua.
  • Kroi i Shtatës - krua ku kanë luftuar 7 vetë, në qëndër.
  • Kroi i Xhamisë – krua, në qëndër.
  • Kroi i Xhilit – krua, në L.
  • Krrakurra e Glatë - gërxhë të thepisur, në L.
  • Kubeja – kube, në J.
  • Kula e Musa Agait – gërmadhë, në L.
  • Kurballi – Kodër, në P. Aty ka gërmadha të vjetra dhe ullinj.
  • Lefkadha - vend ku dheu qështë i bardhë, në P.
  • Lëmenjtë — qafë, në J.
  • Liqëri — liqen i vogël, në L.
  • Luc’ i Bozhurit — lucë ku pinin ujë lopët, në VL.
  • Llak’ e Banusë - brëgore me ullinj, në P.
  • Llak’ e Dumës – mone, në VL.
  • Llak’ e Fierit - vend grykë, në L.
  • Llak’ e Kazazit – baça, në J.
  • Llak’ e Kollobonit – livadh, në P.
  • Llak’ e Madhe – grykë, në JL.
  • Llak’ e Omerit - gryke ku ka qënë një mone, në V.
  • Llak’ e Sidherit – grykë, në L.
  • Llak’ e Shalës – grykë, në P.
  • Llak’ e Sheshit Manastirit - ara, në V.
  • Mala e Flamurit Math - maja më e lartë e malit të Bozhurit, në L.
  • Mala e Flamurit Vogël - maja e dytë në lartësi në malin e Bozhurit.
  • Mala e Korroveshit – majë, në L.
  • Mal’ e Margëllëçit - rrugë mes njij qafë, në L.
  • Mal’ i Bozhurit - mal i madh, në VL.
  • Mal’ i Çetës – mal, në J.
  • Mal’ i Rrihës – mal, në L.
  • Mal’ i Shklekes – mal.
  • Mali Shpat – mal, në L.
  • Mal’ i Truhalës – mal, në L.
  • Mankoloja - gropë me ullinj, në qëndër.
  • Mejdan’ i Pelës – shesh, në L.
  • Midat – kullota, në J.
  • Morfi Manjanjet – ara, ullinj e fiq, në V.
  • Mulliri Shamos — mulli që punonte me ujë, në J.
  • Mullit e Hoxhenje - mullinj për të bluar drithëra, në P.
  • Ne kubeja - kube me 12 qoshe, në L.
  • Palofshati — gërmadha të njij fshati të vjetër, në V.
  • Paraspori i Llangës – kullotë, në L.
  • Pela - rrugë që të çon në krye të malit të Bozhurit, në VL.
  • Piciridha – kullotë, në L.
  • Pill’ i Gravës - pyll, në L.
  • Pill’ i Sinos - pyll me përrall në rrëzën e malit, në L.
  • Pllajej’ e Morfit – pllajë, në L.
  • Portokallat e Qapes - ara, në P.
  • Potisjone – fushë, në J.
  • Prroi Bakashit - përrua ku derdhen ujrat e Lagjeve, në J.
  • Prroi Bésë – përrua, në L.
  • Prroi Gardhiqit – përrua, në V.
  • Proj Karait - përrua, në V.
  • Prroi Kurballit – përrua, në J.
  • Prroi Llazarit në mal të Shklekës – përrua, në L.
  • Prroi Puliters – përrua, në V.
  • Përroi i Pupusë – përrua, në P.
  • Prroi i Thellë – përrua, në V.
  • Prroi Xhimakos – përrua, në qëndër.
  • Prroi Zajcës - përrua.
  • Pulitrat – përrua, në V.
  • Puset e Libokait - puse ku pinin ujë dhëntë, në L.
  • Puset e Mesovunit - 2 puse me ujë në mal, në L.
  • Pus’ i gropave – pus, në L.
  • Pus’ i Çubit – pus, të cilin e kish pasë ndërtuar Çubi, në qëndër.
  • Pus i Gjinikës - pus i fisit të gjinikës.
  • Pus’ i Rrëzës - pus.
  • Pus’ i Zubës – pus, në L.
  • Qaf’ e Bokthit.
  • Qaf’ e Burimës - qafë ku ndodhet një burim.
  • Qaf’ e Dërvishit – qafë, në L.
  • Qaf’ e Durrës – qafë, në J.
  • Qaf’ e Dushkut – qafë, në L.
  • Qaf’ e Fikut - qafë mali, në V.
  • Qaf’ e Grikaze – qafë.
  • Qaf’ e Gropës – qafë me pyll, në L.
  • Qaf’ e Kaçanit - qafë, në L.
  • Qaf’ e Koroveshit - qafë.
  • Qaf’ e Lules - qafë, në L.
  • Qaf’ e Llazarit - qafë, në L.
  • Qaf’ e Madhe – qafë, në L.
  • Qaf’ e Margllëçit - qafë që ndan malin e Bozhurit me malin e Shklekezës.
  • Qaf’ e Mërajthit - qafë, në VL.
  • Qaf’ e Pelës - (qaf’ e pelës) - qafë që ngjite në maIin e Bozhurit, në V.
  • Qaf’ e Postallit – qafë, në L.
  • Qaf’ e Shorkave – qafë.
  • Qaf’ e Shëmitrit – qafë, në L.
  • Qaf’ e Tatulit – qafë.
  • Qesat e Menes – ara, në P.
  • Qimadhia e Hoxhenje – kullotë, në L.
  • Qiurët e Berletit - vend pusi ku janë vrarë njerëz, në J.
  • Qiurët e Huse – varre, në L.
  • Qiur’ i Pashait - varr’ i Emin Pashë Gjyzelit në Lagjen Shkallë.
  • Qivur i Rizait – varr, në J.
