Mexhlisi i Përgjithshëm (tr. osmane مجلس عمومي, Meclis-i Umûmî) ishte parlamenti osman dhe përpjekja e parë për demokraci përfaqësuese nga qeveria perandorake e Perandorisë Osmane. Ndodhej në Stamboll dhe përbëhej nga dy shtëpi: një dhomë e sipërme (Senati, Meclis-i Âyân) dhe një dhomë e ulët (Dhoma e Deputetëve, Meclis-i Mebusân).[3]

Mexhlisi i Përgjithshëm
Meclis-i Umumi
Coat of arms or logo
Lloji
Lloji
DhomatSenati
Dhoma e Deputetëve
Historia
Krijuar23 dhjetor 1876[1][2]
23 korrik 1908[1][2]
Shpërbërë14 shkurt 1878[1][2]
11 prill 1920[1][2]
Paraprirë ngaDivan-ı Hümayun
Pasuar ngaAsambleja e Madhe Kombëtare
Ndërtimi
Vendi i takimit
Pallati Dolmabahçe (1876-1878)
Ndërtesa Darülfünûn (1876-1878, 1908)
Pallati Çırağan (1909)
Pallati Xhemile Sultan (1910-1920)
Delegacioni i Parlamentit Osman me Esad pashë Toptanin tek Abdyl Hamid II.

Mexhlisi u krijua për herë të parë më 23 dhjetor 1876 dhe fillimisht zgjati deri më 14 shkurt 1878, kur u shpërnda nga Sulltan Abdyl Hamiti II.[1][2]

Si rezultat i revolucionitxhonturqëve i cili solli reforma thelbësore dhe pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike, Asambleja e Përgjithshme u ringjall 30 vjet më vonë, më 23 korrik 1908, me epokën e dytë kushtetuese. Epoka e dytë kushtetuese përfundoi më 11 prill 1920, kur Mexhlisi u shpërnda nga Aleatët gjatë okupimit të Kostandinopojës pas Luftës së Parë Botërore.[1][2]

Shumë anëtarë të Parlamentit Osman të shpërndarë në Kostandinopojë u bënë më vonë anëtarë të Asamblesë së Madhe Kombëtare të TurqisëAnkara, e cila u krijua më 23 prill 1920, gjatë Luftës për pavarësi turke.

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f "Meclis-i Mebusan (Mebuslar Meclisi)" (në turqisht). Tarihi Olaylar.
  2. ^ a b c d e f "Meclis-i Mebusan nedir? Ne zaman kurulmuştur?" (në turqisht). Sabah. 19 janar 2017.
  3. ^ Rainer Grote; Tilmann Röder (16 shkurt 2012). Constitutionalism in Islamic Countries: Between Upheaval and Continuity (në turqisht). Oxford University Press. fq. 328. ISBN 978-0-19-975988-0.