  • Raq’ i Kaçanit - bregore në mal, në L.
  • Raq’ i Tatulit - brinjë mali, në L.
  • Ruzhdieja - ish shkollë turke, në P.
  • Rrap’ i Kane Dulit — brinjë që ka fier, në V.
  • Rrap’ i Këndalit – fushë, në L.
  • Rrap’ i Sheklezës - rrap me një krua pranë, në P.
  • Rrap’ i Shënvasilit - rrap shekullor, ku mrizojnë 500 dhën.
  • Rrap’ i Xhamisë — rrap’ i madh, në P.
  • Rrëza - rrëzë mali, në V.
  • Sidheri – sheshe, në L.
  • Skupa - pyll, në J.
  • Stan’ i Gjinikës - përrua, në L.
  • Stan’ i Kasimerëve - stan në mai, në P.
  • Stan’ i Manit – stan, në V.
  • Stanopatha - stan e qishë, në V.
  • Sterr’ e Xhamisë - sterrë me ujë, në qëndër.
  • Suhëdhat – kullotë, në J.
  • Shalëza - qafa bregoresh, në J.
  • Shalëz’ e Madhe – grykë, vënd shtuf, në V.
  • Shalëz’ e Vogël - grykë shtufi, në V.
  • Shelqet e Pelekanes – ara, në P.
  • Shesh’ i Kuq – shesh, në V.
  • Shesh i Math – shesh, në V.
  • Shesh’ i Luleve – shesh, në L. Ndodhet në Malin e Bozhurit.
  • Shesh i Qarrakarit - shesh, në J.
  • Shkall’ e Baturit - rrugë që qepe në malin e Sheklezës, në JL.
  • Shkall’ e Gucit - rrugë shkëmbore, në J.
  • Shkëmb i kuq - shkëmb që ka ngjyrën të kuqe.
  • Shkëmb’ i Shpellës Rokës – shpell’ e kuqe, në V.
  • Shorkat - faqe mali, në V.
  • Shëpit e Veli Gegës - banesë 2 katëshe, pronë e Veli Gegës të cilat ia jipte popullit me qira, më qëndër. 2).
  • Shtrung’ e Gurtë - shtrungë, në L.
  • Shtrung’ e Llakës Sidherit – shtrungë, në L.
  • Shtrung’ e Stanit Manit – shtrungë, në L.
  • Shtrung e Trapit - shtrungë, në L.
  • Topolëla – ara, në P.
  • Trapi - gryke përroi, ne L.
  • Thana – grykë, në L.
  • Ullit e Hafuz Xhaferit – ara, ullinj e dardha, në P.
  • Ullinjt e Jatrenje - ullinj të fisit e jatrenje, në P.
  • Ullinjt e Kasëm Rusit – ullinj, në J.
  • Ullinjt e Kurashjate - ullinj, në J.
  • Ullinjt e Xhimakos - ullinj, në J.
  • Ur’ e Millokoqesë - urë, në P.
  • Ur’ e Pupusë - urë e gurtë me hark mbi një përrua, në P.
  • Varr’ i Bohorrit - varr prapa kalasë ku është varrosur një farë Bohorri i fisit të çifutëve, në J.
  • Vath e Bualve (buajve) vath ku mbahen buajt.
  • Vath’ e Kualve – vath, në V.
  • Vështi – brinjë, në L.
  • Vllakat - ara, në P.
  • Vrakanidheza - fushë që mban baltë, në V.
  • Vreshtat – vreshta, në P.
  • Vulistrat – fushë, në J.
  • Vuzjaku - baçë me ullinj, në J.
  • Xarra – fushë, në J.
  • Xhami e Ali Çubit – xhami, në qëndër.
  • Xhami e Kullave - gërmadha ku ka qenë Margëllëçi i vjetër, në L.
  • Xhami e Mesme – xhami, në P.
  • Xhami e Shehut – xhami, në P.
  • Xhami e Shkallës – xhami, në L.
  • Xhum’ e Arës Keçit – ara, në P.
  • Zviza – kullotë, në J.
  • Zhotëlat – ara, në J.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Margëlliç:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Ahmetenj, Ahushanj, Allkanj, Baçanj, Balanj, Balo Fotua, i pari i këtij fisi me prejardhje nga Xhavellenjt e Sulit), Baliko, Ballo, Bejkrët, Beqaranj, Beqatë, Borbolli (Nikoll Borbolli) i ardhur nga Suli, Burllo, Çanaku, Çapet, Çeleqi, Çoi, Çupejnatë, Çukaratë, Dakanj, Deliu, Delli, Demanj, Dizdari, Gërrnjarë, Govanj, Husa (e ka prejardhjen nga Xhavellenjt e Sulit), Gjinika (fis i ardhur nga Gjiriti), Gjuzelatë, Hoxhenjtë, Jatrenjtë, Zenikatë, Karasenatë, Kasimërit, Labovitë, (të ardhur nga Labova), Levdatë, Lulërit (Ramadan Luli), Lushkanjtë, Llurotë (të ardhur nga Lluri), Mandravidhenjtë, Manduka (fis i shpërngulur heret në Itali), Matrakët, Meçanjtë, Mullenjtë, Novalli, Picanjt, Piromematë, Puputë, Ruçanjtë, Rusanjtë, Rrojbatë, Sallatë (Uzejr Sallata), Samarxhiu, Shaqot, Taret, Topolanjt, Trimi (fis i shuar), Xoxajt, Xhemakojt, Xhepanjt, Xhixhonjit, Xhurrot (fis jevg), Zejnelërit, Zekanjt, Zhotanjt, Karameto, Meksi, etj.[3] Familjet e tjera ishin: Kapite, etj.

Kultura

Redakto

Turizmi

Redakto

Kështjella e Margëlliçit (Kastro) ndodhet në jug të fshatit në një kodër Mendohet te jete e shekullit të 14. kur shqiptarët ishin zotër të atyre trojeve. Më pas u morr nga osmanët.Pas betejës detare të Epahtos (Lepantos ose Nafpaktos) 1571 Venecianët (Venedikasit) u përpoqën ta merrnin dy herë.

Deri më 1911 kështjella shërbente si qëndër për administrimin e ushtrisë dhe si burg.

Historia

Redakto

Ne te njejtin vend u ndertua nje keshtjelle me 1438 nga Venecianet. Me 1449 u pushtua nga Osmanet.

Në shkurt të 1913, Margëlliçi u pushtua nga ushtria greke dhe iu bashkua me dhunë dhe pa pyetur popullsinë vendase Greqisë duke u sanksionuar ky veprim me Trakti i Londrës.Gjatë kësaj periudhe të gjithë pleqtë e fshatit e rajonit u mblodhën dhe u deklaroi se do t'i rezistonte përfshirjen e zonës në Greqisë.[4]

Lidhje të jashtme

Redakto

Personalitete

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 253.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 255-260. Treguan:
    1. Hamit Haxhi Braho, 68 vjeç, ka qënë tregëtar, me arsim të mesëm turk, nga Margëlliçi, dhe me banim në Shijak, në maj 1964.
    2. Uzjer Sallata, 58 vjeç me arsim të mesëm turk, refugjat i vitit 1944, nga Margëlliçi, dhe me banim në Petovë të Fierit, në maj 1964,
    3. Hamit Mustafai, 55 vjeç, nga Margëlliçi, refugjat i vitit 1944, me banim në Fier, në maj 1964.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 253-254.
  4. ^ Leon, George B. (1990). Greece and the First World War: from neutrality to intervention, 1917-1918. East European Monographs. fq. 353. ISBN 9780880331814. Marrë më 1 nëntor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Vlora, Ekrem(2001) (in Albanian), Kujtime [Memories], Tirana, Albania: Shtëpia e librit & Komunikimit, ISBN 99927-661-6-6

39°21′33″N 20°25′6″E / 39.35917°N 20.41833°E / 39.35917; 20.41833